Beqja: Propozimi im ka qenë për pensionistin Tit Vasili dhe Klajda Gjoshi, jo për pensionet e ulëta. Ja si të integrojmë të varfërit me teknologjinë e internetit

30 Prill 2020, 17:35Politika TEMA
Beqja: Propozimi im ka qenë për pensionistin Tit Vasili dhe Klajda

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ju është përgjigjur sot spekulimeve politike me deklaratën e tij të para disa ditëve.

Duke sqaruar deklaratën e tij q ëkishte të bënte në parim për ulje pagash ka thgeksuar se ai nuk është marrë fare me penisonet, por  për disa ”pensionistë” si Petrit Vasili dhe Klajda Gjisha që marrin nga 800- 900 mijë lekë.

“Nuk jam marrë me pensionistët fare. ka disa tituj gazetash që thonë dyshohen. Propozimi im që pensionisti Petrit Vasili mos marrë 840 mijë lekë, por 630 mijë lekë pse është i pamoralshëm. Pensionistja Klajda Gjosha pse të marrë 900 mijë lekë? Ato që të çojnë me plagjiatura mund t’i lexosh vetë”, tha ai.

Duke folur nga parlamenti Beqja  propozoi se familjeve të varfra duhet tu mundësohet akses në internet.

Sipas tij, siç iu dha familjeve të varfra dekoderi për sinjalin e TVSH, tu jepet edhe smartphon-i.

“Për 10 vitet e ardhshme duhet ta zhvillojmë tekenologjinë e informacionit. Ne e dime që kemi njerëz që ende u kemi borxh ujin e pishëm, u kemi borxh rrugën, kanalizimin, por ndoshta këtë barrierën e re të vendosim të mos e përdorim që në fillim.

Sugjerimi im është brenda të gjithë prioriteteve të vëmë edhe një tjetër. Universalitetin në teknologjinë e informacionit. Çdo familje të varfër siç i japim japim kompensim faturë energjie ti garantojmë X milek në muaj akses në internet. Dhe siç iu dha familjeve të varfra dekoderi për sinjalin publik të TVSH, tu japim edhe smartphon-in apo tabletin”, u shpreh Beqaj.

 

1 komente në “Beqja: Propozimi im ka qenë për pensionistin Tit Vasili dhe Klajda Gjoshi, jo për pensionet e ulëta. Ja si të integrojmë të varfërit me teknologjinë e internetit”

  1. specialisti says:

    Zotni Ilir, je i pasakte ne ato qe shkruan.
    Propozimi juaj ishte qe te ulen pagat e pensionet suplementare 10% deri ne fund te vitit.
    Mos mashtro.
    Ne studimin tuaj , nuk permenden Petrita e Klajda .
    Mos kujton ti qe pensionet suplementare te nepunesve e ushtarakeve , jane sa pagat e deputeteve ? Ato jane sa me ndihmuar pensionin e pleqerise.
    Jane derdhur kontribute personale suplementare per ato pensione.
    Bej cfare te duash me pensionet suplementare te ish presidenteve, ish kryeministrave, ish ministrave e ish deputeteve , te te gjithe ngjyrave e viteve, por me ato qe nuk e kalojne muajin me pensionin , MOS LUAJ SE GABON.
    Me kembe ne toke Z.Beqja
    I thojne nje shprehje ne Shkoder “nuk ja di i ngishmi , te unshmit” ose toskerisht “nuk ja di i ngopuri, te uriturit”

    Ke gabuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje