Nga Mustafa Nano
Në shumë studio televizive, debati politik bëhet rreth çështjes: PD apo PS? Basha apo Rama? Edhe njerëzve që marrin pjesë në këto debate nuk u jepet mundësi tjetër, veçse të nxjerrin në shesh se me kë janë, me Ramën apo me Bashën.
Dhe kështu, ne nuk kemi mundësi të marrim vesh se çfarë mendojnë personazhet politikë e publikë mbi botën, cilat janë pikëpamjet e tyre. Bën vaki që ata nuk mendojnë asgjë (ka që nuk mendojnë), por edhe sikur të mendonin, nuk do t’u jepej mundësia të shprehnin atë që mendojnë. Por edhe sikur t’u jepej mundësia, këtë do ta bënin veç në kuadrin e ndarjes PD-PS.
Shumica e njerëzve që ndjekin jetën publike në këtë vend, po t’i pyesësh se kush është Mustafa Nano, do të përgjigjen: është ai gazetari kundër Berishës. Është mënyra më e mirë për të më fyer mua.
Është mënyra më e mirë për të zhvleftësuar të gjithë karrierën time si gazetar. Të gjitha qëndrimet e mija lidhur me çështje të tjera, dhe nuk janë një e dy, janë shumë, nuk kanë asnjë rëndësi për ta. Pse ndodh kjo? Ndodh sepse ata janë të trashë? Jo, kjo ndodh sepse ne i kemi mësuar që ata të shohin te njerëzit publikë veç ushtarë të PD-së e PS-së.
Dhe me këtë logjikë nuk kanë përtuar t’u vënë etiketa edhe njerëzve që shprehen rrallë, një herë në pesë vjet, apo edhe më rrallë, ose kurrë. Saimir Pirgun e kanë quajtur të PS-së. Inva Mulën e kanë quajtur të PD-së. E kështu me radhë.
Unë kam bërë përpjekje në këtë studio të ndryshoj diçka në këtë klimë debati. Por pa ndonjë sukses kushedi se çfarë. Dhe shkaku është ai që përmenda pak më sipër.
Njerëzit ose nuk kanë qëndrime e kauza të tyret të mëdha, ose kanë qëndrime por nuk janë mësuar t’i mbrojnë ato jashtë kornizës së luftës midis PD-së e PS-së. Dua të bëj një apel. Unë dua të shkëmbej mendime në këtë studio. Dua të debatoj. Dua të debatoj në stil kalorësiak, kuptohet, por për çështje, në të cilat ndahemi me njëri tjetrin.
Kushdo që e parapëlqen këtë formë komunikimi, le të bëhet i gjallë. Sa për t’ju dhënë një ide, po ju jap disa qëndrime të mijat, disa besime të mijat, disa teza të mijat. Në të cilat unë besoj fort. Unë besoj, fjala vjen, se aleanca me SHBA-të nuk mund të diskutohet, dhe se forcimi i kësaj aleance është mënyra më e mirë për të mbrojtur interesin tonë kombëtar. Unë besoj që një shoqëri multikulturore është më pak efektive sesa një shoqëri monokulturore.
Unë besoj se libri Orientalizmi i Edward Said-it është një libër i gabuar. Unë besoj se të liq nuk janë vetëm fqinjët tanë, jemi edhe ne. Unë besoj se fetë janë ndoshta të nevojshme, por është e sigurt se janë absurde. Unë besoj se lakuriqësia femërore po e banalizon seksin, por në të njëjtën kohë besoj se më mirë me minifund sesa me ferexhe. Unë besoj se një grua që mbulohet nuk është e lirë. Unë besoj se afirmimi së vërtetës mund të qëllojë të jetë një veprim i rrezikshëm.
Unë besoj se kryqëzata e katolicizmit kundër prezervativëve e kundër kërkimit shkencor me qelizat staminale është një betejë e gabuar. Unë mendoj që Nënë Tereza është një personazh i madh, por nuk është një shenjtore. Sepse shenjtoret ekzistojnë po aq sa edhe babagjyshi i Vitit të Ri. Unë besoj se diskutimit mbi shqipen standarde nuk mund t’i rikthehemi më. Unë besoj se kosovarët nuk kanë rrugë tjetër, veçse të promovojnë e të bëjnë të tyren këtë shqipe standarde. Unë besoj se relativizmi moral është i gabuar.
Dhe këtë e besoj sepse besoj që ca mendime, sjellje, bëma është e sigurt që janë të gabuara e ca të tjera është e sigurt që janë të drejta. Unë besoj që duhet të mbrojmë të drejtën e njerëzve për të besuar në Zot, por duhet të mbrojmë edhe të drejtën e ca të tjerëve për të kritikuar fetë. Unë besoj që liria e shprehjes është edhe liri për të fyer a lënduar; nëse nuk është kështu, ajo nuk është liri shprehjeje. Unë besoj se shteti nuk ka pse të ketë tagër të na tregojë neve se çfarë është e gabuar e çfarë është e drejtë. Etj, etj, etj.
Ja, për të gjitha këto, por edhe të tjera, unë do do doja të shkëmbeja mendime në këtë studio. Kush ka qëndrime të vetat, të ndryshme nga të mijat, është i ftuar të vijë. Është i mirëseardhur.
Procesi jetesor qe lidhet me te folurin, o Muç, eshte ky:
1. Ne fillim njeriu nuk flet
2. Pastaj flet me te tjere
3. Ne etapen e trete, ose le te tjeret te flasin, ose flet me veten si puna jote
Ti ke perfunduar ne kete etapen e fundit dhe nuk ke kliente per emisionin.
Te rrosh vete.
Mustafa Nano nuk ka qene, nuk eshte e nuk mund te jee gazetar. As opinionist apo analist pasi nuk ka bere kurre kete.
Ai drejton nje platforme te vjedhur televizive – pra pa asnje imagjinate personale – dhe ne te cilen duket se eshte nje dmebel tipik e dallkauk ballkanik. emisionit te tij i mungojne vetem kafet dhe tavolina t e Fidelit per te quajtur “ja fusim kot tek kafeneja e lagjes”.
Shkrimet tij jane as mish as peshk.
Mendoj se Nano beson se eshte debatues i mire dhe individ kunder rrymes – edhe ne pacavuren qe ka shkruar me siper. Por ne fakt s’eshte vec nje person provincial e narcist i lodhur qe ka ngelur mbrapa ne cdo kendveshtrim.
Ne nje vend pa vlera mesa duket te besh cfare ben Nano dhe te ngjashmit e tij qenka rruga e duhur per tu bere “infamous” e te krijosh antipati personale kombetare. Besoj se ky kopuk, si dhe tullaci i Frangajt, kenaqen me komentet negative se ne fund te fundit cdo koment eshte vleresim (qofte edhe totalisht negativ) per ta.
Interesant eshte me disa njerez të ligj dhe të mbushur me vrer dhe zili. Nuk jane tê afte të qullosin gjë vetë, kane mbetur anonimë gjithe jeten e tyre, saqë as lagja nuk i njeh, dhe shajne dhe perbaltin të tjeret. Duke qene vet hiçkerrkusher duan t’i bejne të gjithe si veten! Dhe jane pa aq intelekt saqe nuk jane të zotë të gjejne nje argument, një prove, që të kundershtojne ato që thote tjetri. Profesioni i tyre eshte urrejtja, zilia dhe sharja.
Katarakti duket se eshte Nano vete I fyer rende- ose eshte një hiçkërkush anonim tjeter që s’ka qullosur gje në jetën e tij të mjerë dhe del e moron ketu nderin e dhjerë te Nanove me shokë.
Unë s’merrem me Katarakte ziliqar.
So long
Hahahaahhahahah, ky eshte nje koment epik per kete “gazetarin cosmopolit” . Nje Bravo te madhe
Unë besoj se gazetatari Nano nuk e njeh siç I duhet atij ta njohë e përcjellë Gjuhën Shqipe. Letrarizmi I tij e ka penguar të mësojë se përemri pronor “e mia” nuk shkruhet “e mija”, I cili të vret syrin sidomos kur përdoret aq shpesh në emër të egos së tij aq shijëkeqe.
Me behet qejfi qe ka ende persona me te tille ndjeshmeri ndaj gjuhes tone.
Vite me pare arrita ne Shqiperi tek shtepia e tim ungji dhe pashe nje liber. Fillova ta lexoj. Por ne mes te faqes se pare lexova “shoket e mij”. E mbylla librin e nuk.vazhdova me tej. M’u shpif sepse mij ne e perdorim per ato kafshet qe gjuan macja.
E te mendosh se keto vite ka ardhur duke rene niveli i saktesise ne shkrimet shqipe! ??
Une besoj se injorantet si ti nuk duhet te lejohen te dalin ne televizion se infektojne njerezit si corona virusi.
Mucua ,
eshte nji shkerdhate ,
nji sharlatan qe kerkon te ijektoje ne Shqiperi ,
ate linje injoruese e fyese te Figurave te Shquara Shqiptare ,
qe ne Beograde etj vende atishqiptare e bejne PseudoHistorianet e tyre .
Mbas Nene Terezes ,
ky pis ,qe nji dite do t’i kushtojne shume kto lajthitje ,
do filloj tezat Serbe kuder Kosoves si jo autoktone
per aq kohe ,
sa askush ne ate vend s’po i thot Stop – bandes Antishqiptare me plum ballit
Ik ore debil,me shkolle nate u bere ti fshatar skrapari te gjykosh vatikanin,ajo beri me shume se ti dhe sahanlepiresit si puna juaj.u bete te gjithe eksperte edhe per shenjtoret….cdo shenjtor njeri i zakonshem ka qene,ka bere dicka humane dhe feja qe perfaqeson e ka shperblyer.ne kete Rast edhe nene Tereza.u debila hajduta nuk po leni njeri pa share dhe perbaltur..ik ore kelysh serb.te prish pune ty se njerezit besojne ne zot.pty kopil komunist qe lepinit koqet e vrasesit gjeorgjian dhe na mbytet me stalina…
Une besoj se ky eshte nje hic…
Titulli me ate cfare tha Muci mbreme…ashte nata me diten
1- Kur nuk di percaktimin e shenjterimit dhe cfare nenkupton feja me shenjterimin…ja fut kot
2-Shenjterinjt…edhe kane vrare dhe madje kane vrare shume…por per fene kane vrare per te mbrojtur njerzim…ketu mbyllet dhe kjo teme
#####
Muci dje ftoi ” njerzit” qe te vene ne emisionin e tij dhe te shprehin hapur mendimet e tyre,dhe se kjo gje do ndihmonte shoqerine tone.Gje e bukur e degjuar keshtu,madje dhe perparimore.
Por,Muci,mendjendrituri,ftoi personazhet publike per kete “liri shprehje”.
Cfare nuk dime nga personazhet publike?!
Cfare i ka ngelur popullit me per te mesuar nga keta personazhet publike?!
Me pak fjale…pushtetin tone nuk e leme te na iki nga dora
Muci,ftoi popullin te shprehet lirshem…por 2 rreshta me poshte e harroi.
Ik o Muci e be ate cfare beni perdite…disinformim dhe propagande
Edhe 3 nder 4 komentet e deritanishem reflektojne pjesen hyrrese te shkrimit te Mucit. Eshte intelektual qe nuk I pelqejne
shinat dhe kjo e ben te vecante. Personalisht e shoh vehten ne te gjitha argumentet e shtruara, edhe pse ndonjehere I shpeton freri nga duart
Interesant si ide dhe stil. Ky guxon të hapet para nesh.,ndersa ne jemi gati ta kritikojmë. Shumicën e ideve të tij, unë e mbeshtes
A nuk do të ishte më e dobishme të replikonim me të, për bindjet e tij?
Ai GUXON të na vërë në dispozicion studion.
Respekte, askush nuk ka monopol te verteten por dinjitoze kur je vetvetja dhe nuk I ben dem kujt, secili te gjeje veten ku ti thote mendja e zemra dhe jo si dele pas tufes, te gjitha hane debat, nuk duhet te kete tabura ndryshe nuk jemi te lire, jemi komb I sterlashte, shpikem perendite nga Zeusi me shoke, nuk duhet te kemi asnje ndjenje inferioriteti sepse inferioret fshihen pas tabuve, duhet ta pranojme tjetrin ashtu sic eshte ndryshe nga ne, mbare gjithesine e mban nje prania e te kundertave …
Une mendoj qe gjestet dhe jeta qe Nene Teresa i kushtoi njerezve te fundit , atyre te padukshmit , te parendesishmit , te pavleret qe shoqeria i ka harruar jane veprime te shenjta .
Une mendoj qe nje njeri burre a grua qofte mund te vishet si te doje mjafton te respektoje dinjitetin njerezor.
Une mendoj se liria e cdonjerit nga ne perfundon ku fillon liria e tjetrit keshtu qe nuk me duket li e te shprehurit fyerja , lendimi.
N.q.se idete e gazetarit Jane provokime per te hapur nje debat besoj se ja arriti qellimit , nese beson vertet ne ato qe thote …..
Eshte fiks sic thote Muci? Sepse shkenca na meson se nuk ja asnje te vertete absolute.
Te gjithe gjerat qe ekzistojne apo veprojne ne bote, shfaqen ne nhe situate api ambient relativ, te cilat ne nje situata apo ambient tjeter, nuk do te ekzistonin api nuk do te ishin te verteta.
Une e dua shume vendin tim dhe historine e tij, dhe shpesh mallengjehem kur degjoj kangen , Per ty Atdhe, Bageti e Bujqesi te Naimit, Pashko Vasen, apo Fishten… Mallku kjofte ai bir shqiptari, qe kyt gjuhe te perendise, trashegim qe jua la i pari, trashegim, s’ja len ai fmise…!
Por une nuk pajtohem aspak me ata pseudopatriote te cilet, e kujtojne Shqiperine qendren e botes dhe gjuhen shqipe si burim qe mund te spjegosh gjithe gjuhet e tjera.
Apo te tjere qe botojne harta te Shqiperise etnike , ku perfshijne gjysmen e Greqise te sotme dhe te Serbise.
Keta jane te njejte me te ngjajshmit e tyre ne Serbi dhe Greqi te cilet, i botojne hartat e tyre me kufi deri ne Shkumbin.
Ose me historianet serbe apo greke qe e glirifikojne veten si pasardhes te atyre qe shpetuan boten nga invazionet dhe kulturat barbare.
Sot jetojme ne keto kushte relative dhe ne keta kufij dhe cdo llapashitje, eshte si ato te lehurat e qenve kur i turren henes.
Sot kur me ndryshimet demografike si rezultat i emigrimeve, Gjermania po islamizohet. Franca gjithashtu po afrikanizohet. Dhe ne Shqiperi ndoshta pas 100 vjetesh nuk do te kete me shqiptare.
Adhtu sic dihet qe gjysma e popullsise te sotme te Shqiperise nuk eshte me prejardhje shqiptare. Pushtimi turk prej 500 vjetesh la ketu sa e sa kolone, nga Siria, Irani, Iraku, Egjipti, etj., etj. te cilet sot jane shqiptarizuar.
Per kete pyetni iranianin Dash Shehi.
Prandaj shqiptare me kemb ne toke. Se ti do ikesh nfa kjo bote dhe nuk ti zbaton njeri amanetet dhe inatet etnike.
Mesojuni femijeve gjuhen e bukur shqipe dhe mos u turperohi kur femijet tuaj vijne nga Greqia, apo Italia e Gjermania dhe nuk dine te flasin shqip.
Specien Mustafa Nanon,qytetaret nuk e perceptojne si kunder Berishes,apo ndonje tjetri,por si nje kodosh tribal i fjales,zbritur nga Skrapari,i cili si rufjan i lindur katundi eshte me te gjithe ose me asnje,pasi si qendrim ´´asnjeanes´´,i duhet,qe ti sherbeje interesit te tij te vogel vetjak,qe mundohet ta fsheh,duke pozuar si ´´i forti´´i gazetarise.
Lloji i Nanos,edukaten dhe kulturen qytetare e kane prekur ne mosha te lashta,pra i mungon krejt themeli dhe xokolatura e saj dhe si e tille kjo specie nuk ka per ti marre vesh kurre,ndonjehere ato, kur ne vetedijen e formimit te tyre,ata prezantohen ne cdo qelize te saj nga thenia e Sokratit:
´´Per injorantin,gjerat qe ai nuk i di,ato gjera per te nuk ekzistojne´´.Qe don te thote qe ai mendon se i di te gjitha.
Bota e nanove vertitet shume shume mbas informacioneve te shumta te kohes ,dhe mbas kesaj ata hyxhym,para miletit,qe i shohin xhveshur,kurse nanove u duket se jane veshur me firmato allafrenga.
Aty deri dhe titulli i kesaj shkarravine,permban nje injorance dhe ligesi triviale:
Ne kete cep te kultures se humbur te Europes,ku bejne kerdine veset me te mbrapshta njerzore,me flamurtare sundimtare ´´politikane´´´´media´´etj te dale nga shpellat e thellesive te maleve,pasuar nga shpura e tyre e hurit dhe e litarit,rekrutuar rruges.Nene Tereza eshte me shume se shenjtore.
Ajo eshte nje shenjtore e vertete,me bamiresit shpirterore qe ka bere, zbritur nga qielli dhe e gjitha e prekeshme,ka kultivuar dhe shperndare dashurine e vertete aty deri dhe ne heroizem per te vuajturin dhe nevojtarin.
Prandaj eshte aktuale dhe normale,kjo perndjekje e verber,qe i behet ketij lloj humanizmi ,qe rrezaton,kjo shenjtore e prekeshme,nga institucionet,qe kane surratin dhe funksionojne sipas erresirave,qe mbeshtjellen copen e trurit te tyre.
Dhe cfare mbetet nga nanot,po i hoqe zhurmen?
Nje nul.Por megjithate eshte me mire se sa nje qenie negative qe eshte tani.
Mirpo kete e ka te pamundur ta pranojne nanot,prandaj normal,qe ne kete ambient tallava,nanot do te vazhdojne te zhurmojne si me pare negativitetin e tyre.
??????????????
Eshte e guximshme nga ana jote, Muci, qe shpreh hapur opinionin tend dhe provokon debatin i bindur se do perballesh e do krijosh shume “miq” e “armiq”.
Shkrimet e tua i lexoj me interes dhe ne shumicen e tyre besoj se ke te drejte.
Eshte realitet qe ne Shqiperi ne qoftese kritikon partine ne pushtet apo kryeministrin, ne kete rast Edi Ramen, menjehere do te akuzojne per “berishian” e deri “armik te shqiptareve e Shqiperise”. E njejta gje edhe ne krahun tjeter ku akuza kryesore vazhdon te ngelet “komunist” e “enverist”. Polariteti i shoqerise shqiptare verteton ne realitet se si funksionon demokracia ne vend.
Nuk besoj se Shqiperia vleresohet si aleat i SHBA-se, por si nje sherbetore besnike e padronit. Te qenit aleat me dike eshte kur je deri diku ne te njejtat nivele e te drejta me te, por Shqiperia nuk i ka keto mundesi dhe veshtire se do i kete ne te ardhmen. Te qenit ne “aleance” apo me shume filo-amerikan se vendet fqinje nuk besoj se detyron SHBA-ne te mbeshtesi interesat tona kombetare, por thjeshte ekulibron mardheniet me vendet e tjera. Problemi eshte dhe se cfare kuptojme me “interesa kombetare” dhe ne se keto interesa ndihmojne apo demtojne interesat amerikane dhe te vendeve te tjera ne rajon.
Mendoj se percaktimi “i keq” per kombe eshte i gabuar. Mes nesh ka te liq dhe te mire ashtu se dhe tek fqinjet tane. Ketu luan nje rol te rendesishem historia. Ndaj dua te pyes, a eshte shkruajtur me fakte reale historia? Perse mbas epokes se Gjergj Kastriotit, shqiptaret u ndane ne dysh? Perse nje pjese dermuese e popullsise kristiane u larguan nga trojet e tyre? Nga kush kercenoheshin? A nuk ishin kolonet aziatik dhe shqiptaret e islamizuar qe i luftuan, i ndoqen, i c’pronesuan? A nuk ishin keta sherbetoret me te bindur dhe me te eger ndaj popullsive kristiane shqiptare, sllave e greke ne pese shekujt e mbijeteses se Perandorise Osmane ne Ballkan? A nuk ishin keta qe mbrojten deri ne fund, jo trojet shqiptare, por trojet osmane dhe identitetin osman apo xhon-turk? A nuk ishin shqiptaret baza e revolucionit grek qe luftuan per pavaresi ndaj ushtrive osmaneve me pothuajse ne perberje te tyre te gjithe shqipefoles, dhe ne te kundert pavaresia shqiptare u “fitua” pa lufte nga politikanet e diplomatet e ardhur nga Stambolli per te shpetuar cfare ishte per ti shpetuar Perandorise nga Lufta Ballkanike?
SHBA-ja nuk eshte nje shoqeri multikulturore? Eshte me pak efektive? Nuk besoj!
Muci problemi eshte se je bere bajat…. pra e ke provuar dhe sterprovuar veten 100 here, dhe njeriu nuk kameleon qe te ndrroj me kohen. I njejti gomar qe kemi lexuar gjithmone mbetesh. Shembelltyre e budallallekut qe ka mberthyer per fyti ate vend. Jeni te pashprese.
Ke te drejte zoti MUCO!
Problemet qe ngre jane probleme filozofike e morale te jetes
Nuk besoj te gjesh nje person te nje niveli te larte filozofik sepse filozofet ne shqiperi meren me komentet e Twittereve te Rames, Bashes etc. Jane bere palaco filozofe politikono te ndare ne PS ose PD. Harojne qe keto diskutime kane vlere per kulturen e nje gjenerate.
Me mire merru me PTT e Skraparit,jep ndonje Dore ne pastrim,bej recel dhe raki,Much Karadyzeni.
Much je I madh,ke filluar te behesh personazh gallate.
Vetem une,une dhe une ..Po kush je ti?Nje hic qe ske
Pasaport.
Muc karavastaja merru me mire me hedhje Shure ose peshtyme,kjo eshte dhe kulture dhe origjina note.
Pa breke.
Muç, respekte. Je i vetmi gazetar qe i ben injorantet (kryetare te tyre jane kuptohet raca me bastardhe, POLITIKANET) te flasin me vehte. Çuditem perse nuk i çon mendimet deri ne fund, pra qe p.sh. babagjyshi i Vitit te Ri eshte nje genjeshter e paster per sa kohe qe per shumIcen e femijeve te botes eshte BABAI I TYRE. Thone qe nje “shenjt” donte te largonte ujrat e detit Adriatik si Moisiu qe populli italian te kalonte permes detit qe te shpetonte nga COVID-19,por nuk e la Salvini.
Respekte edhe per kulturen qe ke, gje qe verteton dashurine e pashpjegueshme per mua te skraparllinjeve per arsimim e dije. Mbase veshtiresite e jetes ne male i kane detyruar.
Ti me emrin RROFTE HASHIM THACI. Dije dhe nqf se nuk e din mesoje more mjeran se Nene Tereza ka bere per Shqiperine dhe emrin e saj ne bote me shume se gjithe diplomacia e te gjitha qeverive qe jane krijuar qysh nga themelimi i shtetit shqiptar me 1912. Dukesh se ti je nje vemje islamisto-komuniste.
Muci, une besoj se ti mgjth se po ben cmos te ngrihesh ne nivelin e ..ARIT nuk po ja arrin qellimit,dhe mbete qe mbete ne nivelin BOLE. Dhe jo bole normal,por me nje koker kandari.
Baza e religjioneve te botes eshte Budizmi nga i cili u frymezuan te gjitha religjionet e medha:
Liria e mendimit, edukata e formuar dhe jeta ne te gjitha format edhe si i paditur ka nje fund . Ne shoqerine tone Shqiptare ne vitet mbas diktatures i gjithe sistemi dhe formimi i njeriut kane ndryshuar shume. Per te hyre ne teme Nene Tereza apo Anjeze Bojaxhiu e cila ishte mesuese e historise dhe e gjeografise dhe pastaj drejtoreshe e nje shkolle private te Kalkutes. Duke pare mjerimin e tmerrshem ne 1948 hapi shkollen e pare per femijet e varfer te lagjeve te Kalkutes. Kjo force mbinatyrore per te abandonuar egoizmin tone njerezor dhe deshirat per karrieren duke u afruar njerezve te abandonuar per ti dhene dashurine e saj ka vlera te cmuara. Pikerisht eshte ky titull i dhene e shenjte qe nuk duhet te diskutohet ne mediat tona si nje nencmim apo zgjidhje e re e nje fjale qe shpik njeriu per te drejtuar mendjen e njerezve. Dihet boterisht se cfare eshte feja kush jane shenjtoret por cfare nuk njeh cdo njeri eshte fjala me e bukur e gdhendur ne Delte : njih veten tende dhe asgje me teper. Njerezve te cilet sakrifikuan gjithe jeten e tyre per ti dhene dashurine dhe besimin e tyre per njerezimin per te orientuar nje mendim radikal dhe planetar drejt nje bote te re. Jo per te fituar para dhe njekohesisht jo per te shfrytezuar boten por per ta dashur njeri tjetrin ne kete udhe te vetme si njeriun e familjes kjo sakrifice sublime nuk mund te varroset . Gazetari Mustafa Nano me fjalet e tij identifikon vetveten se ai nuk ka mesuar asgje mbas komunizmit si ateist qe ai eshte sic edhe mund te shohim edhe ne egoizmin e tij provokator se ai nuk ka asnje vlere edukuese ne boten e tij per ti afruar njerezimit dhe me qarte popullit tone i cili ka vlera te trasheguara historikisht si nje popull i lashte.
Tepelene. Ke te drejte sapo te na tregosh nga rridhnin leket qe financoheshin se pastaj del qe financuesi duhet shenjteruar perpara
Feja ne Shqiperi ka pasur dhe ka ndikim te paperfillshem. Prandaj ti Muçi dhe te tjere si ti perpiqeni me kot qe ta konsideroni si faktor ne shpjegimin e tipareve antropologjike kulturore e si rrjedhoje edhe te standartit ekonomik e demokratik te shqipetareve sot.
Hahahaahhahahah, ky eshte nje koment epik per kete “gazetarin cosmopolit” . Nje Bravo te madhe
Muç Nano ka Plotësisht të drejtë këtë herë ! Nënë Tereza asgjë NUK bëri për KOMBIN e vet !!! ASGJĒ ASGJĒ dhe ASGJË !! Andej nga INDIA , BANGLADESHI dhe PAKISTANI PO , bëri shumë GJËRA , por për KOMBIN e saj NUK bëri ASGJË , biles shumë herë kur e PYESNIN se nga je , Ajo e ANASH KALONTE PYETJEN , dhe BESOJ se NUK ishte KRENARE për ORIGJINËN e saj !!!! Prandaj MOS e SHANI MUÇ NANON , O NJERËZ PRIMITIV dhe POPULL INJORANT !!! Të paktën për SOT MOS e SHANI MUSTAFA NANON .
O budalla!
Nënë Tereza nuk ishte lojtare e Kombëtares Shqiptare për të parë se sa gola shënoi për përfaqësuesen e vet (!)
AJO ndihmoi mijëra (mbase miliona) të varfër të mbijetojnë, duke u dhënë bukë, shpresë e dinjitet.
Nuk pyesin hebrenjtë se ç’bëri Albert Einstein për Izraelin, por krenohen me të se ia dhanë botës një gjeni të tillë.
Ik tash e futi një tas hashure sa të bjerë ”akshami”, e nesër falu tek xhamia e “sulltan pushtuesit’.
Nuk eshte aspak koincidence fakti se nje numer teper I madh I “intelektualeve te moderuar ” dhe “cosmopolitan” nga Tirona pa bere dallim ne mes politikaneve apo
ketyre gazetareve te coroditur vihen ne sherbim te cdo projekti antishqipetare pa as me te voglin hezitim . Ne kohen kur tirana zyrtare punon nate e dite kunder ceshtjes kombetare shqipetare , keta “gazetaret” mendjendritur vene ne pikepyetje cdo gje shqipetare , duke filluar qe nga kombesia e skenderbeut, vlera e flamurit , gjuha shqipe , dhe cdo tjeter te shenjet . Keta bazhibozuke te rritur diku ne zonat larg kufinjve te lare me gjak skane as edukim patriotik familjare , dhe kjo eshte pikerisht arsyeja se pse ne mosha madhore dhe kur dalin ne televizione bejne “zbulime” te tilla
” madheshtore”. Si per shembul ky trungu para dy vjeteve e “zbuloi” serbine , ndersa ai kryetrungu I Tirones zyrtare e “zbuloi” minishengenin gjithashtu po me serbine .Te gjitha keto “mrekulli” “mendjendriturish ” ndodhin ne Tirone nga njerez shqipefoles te cilet Jane vene ne sherbim te plote te ekspansionizmit greko-sllav ne tokat shqipetare . Ne kohen kur keta “stratege” merren me “zbulime” Serbia fashiste armatoset dita dites .
I nderuari komentuesi ” G “….vrejtja juaj per saktesine e shkrimit te gjuhes shqipe eshte shume i drejte.Kete e vuajne shume gazetare e te tjere qe shkruajne.
Nje vrejtje te vogel kam edhe per ju: ne komentin tuaj mendoj se ke bere tre gabime ne drejteshkrim:
1- gjuhes tone duhet gjuhes sone.
2- ….pashe duhet pash
3- mij [qe ha macja] duhet minj qe ha macja
Me shume respekt stroralliu
Problemi i disa njerezve eshte se kane nga dy goje, nga nje sy dhe nga nje vesh..
Ndryshe mund te thuhet se Muci eshte zakonisht pothuajse “i dehur” ose ne ekstaze..
Ne keto raste populli thote per “te dehurit” qe “cfare ka barku, nxjerr bardhaku”..
Nuk mund te diskutoje nje “Mustafa” ate qe ben dhe vendos Vatikani.
Nuk ka asnje shanc ta kuptoje….
Faleminderit Muç sepse nepermejt iditesive tuaja greket shqipfoles si Nardi e shume shkrime te tjera e perulin mitin e Nene Terezes siç vepronin serbet ne vitin 1999 te ne itali, franc pergatiten broshura me vrer ndaj figures se Nen Terezes dhe ti je pjes e korit fashit serb per te vetmen arsye se çdo shtet fqinj na ka zili qe kemi dy mitet e medhenj Nen Tereza e Gjergj Kastrioti.Keshtu erdhen keto pune Muço ,se bashku me Salen zbritet nga malet dhe kultura shqiptare ne televizion ndriçon dhe rrezaton injoranc muçiste.Nje alabak si ju me emrin Mustafa gjykon Vatikanin?
I nderuar, une nuk paguhem per komentet e mia. Nano e te tjere per artikujt e tyre, po.
Komentin tim e shktuajta nxitimthi nga celulari. Po te kisha ngè do ta kisha ndrequr. Por shoh se dhe ti ke disa ide te turbullta.
Ke te drejte. Duhet gjuhes sone dhe jo tone.
E di shumesin e fjales minj. Po ne nga Shqioeria e mesme u themi mij dhe e lashe ne trajten me te cilen e shqiptojme.
Sa per pashë, e ke ti gabim. Pasi pash ne shqip eshte njesia e gjatesise qe perdornin prinderit tane. Pashë eshte veta e pare njejes e kohes se kryer te thjeshte e foljes kam.
Te kthehemi tek komenti yt.
Ti shkruan vrejtja dhe jo verejtja
Si dhe eshte shume i drejte dhe jo eshte e drejte. (Verehtja eshte femerore)
Por kam bindjen se keto gabime vijne nga nxitimi e se po t i kishe hedhur nje sy tjeter do t i kishe ndrequr.
Me respekt
G