Sa mund të “ngjisë” në publik majtizmi sporadik i Ditmir Bushatit?

1 Maj 2020, 19:57Politika TEMA

Nga Ylli Pata

Një fjalim pasionant i Ditmir Bushatit, në seancën e së enjtes në Kuvend, që pati edhe replikën e ashpër të shefit të grupit të tij parlamentar, Taulant Balla, u komentua në mënyrë sipërfaqësore në emisionet e darkës, ku në njërin nga ta, ishte edhe vetë replikuesi i ish-ministrit të jashtëm.

“Shpërthimi” i Bushatit ndaj të pasurve që marrin kontrata publike, bëri natyrisht lajm, pasi sa herë një politikan i lartë i mazhorancës do të flasë siҫ foli ai publikisht, krijon një perceptim të mirë në opinionin publik, pasi ushqen një debat të hapur, mendime e ide që nuk janë thjesht sqaruese apo mbrojtëse, siҫ ndodh kur flasin përfaqësuesit e mazhorancës, ku përveҫ Edi Ramës ata numërohen me gishta e janë: Erion Veliaj, Taulant Balla, Elisa Spiropali e disa herë edhe Erion Braҫe.

Lajm, ka bërë edhe më shumë kur Ben Blushi, i cili për rreth 4 vjet ishte zëri i vetëm oponent ndaj Edi Ramës brenda së majtës, madje fjalimet e Blushit nga aspekti i oratorisë ishin edhe më cilësorë.

Si Blushi atëherë, ashtu edhe Bushati, sot kanë një të përbashkët; ata nuk janë pjesë e qeverisjes apo strukturave vendimarrëse të PS-së, madje janë të tërhequr apo edhe oponentë të polititikave të lidershipit.

E që realisht është një zhvillim normal politik, por duke qenë se në Shqipëri debati apo mendimi ndryshe ose frenohet ose polarizohet, qasja e tij drejt një procesi dialektik ka dështuar.

Megjithatë, si qasja e Ben Blushit në mandatin e parë të PS-së, ashtu edhe ajo e Ditmir Bushatit sot, ka një rezonante; synon të kapë majtas si diskurs politik dhe të sulmojë lidershipin e PS-së se ka rrëshqitur djathtas.

Diskursin e tij, Ditmir Bushati nuk e ka kanalizuar apo institucionalizuar në një qëndrim apo synim politik se ku do të shkojë politikisht, por e ka kryesisht sporadik me fjalime të enjtesh në seancat plenare, apo me intervistat e rralla, ku tenton të flasë me gjuhë të drunjtë dhe jo drejtpërsëdrejtë.

Një qasje në fakt që duket natyrale për një politikan si Bushati, i cili edhe kur ka qenë deputet i opozitës, ashtu edhe ministër në qeverinë e Edi Ramës për rreth 6 vjet, në ligjërimin e tij politik nuk se ka qenë i drejtpërsëdrejtë në diskurs, por ka preferuar të folurën lakonike.

Megjithatë, duke ndjekur diapazonin politik të Ditmir Bushatit, i cili duket qartë se rreh majtas si koncept dhe tenton të prekë “tela” të elektoratit të majtë që mund të ndjehet i frustruar nga qeverisja e Edi Ramës, ja vlen të debatohet kjo logjikë e diskutimit politik.

A përfaqëson ai, një politikan koherent dhe zhvillues i ideve apo koncepte të majta në politikën shqiptare?

A është ai, një elaborues, luftëtar e nismëtar për të promovuar ligje, akte, apo zhvillime politike që i përkasin së majtës politike në vend?

Ditmir Bushati, hyri në PS pas një përvoje akademike dhe shoqërinë civile si ekspert i ҫështjeve të integrimit europian. Pati një eksperiencë 8 vjeҫare si deputet i qarkut Tiranë, pa pasur një rol të spikatur në PS-në e kryeqytetit dhe aktualisht, nga viti 2017 është deputet i Shkodrës, ku për dy vjet ka qenë shefi politik i socialistëve në qark.

Në fazën e 4 vjetëve të opozitës ashtu edhe katër vitet e para të qeverisjes së PS-së, Bushati, ra në sy kryesisht si ekspert i ҫështjeve të marrëdhënieve me jashtë, ku si shef i diplomacisë shqiptare, ku qëndroi për 6 vite, mund të thuhet fare lehtë se e kreu duke mos bërë gabime, duke mos pasur skandale, madje duke qenë protagonist në disa procese të rëndësishme diplomatike si negociatat me Greqinë, por edhe zhvillime të tjera.

Me marrjen e drejtimit të qarkut Shkodër, Ditmir Bushati, nga një “teknokrat –politik” u kthye në një politikan terreni, madje në një zonë mjaft të vështirë e të rëndësishme politikisht, zonë që nxjerr 11 deputetë dhe katër kryetarë bashkish.

Shkodra është një terren tradicionalisht i djathtë që voton në shumicë për Partinë Demokratike që prej vitit 1992. Por gjithsesi, Shkodra nuk është as Vlora, e as Berati, që janë qarqe të majta e ku PD-ja e ka pasur vështirë të dalë nga kuota minimale e përfaqësimit.

Kjo pasi në Shkodër eksiston një elektorat i majtë koherent, i cili ka nxjerrë përfaqësues të PS-së edhe në ditët më të zeza të saj, përkatësisht në vitin 1992 apo edhe gjatë qeverisjes së parë të PD-së.

Në përvojën e tij 2 vjeҫare si drejtues politik i Shkodrës, Ditmir Bushati, kishte mundësinë të lëvronte idetë e konceptet e tij të majta, duke promovuar, elaboruar apo vendosur njerëz dhe folozofi që i përkasin diskursit të sotëm politik.

Ndoshta mund ta ketë bërë, por publikisht kjo nuk është vënë re, pasi ka munguar ky diskurs, nga ana tjetër kanë munguar edhe aktet e promovimit të një klase politike që i përket së majtës në Shkodër, gjatë drejtimit të tij politik.

Për analogji, një paraardhëse e zotit Bushati, Keti Bazhdari, e cila ishte kandidate e PS-së për bashkinë Shkodër në 2015-ën, e cila nuk e kishte asnjë ditë plotfuqinë politike të ish-ministrit të Jashtëm, edhe pse në një kohë më të shkurtër, ajo e bëri të njohur afilimin e saj të qartë politik të së majtës.

Në fjalime e intervista në media, zonja Bazhdari, e theksoi qënien e saj pro ideve dhe instrumenteve të majta në qeverisje dhe kohezionin social, edhe pse ishte një sipërmarrëse, pra një e pasur, jo nga politika por nga puna e saj si biznesvvomen.

Bazhdari, edhe pse vinte nga një familje e persekutuar politikisht nga regjimi komunist, insistonte në diskursin e saj për idetë e majta në politikë. Dhe ky profil i saj ngjiti fort, edhe pse ajo u largua shpejt nga politika aktive dhe nuk u kandidua prej Edi Ramës si deputete në Shkodër.

Bazhdari ngriti e mbështeti një klasë politike në qytetin e Shkodrës me profesionistë e intelektualë të së majtës që rriti entuziazmin për një rilindje reale të kësaj “shtrese politike” në terrenin ku e majta është frustruar me vite. Dhe rezultatet ishin të qarta edhe pse në një kohë të shkurtër; mori vota më shumë se asnjë kandidate e së majtës në Shkodër.

Sot zonja Bazhdari është larg politikës, e qartësisht nuk se i ka punët mirë me Edi Ramën, por nuk është aktivizuar si oponente ndaj lidershipit të partisë së saj apo të lanҫojë një diskurs të majtë për t’ju kundërvënë atij zyrtar.

E majta politike në Europë prej kohësh është në krizë pas mbylljes së epokës së Rrugës së Tretë të përfaqësuar nga Bill Clinton në SHBA, Tony Blair në Britani, Gerhard Schroder në Gjermani, apo eksperiencës së qendrës së majtë të përfaqësuar nga Romano Prodi në Itali, Papandreu i vjetër në Greqi etj.

Tentativat për të zhvendosur qendrën e së majtës politike më majtas, siҫ ndodhi me Jeremy Corbyn në Britaninë e Madhe dështuan keqas, siҫ edhe në Francë ku qendrën politike të Partisë Socialiste Franceze që thuajse është zhdukur, e ka gëlltitur En Marche-ja e presidentit Emanuel Macron.

Edhe Tsipras që hyri si radikal, u zhvendos fort në qeverisjen e tij drejt qendrës me objektivin për të kapur kontigjentin electoral që dikur e zotëronte PASOK i Adreas Papandreu.

Kjo krizë e së majtës ka hapur prej kohësh një debat të gjatë e polemika mbi “Gauche Caviar” apo “Radical Chic”, që flasin mbi elitat e së majtës, të cilat përfaqësojnë politikanë që jetojnë në luks e pasuri, duke llomotitur papushim diskurse në mbrojtje të shtresave të pambrojtura e margjinale të shoqërisë.

Megjithatë, në logjikën politike, qënia i pasur apo i varfër nuk se në fund është thelbësore në konsistencën politike, pasi rëndësi ka sesi i mbron ato ide kur ke mundësinë e instrumentet për ta bërë.

Carlo De Benedetti, është një miliarder, por ai është një nga personat e rëndësishëm në vendin e tij që njihet si një mbrojtës e mbështetës i së majtës politike në Itali.

De Bennedetti është botues i gazetës prestigjoze La Repubblica dhe revistës L’Espresso, që përfaqësojnë dy nga institucionet e mendimit të së majtës në Itali.

Shembuj të tillë ka plot; Bernie Sanders, një politikan tipik i së majtës në SHBA, që karierën e tij e ka spikatur që në rini kur mbronte të drejtat civile duke u rrahur dhe burgosur në kohën e përplasjeve raciale në jug të Amerikës, nuk është një person i varfër, përkundrazi është një milioner.

Por stili i jetesës dhe lufta e gjatë dhe e pandryshuar që ai ka bërë për idetë e tij bëri që miliona njerëz, shumica të rinj, të bëheshin me devocion pjesë e betejës së tij politike në dy fushata elektorale, edhe pse në fund Sanders hapi krahun kandidatëve të tjerë, Hillary Clinton në 2016-n dhe Joe Biden sot.

Beteja politike përҫohet nga mënyra se si luftohet për të mbrojtur idetë që përfaqëson, edhe pse ata normalisht mund të ndryshojnë dhe reformohen rrugës siҫ ka bërë shoqëria njerëzore në shekuj.

Por për të fituar titullin si përfaqësues duhet të tregosh kur ke në dorë instrumentet që të jep politika, se zbaton të paktën një pjesë të ideve të tua ose të paktën tenton t’i zbatosh ; natyrisht jo në mënyrë sporadike ….

 

22 komente në “Sa mund të “ngjisë” në publik majtizmi sporadik i Ditmir Bushatit?”

  1. Ari says:

    Oh..shume, shume gjate..

    1. Arjan says:

      E gjate fhe pa bosht. Edhe tregimet janë më te shkurtra.

    2. Fisniku says:

      Nuk can dot as Bushati sot e as Blushi dje se ne Shqiperi prej 30 vjtesh sundon DIKTATURA e njeshit!
      Si mund te caje Bushati kur asnje kolek i tij nuk e mbeshtet hapur,nga frika se fluturon nga posti,nga partia?
      Edi Rama eshte tipi i diktatorit dinak,qe hiqet si i moderuar nga jashte,por edhe diktator nga brenda!
      Shkurt,Rama eshte per nga demi qe i ben demokracise dhe vendit eshte i barabarte me Hitlerin e Mussolinin!
      Ai ka vene nen kembe PS-ne dhe ka garantuar pushtetin e tij antipopullor!

    3. Genci says:

      Ditmir Bushati filloi dhe poqi veten në Gjykatën Kushtetuese, si këshilltar. Idea e krye Rilindasit për të spostuar PS e vjetër, ishte fati i Ditmirit, që në një llogari apo parandarje opozitare të pushtetit, u programua për Ministër të Jashtëm. Këtu filloi karriera e shoqërisë civile, apo profili integrues i këtij njeriu, shpiferisht i mjaftueshëm për ministër fillimisht e pastaj për ish ministër. Kjo lloj e vërtete është një film i vjetër në politikën shqiptare. I parafundit është i Ben Blushit. Në asamblenë e PS, Bushati spikati ndër ata që sulmuan Blushin, kurse sot i drejtohet PS, të cilën ne emër të Rilindjes dhe për postin e Ministrit, e luftoi deri në shkatërrim me gjithë kuptimin e fjalës.
      E vërteta në Shqipëri nuk do të ketë kurrë efekt, për aq kohë sa shpallet nga njerëz që pikërisht me të vërtetën nuk kanë asnjë lidhje.

    4. Kelmendi says:

      Edhe Xhelal Mziu merte vota ne Kamez por fale Zotit nuk e çoi njeri te ndante debatin per kufirin me Greqine. Partite tona “politike” vetem per aktiviste nuk vuajne. Njerez si Bushti jane te paket ne shoqerine Shqiptare dhe jashtexakonisht te domosdoshem. Ai kur flet per’oligarket’ sigurisht nuk e ka fjalen per ndonje shtrese aristokrate te trasheguar prej shekujsh demokracije siç ndodh rendom ne Perendim. Apo ndoshta per kapitalistet e suksesshem ne saje te zbatimit me korrektesi te sistemit perparimtar te tregut te lire. Kjo’aristokraci’ e shtirur nuk eshte gje tjeter perveçse ajo pjese e erret dhe qe ende kerkon rruget e shkurtra drejt pasurise dhe sigurisht ne menyre te padrejte. Mos i ngaterroni qendrimet e drejta per zbatimin e rregullave te kapitalizmit me ide te majta. Ne fakt qendrimi i Bushatit eshte i shendetshem edhe i qarte. Eshte, nga ana tjeter, artikulli juaj dendur me ‘diskursre’ te paqarta qe nuk dihet se ku rreh…..

    5. Dan Dupi says:

      Shkrim idiot, s’njeh asgje nga ajo qe ka ndodhur ne Shkoder por tjerr broçkulla pa fund.

  2. lesh e li says:

    Ku ka sot te majte e te djathte. Sot ka programe zhvillimi qe te mbledhin vota. Edhe filozofia e Edi Rames kjo eshte: Pertej te majtes e te djathtes. Ose as e majte, as e djathte. Keta qe gjoja merren me te majten se kane as vet te qarte cfare duan te thone.

    1. enver selimi says:

      Ditemiri thjesht nje mi nuk behet dot ari
      ai qe te mori dhe te beri me emer
      detyrimishte qe duhet respektuar
      Shikuam blushin e lexuar dhe iku se keshtu e kerkoj
      Edi Rama po menaxhon dy situata te veshtira qe nuk
      vijne shpesh po per shekuj
      Kurre ne demokraci njerezit nuk jane te njejte
      prandaj prisni skeni pare gje akoma
      Jeta pas covod 19 kuuurre nuk do jete e njejte
      u ankuam kot kure ishim mire

  3. Patrioti says:

    Z. Ditmir Bushati eshte intelektual i afte dhe i formuar mire. Fjalimi i tij i fundit ishte i mbushur me te verteta sa i perket vasalitetit te kryeministrit Rama dhe qeverise kundrejt oligarkeve, por ne gojen e tij tingellojne bosh. Ai ka qene per kater vite minister i jashtem i kesaj qeverie dhe kjo gjendje ishte dhe kete politike vasaliteti kishte kjo qeveri ndaj oligarkeve dhe krimit dhe ne ate kohe. Ai nuk mund te behet dot Albin Kurti i Shqiperise, as ai, as Arben Malaj, as Pandi Majko etj. qe pranuan ofiqet e Rames dhe ai me privilegje ju bleu heshtjen. Ju bleu heshtjen kur Rama shiste atdheun per koncensione gjakpiresish, kur flakte e tallej me socialistet, me mundin dhe endrren e tyre per nje Shqiperi te denje. Tani eshte vone, shume vone. Ne fillim duhet t’ju kerkosh ndjese shqiptareve dhe socialisteve e progresiteve qe ishe pjese e atij llumi e me pas te flasesh per ta dhe ne emer te tyre.

    1. zhaku i pamposhtur says:

      Patrioti jam dakord për opinionin tënd. .dua të shtoj se për 4 vjet Bushati ishte ministër i jashtëm. .nuk ishte vetëm një ministër i dështuar por ishte një vegël në duart e ish min të jashtëm grek Nikos Koxhias. ..Ditmir ‘Dhimitër’ Bushati u ka borxh shqiptarëve transparencën mbi dorëheqjen e ministrit të jashtëm grek Koxhias. .për sa kohë ai nuk pozicionohet për shumën e 50 mln eurove që ministria e jashtme greke kishte vënë në dispozicion të segmenteve të politikës e medias shqiptare dhe koash atëherë ai është i implikuar në këtë skandal pra ai dhe edi rama duhet të bëjnë transparencë ose të përgënjeshtrojnë ato që tha ish min i jashtëm grek Koxhias. .

  4. mik says:

    Mundohu sa te duash me deviju, apo me e nevleftesu Bushatin dhe fjalimin e tij , por ajo çka ai tha te Ejten ne Parlament, ishte nje akuze e hapur kunder qeverise se tij. Tendenca e Balles per kundersulm ishte jashtzakonisht e dobet, jo vetem verbalisht por edhe nepermjet ” his body language “, ku trupi i tij e kishte te veshtire te harmonizohej me gojen e tij kur fliste pa senc.
    Ditmir Bushati nuk asht nje lojtar i vogel ashtu siç pretendon ti. Ai nuk asht si ministri i jashtem i kohes ( nuk po me kujtohet emri i tij ) qe asnje gazete nuk permend emrin e tij, perveç skenat e humorit.
    Te gjith e dime qe ti je nje gazetar pro qeveritar e jo i pa-mvarun. Askush nuk pret ma teper prej teje.

  5. Nik says:

    Z. Patok, mendimet dhe idete e njerezve me integritet te larte dhe kulture si Z. Bushati vetem duhen inkurajuar! Ka plot anonime e injorante ai kuvend sepse te tille i duan kryetaret e partive, vetem sa per te ngritur duart lart sa here e kerkon shefi dhe te marrin gjithe ato rroga dhe privilegje absurde per nje vend te varfer.

  6. BUJARI says:

    Thelbi është: kishte të drjtë apo jo Bushati në atë që paraqiti në Kuvend?

    Pastaj, e majta dhe Shkodra, është një temë e gjërë…ku bashkohet e vërteta dhe mashtrimi.

    Në Shkodër, qark, në vitin 2013 e majta fitoi 7 vende dhe e djathta 6vende në parlament.
    Përse? Sepse përmes njerëzve të Tom Doshit u ruajtën votat…
    E djthta ka në Shkoder një rrjesht të fortësh, hajdutë, ish policë, ish shikas që i vjedhin votat.
    Kthehem në pyetjen e parë: Ylli, a kishte të drejtë apo jo Bushati në atë që tha?

  7. BUJARI says:

    Thelbi është: kishte të drjtë apo jo Bushati në atë që paraqiti në Kuvend?

    Pastaj, e majta dhe Shkodra, është një temë e gjërë…ku bashkohet e vërteta dhe mashtrimi.

    Në Shkodër, qark, në vitin 2013 e majta fitoi 7 vende dhe e djathta 6vende në parlament.
    Përse? Sepse përmes njerëzve të Tom Doshit u ruajtën votat…
    E djthta ka në Shkoder një rrjesht të fortësh, hajdutë, ish policë, ish shikas që i vjedhin votat.
    Kthehem në pyetjen e parë: Ylli, a kishte të drejtë apo jo Bushati në atë që tha?

    këtu duhet të jetë përgjigjja juaj…Tema është pro Ramë, por duhet të jetë edhe pro të vërtetës në këtë rast.

    1. Suljoti says:

      Shqiperia nuk ka klase politike por vetem Banditizem. Banditzem ky qe perdor ideollogjine majtas djathtas per tu justifikuar. Bushati nuk perfaqeson asgje. Eshte djali i Sulejman Bushatit ish sekretar i pare ne shkoder. Dekomunistizimin e vendit nuk mund ta beje askush si Bushati apo Rama qe na hapin bunkarte dhe oficeret e Sogurimit te shtetit jane kudo ne administrate. Mos u tallni me keto analuza boshe nuk prodhojne asgje, ky komb ecen perpara per inerci.

  8. Taulant says:

    Fatkeqesisht sot nuk ka me parti socialiste ne Shqiperi. Eshte nje hajdut rrethuar me 40 hajdut te tjer. Sot eshte 1 Maj dita e punetoreve , foli ndonje socialist per kete dite … asnje. Ramuti eshte nje hajdut i rrethuar prej oligarkeve,trafikanteve,krimineleve qe kane interesa te pebashketa . Ramuti ka privatizuar nepermjet koncensioneve gjithe ekonomin pra nje model ekonomik jo socialist por as i djathte . I shiti pasurite e Shqiptareve per dy lek ky eshte socialisti qe ka perdhunuar ish-partin socialiste Shqiptare.

  9. Me taksat e popullit mos guxojne te abuzoj asnje qeveritar says:

    Ti gazerar Ylli Pata
    Un jam qytetar qe pagoj rregullisht taksat ne shtet.
    Por qe te pagoj une per rrugen qe do i sherbej oligarkut , kjo nuk do ndodhe kurre.
    Ata qe nxjerrin kete tender ne kete menyre, duhen varur para ministrise.
    Ne kete rast bravo i qofte z. Bushati

  10. Riza says:

    O yll! Behet fjale per lirine tende dhe tkalamajve te tu nese se ke problem… ato oligarket do vazhdojn te blejn “power” . Media , pushtete… dhe ti sdo kesh gje ne dore vecse tbesh shkrime flluskash. Me oligarkun ne kohe krizash ti dhe une nuk jemi ne te njejten varke, jemi nen te njejten stuhi ai ne jaht ti e une me rrema. Dhe tjetra shif thelbin mos bej llogje teknikalitetesh kot. Sistemet ne bote jane ne krize tgjitha sben sens fare teknikaliteti qe ofron para kryesores.

    PLANETI KA ARRIT LIMITET , nuk ka vend per babezi materiale apo pushtetesh.

  11. Cool says:

    Ham ham Ylli,
    Ban bam Rama.

  12. nje pyetje per Paten, po ka mundesi says:

    Mire se ky Bushati qenka i majte Sporadik, por a na trego dot ti or Yll Pata se kush eshte ky i majti Real ketu tek ‘Rilindja’? (vetem mos me thuaj Taulant Balla se nuk te pyeta per ato qe nuk i gjendet katundi ne harte)

  13. Kritiku says:

    Per aq kohe sa organet e drejtesise nuk flasin per shkeljet e per vjedhiet, te gjithe kane te drejte e te gjithe s’kane te drejte.A do te fliste keshtu Z.Bushati po te vazhdonte te ishte minister?Shume nga keta “INTELEKTUALE” te larte kur largohen nga karrigia,behen parimior,u dhimsen te varferit,sulmojne pasardhesit e dalin ne lufte me oligarket.Kjo dyfytyresi nuk tregon pasterti por shpirt karieristi.

  14. ppa says:

    D.Bushati me kujton Ramiz Aline kur ishte i ri dhe i shkolluar ne Moske; ky vertete eshte shkolluar ne Perendim, por duket se aspiron apo po investohet per te qene lideri i ardhshme i PS, pas Rames. Ne fakt, ashtu si Ramizi, i mungon “ashti” per te qene lider. Ky ka mangesi edhe po te krahasohet me B.Blushin apo K.Islamin, te cilet dalloheshin per kurajo dhe grinte politike. Akoma me tej, ky nuk krahasohet edhe me E.Veliaj apo B.Klosi, qe ia kalojne atij ne angazhime dhe pune konkrete dhe qe sipas meje, jane liderat e ardhshem te PS.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje