Pacolli mbërrin me avionin privat në Prishtinë: Do shkojë ne shtëpinë e tij

30 Prill 2020, 19:18Politika TEMA

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka mberritur në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.

Pacolli do të kontrollohet nga ekipe mjekësore e policore, e sipas këshilltarit të tij, Naim Murselit, Pacolli menjëherë pas kontrolleve mjekësore do të shkojë në rezidencën e tij në Hajvali.

Kthimi i Pacollit në Kosovë është kthyer në një dramë politike, pasi Qeveria e Kosovës e ka paralajmëruar atë se nëse hyn në Kosovë, do t’i nënshtrohet masave të karantimit, sipas vendimit, me anë të së cilit kosovarët që vijnë nga jashtë, izolohen në konviktet e studentëve në Prishtinë.

Në aeroport, Behgjet Pacollin e priti edhe kushëriri i tij, Rrahim Pacolli, njëherit edhe zyrtar i AKR’së.

2 komente në “Pacolli mbërrin me avionin privat në Prishtinë: Do shkojë ne shtëpinë e tij”

  1. TURI EMIGR says:

    E ORE ALBIN SI E HENGRE KESHTU .KJO ESHTE POLITIKA. KE SHUME PER TE MESUAR.MOS U NXITO HERE TJETER ME DEKLARATA. NJE VEPRIM I NXITUAR ZBUKOI KARAKTERIN TEND POLITIK TE REZIKSHEM, TE NJE DIKTATORI

  2. Baliu says:

    Shkon ne shtepi tek gruaja e vet ruse, per ti mare direktivat e fundit se qfar duhet te bej ne pulitiken e tu Kosovs*.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje