Tit Vasili i LSI: Rama e "shiti" Beqajn. Këtu jemi, do ta shihni si do të goditen pagat e pensionet!

30 Prill 2020, 11:04Politika TEMA

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, reagon pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili hodhi poshtë propozimin e deputetit Ilir Beqaj për ulje pagash e pensionesh.

Vasili shkruan në “Facebook” se Ramën e frikësoi stuhia e qindra mijëra njerëzve dhe nxori kokën me vrap nga vrima e FB për të mohuar uljen e pagave.

Mesazhi i Vasilit:

Stuhia e qindra mijra njerezve ne rrjetet sociale e frikesoi aq keq Ramen sa qe nxori koken me vrap nga vrima e FB nga ku qeveris, qe te leshonte genjeshtren e radhes e te mohonte uljen e pagave dhe pensioneve.

E kisha paralajmeruar ne FB tim disa ore perpara dhe ashtu ndodhi, Rama doli e beri sikur u terhoq nga ulja e pensioneve dhe rrogave.

Filmi i pare dhe i sterpare u shfaq serish, serish bajat,serish genjeshtar….ne fund te fundi si gjithmone.

Nxori nga goja ca zhurma erëkeqija, porositi ca gazeta qe ta kishin ne faqe te pare bashke me ndonje lajm te genjeshtert rritjeje pensionesh, po nuk harroi edhe ca portale, qe ta mbanin lajm kryesor shto ketu edhe me notification, ah se harrova edhe komentuesit, qe paguhen nga djersa e shqiptareve me rrogat e shtetit, qe u versulen me komente idiote ….dhe çfaqja mbaroi ketu!

Beqja normalisht u shit nga Rama, se edhe destinacioni i tij ne kete rast ishte nje perdorimsh dhe fajtori u gjet…ha ha ha ishte opozita.

Keto ishin dy aktet e Komedise se Zeze propagandistike te Rames.

Sa per realitetin ketu do te jemi dhe do shihni se si edhe ky mashtrim do te bjere dhe rrogat e pensionet do te goditen.

Deri atehere cdo naiv, qe rron me iluzione le te mbahet me budalleqet e Rames ne FB, nderkohe projektet per shkurtim pagash jo 10% por deri 33% po valojne neper zyrat e ministrive…..!?

2 komente në “Tit Vasili i LSI: Rama e “shiti” Beqajn. Këtu jemi, do ta shihni si do të goditen pagat e pensionet!”

  1. une them se duhet te luftosh edhe me shume: pensioni yt eshte ne rrezik, shume ne rrezik. Por a ke nevoje ti per ate pension!? Si thote avokat Ngjela: mbetet per tu pare

  2. Pervec “zanateve” te tjera na del se ky qenka dhe Nastradin , Nostradamus desha me thene ,I parashikon te gjitha levizjet eRames , ta kete dhunti te lindur apo te fituar andej nga Jala ?!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje