Ditën e sotme, këshilltari për Shëndetësinë në Shtëpinë e Bardhë, Dr. Anthony Fauci deklaroi se të dhënat mbi testimin e një ilaçi antiviral kundër koronavirusit, kishin dhënë rezultate “mjaft premtuese”.
Dr. Fauci, përgjatë një deklarate, u shpreh se të dhënat tregonin se ilaçi “Remdesivir” kishte dhënë efekt pozitiv përsa i përket zvogëlimit të kohës së rikuperimit të pacientëve të prekur me koronavirus.
Zyrtarët e shëndetësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë duke pritur publikimin e raportit të plotë të testimit të kryer nga Instituti Kombëtar i Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive, mbi ilaçin.
Kompania që prodhon këtë bar, “Gilead Sciences” deklaroi pak më herët se studimi arriti në synimin e shumëpritur pa dhënë detaje të mëtejshme.
“Gilead”, gjithashtu bëri publike dhe rezultatet e një studimi të vetë kompanisë që tregon se të paktën 50% e pacientëve të trajtuar me 5 doza në ditë remdesivir u përmirësuan. Në testin klinik u përfshinë 397 pacientë të prekur me Covid-19.
Ramdesivir eshte nje medikament me efekte sekondare te medha, sidomos ne melci.
Ai deri tani eshte provuar ne paciente, te shkalles se fundit , ku si alternative i mbetej vdekja.
Rezultatet kane qene zhgenjyese.
Por me sa duket USA duke mos pasuar asnje alternative tjeter duan te krijojne nje shprese … Kaq eshte e gjitha .
Ramdesivir shkakton me shume te keqia se te mira ..
hahaha,kjo ndodh vec ne media shqipfolese: remdesivir shpresdhenes !!! duket se ramazoni ka lene symptomat e para mes sunitesh…………
sot ne bote u njoftua heqja e remdesivir si jo rezultant…………
Faleminderit per lajmin sapo bleva ca stock nga bursa nga kompania Gilead qe ka patenten . Symbols : GILD cmimi $ 83.92 per pjese.
REKLAMIMII KETIJ GJOJA ILACI PER COVID 19 ESHTE VETEM NJE MAKINACION PET TE FUTUR NE MJEKIM NJE GJOJA ILAC ME EFEKTE JASHTEZAKONISHT TE DEMSHME PER TRUPIN E NJERIUT MOS U MASHTRONI NJEREZ DUAN VETEM TE FITOJNE PARA NE KURRIZ TE MJERIMIT