“Me Mancini, gati-gati nisi Luftën e Tretë Botërore te Manchester City”

1 Maj 2020, 11:36Sport TEMA

Në vitin 2012, Roberto Mancini e riktheu Manchester City në majën e Anglisë, duke fituar Premier League. Por, nuk ishte një rrugë e thjeshtë, pasi goli i Aguero në minutën e 94-t, kundër QPR, në sfidën e fundit, “vulosi” gjithçka.

Në një intervistë për “Goal”, Micah Richards, mbrojtës i këtij Manchester City, tha se në dimër skuadra duhej të kalonte momente të vështira prej Kolo dhe Yaya Touré, të cilët shkuan në Kupën Afrikane me Bregun e Fildishtë:

“Ne e dinim sa të rëndësishëm ishin për ekipin tone. Yaya ishte një lojtar, që kur dilte në fushë nuk mund të përmbahej nga askush në botë. Ai ishte pjesë thelbësore e ekipit. Kur u largua për një muaj, ne rrezikuam të humbasim disa ndeshje jetike”.

Mungesa e Touré u përdor në këtë mënyrë nga Mancini si justifikim për të provokuar një reagim në ekip. Një reagim që, siç thuhet nga ish-mbrojtësi, ishte mjaft i dhunshëm:

“Më kujtohet mirë që pas një humbjeje me Everton, në periudhën kur Yaya nuk ishte aty, Mancini shkaktoi gati një “Luftë të Tretë Botërore” në dhomën e zhveshjes. Ai na tha: Ju nuk mund të bëni pa Yaya. Dhoma e zhveshjes shpërtheu, kurrë nuk e kam parë diçka të tillë. Të gjithë donim të sulmonim Mancini”.

Pasi gjërat u kthyen në normalitet, traineri nxiti ekipin për të dhënë më shumë në fushë. Misioni u krye, duke pasur parasysh që titulli më në fund u arrit: “Kur gjërat u qetësuan, trajneri na tha: Unë e bëra atë me qëllim, sepse e dija se do ta shikoja këtë reagim. Dhe ju reaguat saktësisht ashtu siç dua që ju të bëni çdo javë në fushë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje