Industria në vështirësi për shkak të Covid-19: Francezëve u thuhet se është detyrë e tyre patriotike të hanë më shumë djathë

1 Maj 2020, 16:29Bota TEMA

Pas një rënie në shitje për shkak të COVID-19, industria e qumështit ka bërë një thirrje kolektive për francezët që të rrisin konsumin e tyre të llojeve të ndryshme të djathit.

Sipas një njoftimi për shtyp nga France Terre de Lait, industria e qumështit francez, shitjet e disa djathërave në Francë kanë rënë 60%. Kjo vjen kryesisht për shkak të mbylljes së tregjeve, restoranteve, dhe njerëzit e karantinuar që i mohojnë vetes së tyre ushqimet më të këndshme dhe në vend të kësaj blejnë vetëm bazat.

Prodhuesit francezë të djathit janë në “vështirësi të madhe” si rezultat i pandemisë koronavirus, tha industria, me mijëra tonë djathë në rrezik për t’u hedhur. Në përpjekje për të luftuar këtë, industria ka filluar një fushatë duke inkurajuar publikun të rrisë konsumin e djathit të tyre të quajtur “Fromagissons”, që do të thotë “Le të veprojmë në emër të djathit”.  (Business Insider)

1 komente në “Industria në vështirësi për shkak të Covid-19: Francezëve u thuhet se është detyrë e tyre patriotike të hanë më shumë djathë”

  1. Nuk e kane fajin ata says:

    Gazetar, besoj per djathë “francez” e ke fjalën apo Jo? Apo eshte fjala per djathë Tepelene. Ti duhet te jesh i njejti perkthyes i “patateve franceze”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje