Ahmetaj: S'do ketë ulje pensionesh, ne sapo i kemi rritur. Diskutimi për pensionet suplementare që përfshijnë ish-deputetët

30 Prill 2020, 11:24Politika TEMA

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj ka reaguar pas diskutimeve të shumta për prekjen e pensioneve.

Gjatë seancës plenare Ahmetaj tha se pensionet jo vetëm që nuk do të ulen, por sapo janë rritur me 21 milionë dollarë.

Gjithashtu Ahmetaj sqaron se debati për uljen e pensioneve përfshin ato suplementare, ku bëjnë pjesë ish-deputetët që marrin katërfishin e një pensioni të zakonshëm.

Një debat i padenjë për pensionet, jo vetëm që nuk kemi ndërmend ti prekim, të askujt, por ne sapo i rritëm me 21 mln dollarë dhe do të vijojmë ti rrisim.

E dini cfarë janë pensionet suplementare, shumë ish-deputetët që marrin katërfishin e atyre të qytetarëve. 

Sa i përket paketave, do ua dërgoj ose i gjeni nga Kuvendi, 2.5 mld lekë për Shëndetësinë për të përballuar situatën dhe e ka përballuar me sukses.

Kemi paketën e parë që janë shërbyer bizneset e mbyllura, familjet në nevojë apo pagesë papunësisë 6 mld lekë. 7 mld lekë për bizneset e prekura. 

Rritjen e shpenzimeve për emergjencat civile, 2 mld lekë. Sot janë paguar 59 mijë qytetarë nga paketa e parë dhe 74 mijë nga paketa e dytë. 

Jam i bindur se do të votoni aktet se në finale mbështesni qytetarët dhe biznesin. Jemi vendi i dytë në rajon pas Serbisë”, tha Ahmetaj.

1 komente në “Ahmetaj: S’do ketë ulje pensionesh, ne sapo i kemi rritur. Diskutimi për pensionet suplementare që përfshijnë ish-deputetët”

  1. Tani says:

    Vetem ne shqiperi ndodh qe te jesh deputet apo minister qofte edhe 1 muaj merr pension suplementar per gjith jeten per kete kategori ka folur Beqja dhe shume mire e ka pasi ministra e deputet nuk behen nga aftwsia por nga miqesia dhe partia.Duhej te ishin hequr me kohe keto suplemente ne pagesa apo pensione.Rama duhet ta bej pa u vonuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje