Përfunduan misionin në Itali, flet mjeku shqiptar: Nuk ka patur festë, por u gëzuam për përgjigjen e testeve. Kthehemi me kokën lart!

30 Prill 2020, 16:40Shëndeti TEMA

Lajmi se grupi i mjekëve shqiptarë në Brescia ka festuar në hotel, është zbardhur sot nga një prej anëtarëve të stafit vullnetar.

Doktori Orgest Haruni, shprehet se nuk ka pasur asnjë festë me alkool, sikundër u tha në disa media italiane dhe shqiptare.

Ai sqaron se në përfundim të misionit, grupi ka marrë përgjigjet e testeve ku ka rezultuar se askush nuk është infektuar gjatë shërbimit në Itali.

Kjo ka bërë që mjekët të gëzojnë së bashku, ashtu sikundër kanë qenë çdo ditë të punës së tyre.

Haruni thotë se kanë gjetur një mbështetje të jashtëzakonshme nga mjekët dhe banorët e Brescias, teksa shton se tashmë është momenti të kthehen me kokën lart në Shqipëri.

Bisedoi Ardit Rada

Dr. Orgesti, si ishte eksperienca që përjetuat në Itali gjatë punës tuaj në spital?

Fillimi ishte shumë i vështirë sepse kishte shumë pacientë të sëmurë rëndë. Unë isha në repartin e urgjencës dhe përballeshim direkt me pacientët në gjendje të rëndë. Por u përshtatëm shumë shpejt dhe kemi punuar me shumë përkushtim.

Morëm vlerësime jo vetëm nga spitali, por kudo e ndjenim këtë vlerësim që na bëhej sepse po i vinim në ndihmë në një moment shumë të vështirë. Kemi punuar çdo ditë, në krah të kolegëve italianë dhe ndihem shumë krenar për punën që kam bërë jo vetëm unë, por i gjithë grupi i mjekëve dhe infermierëve në spitalin civil të Brescias.

Kjo ndjenjë krenarie dhe vlerësimi që kishin për ne, padyshim mund të ngjallte edhe xhelozi, por unë dua të them se populli i Brescias dhe kolegët tanë na kanë pritur në mënyrë të jashtëzakonëshme.

Si ishte dita e fundit në spital?

Emocionuese. Kur dolëm dua të them se përveç spitalit që na nderoi duke na përgëzuar për punën, ishin mbledhur një grup i madh qytetarësh para spitalit që na kanë duartrokitur.

Kur mbajtëm flamujt shqiptar, italian dhe atë të regjionit të Lombardisë para spitalit, të gjithë së bashku, ishte shumë emocionuese.

Kur do të ktheheni?

Së shpejti do të marrim avionin për t’u kthyer pranë familjeve.

Është përfolur në media për një festë natën e fundit në hotel. Si qëndron e vërteta?

Nuk ka patur festë, por një grup prej nesh prej 7-8 vetash, siç ishim çdo ditë bashkë që bënim rrugën për në spital, po ashtu edhe rrinim bashkë cdo ditë.

Morëm përgjigjen e tamponëve që rezultuam të negativë dhe për ne dhe familjet tona ishte një gëzim i madh.

Këtë sakrificë që bëmë në emër të popullit shqiptar për popullin mik italian me të cilën shumë prej nesh kanë lidhje të forta, në fund, rezultoi e suksesshme, sepse kemi ndihmuar në shpëtimin e jetëve, me këtë mision humanitar, por edhe ne jemi shëndosh e mirë dhe kthehemi të qetë në shtëpi, pranë familjeve tona. Kthehemi me kokën lart.(javanews)

21 komente në “Përfunduan misionin në Itali, flet mjeku shqiptar: Nuk ka patur festë, por u gëzuam për përgjigjen e testeve. Kthehemi me kokën lart!”

  1. Rrumpalla says:

    Ndjehemi krenar për ju. Ju jeni shpirti human i Shqiptarëve të përçarë nga partitë por jo nga gjaku.

  2. Mandravellua says:

    Edhe gjobe po te keni marre, edhe feste po te keni bere, eshte njerzore. Koken lart. Jemi krenare per ju.
    Na zbardhet faqen. Faleminderit.

  3. tipi says:

    Po kazanra ka plot ne cdo vend te botes.

  4. Emigrante says:

    Bravo ragazzi. Na nderuat

  5. Isidori says:

    Bravo ju qoftë ??? Na bëtë krenar
    Ju jeni heronjt e Shqipërisë ?????????

  6. Injoranti says:

    të hidhen në gjyq mediat italiane per lajm të rremë

  7. qytetar i zakonshem says:

    Dolet me sukses ! Urime dhe ju lumte ! Kur u niset pati nga ata qe thane se po i dergojne per te vdekur. Jo vetem qe nuk vdiq kush por as edhe te infektuar nuk pati. Gjate kohes kur une personalisht kam punuar ne Itali kur u thoja se jam shqiptar menjehere me pyesnin:-me gomone ke ardhur? Dhe e hidhnin fjalen tek droga dhe pristitucioni. Vetem nje here te vetme ka qene nje prift qe me tha :-po ti je nga vendi qe lindi ata grua qe ndihmoje te semuret ,llebrozet te
    braktisurit, vendi i “nene Terezes shejtore” :- ka qene e vetmja here qe u ndjeva komod me te qenurit shqiptar. Sot shqiptaret ne Itali krenohen se jane nga vendi qe nuk lindi vetem nje “nene Tereze” por plot 30 dishepuj te saje.

  8. Na myten says:

    Hallall birra dhe mos e rruani fare!
    S’keni kujt i jep i llogari.

  9. Marita says:

    Respekt,Respekt !

  10. Sbemevetem u nderonim uturakun says:

    Nami jashte dhe pordha brenda.

  11. Mos e vrisni mendjen keta nuk duan familjen e tyre e jo na duan neve ta them nga qe jetoj ketu 20 vite

  12. E vërteta says:

    Edhe në krenohemi kaq shumë më ju!
    Asnjë nuk mund të gjykohet se c’ben pas orarit të punes. Gëzimi dhe hidhërimi flejnë bashkë, thotë një fjalë e urtë.
    Sa më shumë gëzime, festime, harmoni e dashuri për njëri tjetrin paci perhere!

  13. Emigranti Itali says:

    Ka qene pronari i hotelit njeri muti.U ka ardhur inat per kenget ne gjuhen shqipe.Ne ato zona kane nje urrejtje patologjike per jugun dhe te huajt.Sidomos kur jane nga vende te varfera se gjermaneve dhe anglezeve qe vine si turista u lepijne bythen.Kane qelluar njerez muti,te pavlere varu lesht.Mos e cani trapin,te pakten e mesuat qe ketej ka njerez qe jane plehra qe nuk duan njerezit e tyre jo tju duan ju.Koken lart.

  14. SHQIPE-ETNIKE says:

    RESPEKT, Lolo-Italjane si dhe Lolo-Shqipetare do te kete Gjithmon,POR MJEKET DHE INFERMJERET NA NDERUAN..dhe KJO ESHTE POZITIVE PER KOMBIN SHQIPETARE..lol

  15. nje muaj qendruat dhe festuat sikur kishit vete says:

    rota kari tipik shqiptare 60 perqind injorante ,30 perqind kokeforte dhe 10 perqind fodulla, duhen vite shume vite qe shqiptari te behet qutetar europian .

    1. TIRONA says:

      nje muaj qendruat….,ti nuk je gjak shqiptari,ose je ndonje grekaman i keq,i pabese maskara ,ose shpellar-bythelepires i salehbisturidocikaraxhic, xhelozit-asiqar.
      PER POPULLIN SHQIPTAR JENI 30 HERONJ ,QE I TREGUAT BOTES :SE PUNUAT DHE NUK U INFEKTUAT!
      Kjo eshte domethenie,profesionizem.
      SINQERISHT THANK YOU !

  16. Santa Quaranta says:

    Jeni me te miret!! Fitimtaret festojne!!

  17. Emigranti Athine says:

    E bete si puna e lopes,mbushet koven me qumesht dhe i dhate nje shqelm dhe e derdhet.

  18. Brescia says:

    u kthyet me byth lart!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje