Akuza e Bashës për lobimin rus, Apeli kërkon kohë për provat e dosjes

30 Prill 2020, 12:38Politika TEMA

Institucionet e Drejtësisë nisën punën jo me kapacitet të plotë, por për çështje të gjykuara si “urgjent”. Ndër politikanët që kanë dosje në gjykim janë ish-ministri Saimir Tahiri dhe lideri demokrat Lulzim Basha.

Sot ka qenë dita e seancës gjyqësore për Lulzim Bashën. Por Gjykata e Apelit në Tiranë ka kërkuar kohë për t’u njohur me dosjen dhe e ka shtyrë për në 14 maj seancën gjyqësore. 

Apeli do të shqyrtojë ankimin e Prokurorisë mbi vendimin, ndërsa trupa gjykuese përbëhet nga Shpresa Becaj, Alaudin Malaj, Shkëlqim Mustafa.

Prokuroria e Tiranës ka apeluar vendimin e gjyqtarit Lazër Sallaku që i dha pafajësi Bashës dhe ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Arben Ristani si dhe shefit të financës së këtij subjekti Ilir Dervishi.

Gjykata e Tiranës rrëzoi akuzat ndaj Bashës, Ristanit dhe Dervishit për falsifikim formularësh pasi nuk ekzistojnë prova. Në 41 faqe vendim të gjykatës së Tiranës thuhej se nuk ekziston fakti penal.

1 komente në “Akuza e Bashës për lobimin rus, Apeli kërkon kohë për provat e dosjes”

  1. Kosta says:

    A ka fuqi drejtesia shqiptare te coje ne banken e te akuzuarve spiunet e botes sllave Berishen dhe pasuesin e tij Bashen te emeruar ne krye te PD nga agjentura sllave???Berisha eshte spiun i vjeter dhe ka punuar nen tutelen e spiunazhit serb francez.Kurse Basha u zgjodh si pasues i tij nga lobi serb ne Holland.(lobi serb ne Holland eshte i fuqishem shqiptar ne USA) I vendosur nga lobi serb ka mbeshtetjen dhe tutelen e Ruseve si force konkurrente ne rajonin e Ballkanit qe Rusia ka marre persiper.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje