Njihuni me shqiptaren, që drejton laboratorin që ka gjetur ilaçin kundër koronavirusit në SHBA

30 Prill 2020, 08:56Sociale TEMA

Kontributi i komunitetit shqiptar në luftën globale kundër pandemisë COVID-19 është për t’u vlerësuar lartë. Studimi me i fundit dhe më kredibil, në bazë të organizimit, strukturës së studimit dhe numrit të pacientëve, për efektin e terapisë anti-virale, Remdesivir, ndaj COVID-19 tregoi rezultate premtuese, bazuar në analizat paraprake.

Ky studim u sponzorua nga Instituti Nacional për Alergji dhe Sëmundje Infektive (NIAID), pjesë e Instituteve Nacionale të Shëndetësisë të SHBA (NIH).

Studimi nuk ishte i hapur për publikun deri dje, dhe kjo është arsyeja pse nuk ishit në dijeni që aspekti i tij farmaceutik për Qendrën Klinike të Institucionit Nacional të Shëndetësisë (NIH) u drejtua nga Dr. Zana Blaku-Tanushi, që është me origjinë nga Prishtina.

Dr. Zana Blaku-Tanushi punon si farmaciste klinike në fushën e kërkimeve shkencore në mjekësi, në qendren klinike të Institutit Nacional të Shëndetësisë (NIH).

Sipas Dr. Blaku-Tanushi, edhe pse rezultatet janë ende preliminare dhe duhet të bëhet analizë e plotë e të gjitha të dhënave, ky është një hap premtues drejt krijimit të një armamentariumi efektiv në menaxhimin e këtij virusi.

Remdesivir është një antiviral, prodhuar nga GILEAD Sciences, Inc, i cili është një analog nukleozid, konkretisht një analog i adenozines tre-fosfate (ATP), i cili futet në zinxhirët e ARN-së virale, duke shkaktuar ndërprerjen e tyre të parakohshme.

E lindur në Prishtinë, Dr. Blaku-Tanushi mbërriti në Shtetet e Bashkuara në 1999 si refugjate nga Kosova. Pasi mbaroi shkollën e mesme në New York, ajo u regjistrua në Universitetin St. John’s në Nju Jork, ku përfundoi studimet Bachelor në Farmaci, dhe më pas vazhdoi në Programin e Doktoratures në Farmaci në po të njëjtin Universitet.

Pasi përfundoi studimet e doktoratës, ajo filloi praktiken në Spitalin Montefiore, Spitalin Universitar për Kolegjin e Mjekësisë Albert Einstein, ku iu ofrua pozita e përhershme sapo mbaroi praktikën.

Pas disa viteve të kontributit, ajo u promovua në një pozitë të Farmacistit Kërkimor brenda Sistemit Mjekësor Montefiore.

Puna e saj hulumtuese tërhoqi vëmendjen e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë, që i ofruan pozitën e farmacistit Klinik në Kërkimet Shkencore në Mjekësi në Bethesda, Maryland, ku edhe punon që nga viti 2017.

9 komente në “Njihuni me shqiptaren, që drejton laboratorin që ka gjetur ilaçin kundër koronavirusit në SHBA”

  1. Matrapiku says:

    O burrra te gjithe … “shqiperia shpetoj njerezimin nga zhdukja” hshahaa

  2. seiti says:

    Humor ne kohe pandemie!Sot eshte dhene lajmi qe kane nderuar jete 2500 qenie njerezore e Ju vaazhdoni me dokrra!Humor me bajat nuk ka!

  3. Shqip says:

    Krenar per shqiptaren qe drejton laboratorin ne SHBA , por titulli eshte FAKE .
    Nuk ka ilac kunder korones deri tani.
    Te gjitha ilacet qe po perdoren jane ilace qe perdoren per semundje te tjera dhe ne keto muaj provohen ne paciente covid.

  4. beni says:

    Kjo sngre dot breket e jo me nxjer ilacin!

    1. Ariu says:

      ???? sa kam qesh, ahahaa!

  5. Mandravellua says:

    Na e perktheni ne shqip kte artikull, ju lutna shume…

  6. Doc-it says:

    Jeni bere me keq se plakat e lagjes me kto tituj gazetash. Shkruani dicka te vertete, Jo tituj sensacional.

  7. Gazetari kunder shpellarit says:

    Ore shpellare te gazetarise, ku eshte gjetja e “ilaçit” siç e quani ju, ne shkrim sepse nuk mund te lexohen. Eshte fjala per studime ashti siç po bejne mijera te tjere neper bote.
    Nuk quhet ilaç ore gazetar dru-me-pre por eshte vaksine ajo qe duhet te krijohet.
    Injoranca ka pushtuar gazetarine prej 30 vjetesh!

  8. Verifikim says:

    Kjo e shumta drejton automjetin! Drejtuesit e laboratorit jane te tjere persona. Dhe Zana eshte krejt mbrapa liste.
    https://www.niaid.nih.gov/research/infectious-diseases-lab-former-senior-investigators

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje