Rama: Nesër nuk ka mbyllje të detyrueshme, punë dhe lëvizje me të njëjtat rregulla

30 Prill 2020, 11:41Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se nesër, më datë 1 maj nuk do të ketë mbyllje të detyrueshme.

Në një status në profilin e tij në Facebook, Rama shkruan se të gjithë ata që duan të punojnë, mund të punojnë dhe të lëvizin sipas të njëjtave rregulla.

Statusi i plotë  

NË PËRGJIGJE TË SHUMË PYETJEVE PËR DITËN E NESËRME, 1 MAJ: 

Nuk do të ketë mbyllje të detyrueshme dhe të gjithë ata që duan të punojnë mund të punojnë, me të njëjtat rregulla si të çdo dite të kësaj jave. 

Ministrja e Shëndetësisë do të publikojë mbasdite të rejat lidhur me javën në vijim dhe zgjerimin e Zonave të Gjelbërta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje