U kap me armë dhe kokainë në Tepelenë, ja kush është i "rrezikshmi" që prezantohej si efektiv policie

1 Maj 2020, 14:34Kronika TEMA

Policia del me deklaratë lidhur me arrestimin e dy personave të cilët lëviznin me armë zjarri, thikë dhe kokainë në hyrje të Tepelenës.

Nga ana e uniformave blu gjatë paradites së sotme është bërë arrestimi i një 39-vjeçari i cili për t’iu shmangur kontrolleve, përdorte një emblemë të policisë, e cila u gjet në makinë.

Kapja e 39-vjeçarit u bë nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me FNSH Fier, në pikën e kontrollit në kufirin ndarës mes Tepelenës dhe Mallakastrës.

Efektivët e policisë në pikën e kontrollit në rrugën nacionale Tepelenë-Mallakastër, në afërsi të Liqenit të Krahësit, për ndarjen e zonave të gjelbra, gjatë kontrolleve të imtësishme për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo me lëndë narkotike, evidentuan dhe arrestuan në flagrancë 39-vjeçarin Bledi Haka, banues në Tiranë.

Nga kontrolli personal iu gjetën në trup doza me lëndë narkotike kokainë dhe nga kontrolli i automjetit që drejtonte ky shtetas u gjetën një armë zjarri pistoletë, një armë sportive, një thikë, një dorezë metalike dhe një emblemë e policisë.

Në përfundim të veprimeve, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Bledi Haka, 39 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu, po në vijim të veprimeve u bë edhe ndalimi i Rigert Çekani, 36 vjeç, banues në Tiranë, pronari i mjetit.

Ndaj të dyshuarve materialet iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë ose sportive”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

1 komente në “U kap me armë dhe kokainë në Tepelenë, ja kush është i “rrezikshmi” që prezantohej si efektiv policie”

  1. Dean says:

    Po Bledi del menjehere nga burgu pa merak.Ashtu si ne Tetor te 2019 kur u arrestua me pistolete “Glock” me vete,kokakine,thike,dokument policie doli per nje muaj nga burgu sigurisht pasi ju dha 50.000 Euro Drejtueses se “Hekurt” te Prokurorise se Tiranes Elisabeta Imeraj dhe prokurorit te ceshtjes Gjergji Tako.Ku SPAKU apo eshte KAPS ? JA te hetojne kete si rast si doli per nje muaj ky person pas presionit qe i beri Elisabeta prokurorit te ceshtjes Etien Kapo i cili refuzonte ta nxirrte nga burgu.Pasi e “Zevendesoi” E.Kapon ja dha ceshtjen Gjergj TAkos i cili ishte shume i “Rrepte” sa e nxorri vetem me nje muaj burgim..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje