“Tirana kampion dhe 4 vende në Europë”, Armand Duka tregon si do veprohet nëse mbyllet Superiorja

30 Prill 2020, 23:16Sport TEMA

Futbolli në Shqipëri vazhdon të jetë i bllokuar për shkakun e pandemisë që ka përfshirë të gjithë Europën. FSHF e ka bërë planin për të vazhduar kampionatet, pra jo vetëm Superioren, ndërsa u planifikua edhe stërvitja për të nisur në ditët e para të muajit maj. Por në fakt ende nuk ka ardhur një përgjigje nga ana e Qeverisë për të dhënë dritën jeshile për skuadrat, duke e shtyrë edhe më tepër afatin. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka qenë i ftuar në një lidhje “Skype” me Blendi Fevziun në emisionin “Opinion” duke thënë se reagimet e Qeverisë i merr vetëm nga Facebook dhe mediat, pasi nuk ka asnjë shkresë zyrtare.

“Shumë shtete kanë nisur që të bashkëjetojnë me Kovidin dhe biznese të ndryshme kanë nisur të mendojnë sesi të ndërtojnë banderola dhe të prodhojnë në mënyrë artificiale zërin e tifozëve. Por ajo që ka rëndësi njëherë është që të futen klubet në stadium për të luajtur. Funksionimi në këtë vend zyrtarisht është i vështirë dhe mua më vjen keq që ne detyrohemi të marrim lajmet nga “Facebook”, gazeta dhe emisione, pasi nuk kemi një protokoll zyrtar. Ne jemi detyruar të komunikojmë me Qeverinë nëpër mediave, pasi nuk na përgjigjen në mënyrë zyrtare.

Futbolli nuk është njëlloj si dyqani, që do të hapet në ditën e hënë dhe të bëjmë gati çelsat. Lojtarët duhet të stërviten njëherë dhe unë nuk mendoj se është më e rrezikshme fusha stërvitore me 10.000 metra katrorë për 10 futbollistë se çdo aktivitet tjetër që është hapur tani. Duhet të nisim që të stërvitemi me grupe, pastaj me ekip të plotë dhe pastaj për ndeshjet. Kjo kërkon përgjigje dhe Ministria e Shëndetsisë nuk mund të thotë që nuk e kemi prioritet. Ka shumë njerëz që mbajnë familjet e tyre që nuk mund t’i mbajnë me pagat e ndihmës së FSHF-së.

Sa merren me futbollin në Shqipëri? Mbi 30.000 njerëz nëse fut këtu edhe trajnerët, zyrtarët, arbitrat dhe të gjithë. Propozimi ynë i fundit ka qenë që në 2 maj të nisi stërvitja dhe në 20 maj të zhvillohet kampionati. Ose në fund të fundit, le të thuhet si Franca: “Nuk do të luhet futboll”. Se lojtarët po përgatiten ende nga shtëpia dhe po presin rënien e bilbilit nga Facebook-u. Shumë vende të Europës e kanë të qartë se çfarë do të bëhet me futbollin, nëse do të presin skuadra për të luajtur apo e kanë mbyllur, vetëm këtu jo.

Nëse nuk zhvillohet futbolli si në Francë? Kampionati do të fotografohet si në momentin e fundit që u la nga pandemia. Do të kemi pra kampion, i pari do të mbetet i tillë dhe i fundit po prapë. Në edicionin tjetër do të shkohet si të kishte mbaruar kampionati me të njëjtën renditje, ndërsa katër vendet do të shkojnë në Europë. I pari është Tirana dhe i dyti Kukësi. Ky është rregulli që funksionon për gjithë Europën”, ka thënë Duka.

3 komente në ““Tirana kampion dhe 4 vende në Europë”, Armand Duka tregon si do veprohet nëse mbyllet Superiorja”

  1. Jonida Shehu says:

    Te poshter jeni ju te FSHF se nuk doni te behet kampion Partizani por ne kemi Erjon Bracen dhe Bashkim Finon me Mero e Fatjon Bazen qe luftojne me shpirt qe te kuqte tane mjafton te dalin ne fushe se fitoren ua japim me vete. Por ne do fitojme se demat e kuq nuk jane mprat e kuq te dikurshem….

  2. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Shikojme qe lojtar titullar,te ekipit kombetar,zhvillojne seanca stervitore ne kushte shtepie.
    Federata Shqiptare e Futbollit,duhet te ndertoj plane te reja stervitore,ne terene me te hapur dhe grupe me te vegjel lojtaresh.
    Terenet nuk mungojne,pergatitja fizike duhet te vazhdoj,duke rritur distancen midis lojtarve.
    Ka shume forma per te vazhduar stervitjen,per te qene te gatshem per te filluar kampionatin.

  3. Lali says:

    Kjo loje qe bene kokelopa Duke eshte loje shahu qe kerkon te luaj me tjeterkend!Ose thote ai vazhdojme kampionatin(qe te leverdis ty) ose une e mbyll kapmionatin e i humbur je “ti”!Mirpo doçi Duke harron qe kete skeme e ka nxjerre tjeter kush i pari duke ia mbyllur rubinetin kokelopes !
    Ndaj o Duke ti s’ke ke nuke!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje