Alban Hoxha: Ende ma kujtojmë ndeshjen me Ferencvaroshin

30 Prill 2020, 17:21Sport TEMA

Alban Hoxha, sërish i ftuar në “FanZone”, në SuperSport. Kapiteni i të kuqve vëcon ndeshjen me Ferencvaroshin në transfertë si më të mirën e karrierës.

“Ëndrra e çdo lojtari është të jetë pjesë e Kombëtares dhe unë ia dola ta realizoja. Nuk mund të pretendoj akoma më shumë në ekipin kombëtar, e rëndësishme është që thirrem aty dhe përgatitem për kampionatin.

Ndeshja më e bukur në karrierë: Sfida Ferencvarosin? Kanë kaluar 4 vite nga ajo ndeshje dhe akoma njerëzit në rrugë më thonë si i prite penalltitë dhe si shënove em panenka? Pa diskutim ajo është ndeshja më e bukur në karrierën time.

Me Kombëtaren kemi festuar, por shumë pak, ndërsa me Partizanin kemi festuar më shumë. Madje para 2-3 viteve, kur fitonim në derbi ose me Skënderbeun, festonim të gjithë.

Transferimi i mundshëm te Tirana? E respektoj shumë si klub. Megjithatë, dëshira ime është ta mbyll te Partizani, por asnjerhër nuk i dihet.

Dinamo apo Partizani më i fortë? Dinamo ka qenë një ekip shumë i mirë në të kaluarën. Të dyja kanë qenë skuadra të forta. Dinamo asokohe fitonte jashtë dhe e kishte të vështirë brenda. Me Partizanin e kishim shumë të mirë kundërsulmin dhe uu krijonim vështirësi kundërshtarëve.

Lika apo Hidi? Mendoj se Ilion Lika është një djalë shumë i mirë. Ka qenë si një vëlla për mua, kemi një miqësi shumë të mirë. Jam munduar të mësoj prej tij.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje