Spartak Ngjela: Zgjedhja e Metës president, turpi më i madh i Ramës. Shumë shpejt do dalë para drejtësisë

30 Prill 2020, 09:42Politika TEMA

Avokat Spartak Ngjela shpërtheu ashpër ndaj veprimeve të presidentit Ilir Meta, i cili kërkon shkarkimin e Ardian Dvoranit si kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Sulmet e shtuara të Metës për Dvoranin janë interpretuar si një tentativë e presidentit për të kapur Gjykatën Kushtetuese dhe reformën në drejtësi.

Por për avokatin, është e turpshme që si kryetar shteti kemi një person të korruptuar dhe që është kapur me bllok në dorë, duke shtuar se shumë shpejt ai do të përballet me drejtësinë. Në një prononcim të dhënë për gazetën “SOT”, Ngjela deklaroi se presidenti është kapur shumë herë në flagrancë me korrupsion të madh, por sipas tij është faji i kryeministrit Edi Rama që e vendosi në atë post.

“Lufta e Ilir Metës me Ardian Dvoranin është e vjetër. Ai e ka hedhur edhe në gjyq dhe e ka paditur penalisht, por duhet të kemi parasysh një gjë. Meta është një njeri i dëshpëruar, një njeri i korruptuar dhe ka hyrë në analet e një elementi që quhet fatkeqësi kombëtare. Është turp për ata që e zgjodhën president një njeri të kapur me bllok në dorë. Por kjo është Shqipëria.

Edi Rama ka bërë shumë marrëzira dhe vazhdon të qëndrojë kryeministër, por turpi më i madh ishte që njeriun me bllok në dorë që u bë shkak që u vranë 4 persona në mënyrë terroriste në rrugë nga qeveria ku bënte pjesë edhe Ilir Meta, është një skandal historik. Si ka mundësi të zgjidhet president një person i kapur në flagrancë me korrupsion të madh. Është turp. Po ja që kjo është Shqipëria”, tha Ngjela.

Më tej avokati u shpreh se Ardian Dvorani do të jetë pjesë e Gjykatës së Lartë deri sa të vijë zëvendësuesi i tij dhe rrjedhimisht do të qëndrojë për aq kohë edhe në krye të KED. Por sipas Ngjelës, tentativat e Metës janë të kota, duke shtuar se këto lëvizje të presidentit vijnë nga frika e përballjes së tij me drejtësinë pasi është i akuzuar për shumë vepra.

“Çfarë janë këta që drejtojnë Shqipërinë? Janë njerëz pa vlerë, aventurierë rrugësh që kanë dashur që të vijnë në pushtet me 300 euro me turma të pakontrolluara dhe të bëhen miliarderë me paratë e shtetit. Një nga këta është edhe Meta. Çfarë do të ndodhë në të ardhmen? 

Në të ardhmen ne presim vazhdimin e reformës në drejtësi. Dvorani është nga elementët e rrallë të drejtësisë, i cili nuk rezulton i korruptuar dhe është anëtari i Gjykatës së Lartë. Sipas ligjit për Gjykatën e Lartë derisa të vijë zëvendësues, ai qëndron anëtar i Gjykatës së Lartë. 

Kështu që kot lodhet individi Meta. Meta është i akuzuar në 20 drejtime. Do shkoj me patjetër përpara gjykatave. Nëse Shqipëria e ndalon reformën në drejtësi dhe reformën antikorrupsion kundër politikës shqiptare, Shqipëria shkatërrohet”, tha Ngjela.

Por për avokat Spartak Ngjelën Meta po tenton të kapë Gjykatën Kushtetuese sepse do të shpëtojë veten nga shkarkimi. 

“Deri tani kemi parë që reforma në drejtësi antikorrupsion ka ecur me sukses, sepse e kanë bërë të huajt nëpërmjet ONM dhe aty nuk ka asnjë shqiptar. 

Duhet të mbarojë procesi i pastrimit të pushtetit gjyqësor dhe tani që doli SPAK të fillojnë menjëherë proceset penale kundër korrupsionit të lartë shtetëror. Me këtë korrupsion të lartë shtetëror Ilir Meta është në kupolën e tij. 

Nëse në kupolë janë 4 persona, më kryesori është Meta. Shqipëria nuk shkatërrohet për këtë ju garantoj dhe këta do shkojnë të gjithë para drejtësisë për korrupsion.

Pra lufta e Metës për të kapur Gjykatën Kushtetuese nuk është e re. Këtë gjë e dinë dhe ndërkombëtarët dhe ata qeshin me këtë. Meta po vjen vërdallë të shpëtojë veten nga gjyqtarët që do emërohen në Gjykatën Kushtetuese. Lodhet kot sepse nuk do ia dalë dot”, u shpreh avokati Spartak Ngjela.

5 komente në “Spartak Ngjela: Zgjedhja e Metës president, turpi më i madh i Ramës. Shumë shpejt do dalë para drejtësisë”

  1. xhoxhi says:

    Spartak Ngjela të gjithë shqiptarët nga fukarallëku që kanë dhe nga miliarderët në politikë që dëgjojnë kërkojnë drejtësi.Flitet shumë dhe ka tre katër vjet me drejtësinë e re por nuk po shohim asnjë lëvizje.SPAK-u duket të fillojë nga Berisha,Ilir Meta,Basha,Rama etj dhe jo me atë që janë bashkëpuntorë me këro fytyra polirika të shëmtuar që kanë zaptuar gjithë Shqipërinë.Nuk kam asnjë besim se mund të vijë ajo ditë që thua ti që të paktën të shkojnë në prokurori e gjykatë e të mbrojnë akuzat e tyre..”Drejtësia është një rjetë merimage që të vegjlit e fukarenjtë nuk i lejon të dalin ndërsa te mbëdhenjtë dhe të pasurit jo vetëm që nuk i ndalon por ata e çajnë rrjetën dhe ikin të lirë(kështu thonë njerzit me mënd)..Kështu do ndodhë avokat këtu do jemi dhe do flasim,,,

  2. ☝️ says:

    Kjo eshte e vertete. Por Rama i kishte detyrime dhe I ka prap. Turp me te madh se te besh Erjon Braçen zv/km ska. Po nejse more ti behet ktu pis mileti qe jane 70% katnare.

  3. koment says:

    mund te ishte dhe nje zgjedhje diplomatike??????
    duhet shikuar edhe nga ky kend veshtrim zoti avokat!!!!

  4. Driti says:

    Ne zgjedhjet e vitit 2013 PS se i duheshin 4 votat e Lesh e Li Se per shumicen ne Kuvend kundra te keqes me te madhe sali pd, aty meta do jete bere “president”

  5. RROFTÈ HASHIM THAÇI ?????? says:

    SUPER Avokat NGJELA !! JE BRILANT dhe FENOMENAL i dashur AVOKAT NGJELA !! RESPEKTE RESPEKTE ??? ⚖??⚖??⚖??⚖??⚖??⚖??⚖??⚖??⚖??⚖??⚖??⚖????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje