"Pandemia po kalon, në maj 'shpëtojmë'. Në Shqipëri do të kemi një verë të shëndetshme dhe do të bëjmë plazh"

30 Prill 2020, 09:42Sociale TEMA
"Pandemia po kalon, në maj 'shpëtojmë'.

Doktori Pëllumb Pipero, në një lidhje direkte me “Dita jonë” në A2, ndau disa lajme të mira. Sipas tij, “pandemia po kalon” dhe mundësia për një valë të dytë në verë “është e vogël”, duke theksuar se shqiptarët do të bëjnë plazh.

“Po shtohet çdo ditë numri i pacientëve që shërohen dhe numri i rasteve të rënda është më i reduktuar.

Natyrisht, media preferon më shumë lajmin, preferon të tregojë rastet e reja pozitive, por këto raste janë asimptomatike dhe nuk janë tregues i epidemisë.

Ato janë thjesht tregues epidemiologjik që do t’i shërbejnë më vonë studimeve epidemiologjike për të na treguar se sa na preku koronavirusi.

Epidemia po kalon dhe po bie në mënyrë të qëndrueshme. Faza e dytë zgjat pak më shumë, por duhet ta dimë që virusi është ende duke qarkulluar mes nesh. 

Duhet të jemi të kujdesshëm për të shikuar ritmin e transmetueshmërisë. Nuk mund të jemi tërësisht të sigurt pa pasur vaksinë apo ilaç kundër Covid-19. Por, muaji maj do të na gjejë shumë më të relaksuar”, deklaroi Pipero.

Në lidhje me frikën për një valë të dytë të Covid-19, Pipero u shpreh:

“Mundësia e rikthimit në verë është e vogël, por mendoj se mund të ketë valë të dytë në vjeshtë apo dimër. Jam besimplotë që do të kemi një verë të shëndetshme dhe do të kemi edhe plazhe”.

Përsa i përket testimeve, Pipero nënvizoi se “strategjia që kemi ndjekur ka qenë gjurmuese” dhe se “testimet kanë qenë mjaftueshëm”.

“Pas çdo rasti kemi gjurmuar rastet e kontakteve. Këto diskutime nuk do të shuhen kurrë, por unë nuk kam qenë për testim masiv pasi i shërben vetëm statistikës”, tha mjeku.

3 komente në ““Pandemia po kalon, në maj ‘shpëtojmë’. Në Shqipëri do të kemi një verë të shëndetshme dhe do të bëjmë plazh””

  1. Lumturi says:

    Faleminderit doktor Pellumbi qe ekzistoni dhe qetesoni mendjet e trazuara te shqiptareve ne keto dite te veshtira. Me sa duket edhe emri qe te kane vendosur prinderit kane qene largpames, pasi fjala “pellumb” do te thote “paqe” dhe ti po vendos vertet paqen ne mendjen e njerezve me mendimet e Tua te sakta dhe profesionale, pa u lodhur ne asnje cast.

  2. Kritiku says:

    Epidemia nuk ka kaluar,duhet me shume kujdes per hapjen.Ne te kundert beheni si Suedia dhe do te fitohet “Imuniteti tufes” si ne Angli apo Sh.B.A.

  3. te lumte Doktore.
    do ishte e pafaleshme t’ja mohonim ate kenaqsi jetes tone .
    por nuk duhet injoruar aspak kujdesi ,rrespektimi i rregullave .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje