Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji, tha se largimi i kryeministrit Edi Rama, është “i vetmi shpëtim për të ardhme e Shqipërisë”.
Me një shënim në facebook, Salianji shkruan se, sipas tij, izolimi nuk ka më kuptim, ndërsa shton se gjendja e fatkeqësisë natyrore u përdor vetëm për sanksione, ndërkohë që duhej përdorur për dëmshpërblimin e biznesit.
Nuk ka faj, i izoluar qe i izoluar, me mire shlyet 12 muajt e burgut, pasi keshtu nuk i del “llogaria”!
Postimi i plotë:
Çdo ditë Tirana ështē plot, në çdo orë të ditës nëpër qytete levizin lirshëm gjithë militantet e rilindjes, banditët dhe çdokush që ështē i detyruar të sigurojë jetesën e përditshmë, ndërkohë që masat e qeverise u ashpërsuan me denimin me burg te sanksionuar në Kodin Penal si një instrument kërcënimi i Ramës!
Izolimi tanimë s’ka kuptim!
Gjendja e fatkeqësisë natyrore nuk mund të përdoret vetëm për sanksione ndërkohë që duhej përdorur për dëmshperblimin e biznesit, familjeve dhe qytetarëve për pasojat që shkaktoi mbyllja si pasojë e pandemisë!
Edi Rama nuk u kujdes për interesat e qytetarëve dhe të Shqipërisë.
Rama u kujdes për oligarkët, madje e shfrytëzoi pandeminë për të vjedhur me tendera sekretë, e shfrytëzoi pandeminë për të bërë hapje selektive dhe ndihmë selektive ndaj biznesit.
Goditi biznesin e madh e të ndershem për t’i krijuar mundësi të arta oligarkëve, që të shfrytezojnë tregun nga falimenti i bizneseve te mbyllura.
Rama u tall me familjet e varfra duke ju thënë që uria ështē sakrificë lufte!!!
Largimi i Ramës ështē i vetmi shpëtim për jetën, ekonominë dhe të ardhmen e Shqipêrisë!
ore po keta ne foto binjak jane?
Apo jane shoke
Po kar-antinohesh me GD ti katunar??
Prape doli ky legeni?ftu
Akoma jashet eshte ky lamashi?? Raseni brenda qelbesiren , coje i ne biruce ,dhe atje do kuptoje se cdo me thene te jeshe i lire , lereni te meren te tjeret me te , atje dhe vetem atje do mesoje si duhet te mos fallsifikosh historira dhe ngjarje te paqena , te mos maresh ne qafe njerez te ndeshem per tu bere i pelqyeshem te Lul karabushi , per pake kariere te peshtire politike . Tipa te tille e kane vendin brenda ne biruce . Cfare niveli kane sot keta mor ??? Keta qenkan bije bushtrash .