Marrëveshja me Greqinë, Ngjela: 10 mijë punëtorë janë rreth 200 milion dollarë, shumë pozitive. Rama e theu karantinën për tregun

2 Maj 2020, 22:04Sociale TEMA

Avokati, Spartak Ngjela, e cilëson një zhvillim shumë pozitiv arritjen e marrëveshjes me Athinën zyrtare për punëtorët sezonalë.

Për Ora News ai thotë se kjo do të jetë një ndihmë e madhe për ekonominë.

Por problemin ai e sheh te çështja epidemiologjike, rreziku që ekziston për shëndetin e këtyre punëtorëve që do të shkojnë në Greqi, por edhe risku për ta sjellë virusin Covid-19 në Shqipëri kur të kthehen.

Ngjela: Do tu jepet kjo mundësi nuk jemi të sigurt. Por deri në 50 mijë shqiptarë kanë shkuar në Greqi gjatë sezonit të vjeljes së frutave dhe ka qenë në të mirë të ekonomisë shqiptare. Ky është mendimi ligjor grek, nuk e dimë çfarë mendimi ka kryeministri shqiptar dhe qeveria shqiptare. 

Ne i kemi të mbyllura rrugët me Greqinë, edhe Greqia me ne, por i ka hapur përmes parlamentit. Më tej çfarë do të ndodhë, këta 10 mijë do të ikin dhe  nëse ikin kur të kthehen do të vinë në karantinë? 

10 mijë punëtorë atje janë rreth 200 milion dollarë. Problemi është nëse ky tani do të thyejë karantinën për tregun? Mendoj se po. 

Por problemi është po individët a rrezikohen në Greqi, është gjendje më e rëndë atje. Nuk e dimë se në çfarë zonash do të shkojnë këta. Infektimi i tyre risjell epideminë në Shqipëri. Mirë shkuan, po kthimi?

Për tu kthyer i dinë shtigjet, nuk kanë nevojë fare të vinë nga kufiri. Nuk është gjendja aq e sigurt sa mund të mendohet. Por që ekonomia fiton një sasi të madhe dollarësh apo eurosh nuk diskutohet. 

Janë 10 mijë të punësuar dhe marrin 1000-1500 euro në muaj. Duhet ta shohim hap pas hapi si do ta argumentojë Kryeministri shqiptar këtë aferë.

Të paktën 10 mijë shqiptarë mund të punësohet përkohësisht në Greqi në sektorin bujqësor.

Herët të shtunën parlamenti grek miratoi ndryshimet ligjore që përveç hapjes së kufijve për këta punëtorë sezonalë, parashikon edhe punësimin e tyre pa vizë pune. 

Shqiptarët e interesuar duhet të aplikojnë përmes platformës punenegreqi.gr.

9 komente në “Marrëveshja me Greqinë, Ngjela: 10 mijë punëtorë janë rreth 200 milion dollarë, shumë pozitive. Rama e theu karantinën për tregun”

  1. o tourk'alvanos nuk ka vend ne Greqi..... says:

    gezuar ramazonin………..

    1. Flm says:

      O avukat leshi, tani e shikon qe eshte pozitive 200 miljon €uro, marveshja me Greqin ???
      ###
      Kjo eshte ajo qe duket, sepse per 30 vjet rresht te njejtat €uro futeshin nga Greqia.
      Jo vetem kaq por edhe me shume.
      ###
      Llogarit 1 miljon emigrant × 10€ = 10 miljon ne muaj, ose 120 miljon ne vit (kjo nje llogaritje minimale, e perafert per shpenzime ne dergesa, udhetime, blerje … te emigrantve te Greqis ne Shqiperi)
      ###
      Pa llogaritur dhe disa qindra miljona te tjera nga hashashi, prostitucioni, vjedhjet.
      ###
      Dhe ju o debila dhiteni nga gezimi qe Turqia ju jep 1.6 miljon € armatime ne harkun kohor 5 vjecar (edhe kjo me marveshje te pista).
      Po te jeni kaq debiiiiiila dhe sylesh ….

  2. Mahmut shqiptari says:

    Nga I nxorri 200 million ky. Apo si lulzim Basha 7×7=42
    Sikur ata te paguhen 10 Mije euro per 5 muaj se pun sezonale eshte I bie 10 mije veta I bie 100 million euro

  3. Mahmut shqiptari says:

    Dhe per ty o jevgu I azise ska vend ne Shqiperi.i degjeneruar

  4. sit back and relaks says:

    corona for free, pa vize fare!!

  5. zhaku i pamposhtur says:

    Sa turp të nxjerrësh përfitime nga ata fatkeqët. .nuk e di se si këtë ‘marrëveshje’ e konsideroni sukses. .përpara se tu gëzoheni të ardhurave nga këta punëtorët sezonalë shkoni dhe verifikoni kushtet e punës së tyre. .shikojini si punojnë nga mëngjesi deri në darkë shikoni stallat ku ata flenë pastaj gëzohuni për marrëveshjen tuaj ‘të madhe’…pastaj tregojini popillit se marrëveshja erdhi nga insistimi i palës greke dhe jo i palës shqiptare pastaj paraqiteni si ‘fitore’ të qeverisë rama. .këta punëtorët sezonalë kanë që në fillimet e viteve 90 që shkojnë dhe bëjnë këtë punë dhe do vazhdojnë ta bëjnë edhe në vazhdimësi shtetit nuk ka punë të përfitojë nga djersa e tyre. .nëse shteti shfrytëzon pagesën e siguracioneve të tyre tu përgjigjet për pjesën tjetër të vitit që ata nuk punojnë dhe t’u ofrojë asistencë sociale. .pastaj nëse shteti shqiptar kërkon të vjeli të ardhura nga emigrantët përse nuk i bën presion shtetit grek që të na paguajnë rregullisht siguracionet?jemi rreth 700 000 shqiptare që jetojmë në greqi shumica dërrmuese punojmë në të zezë, ne emigrantët jemi në mëshirën e shtetit grek dhe të braktisur nga shteti ynë, edi rama ka ardhur shumë herë në Athinë dhe ka bërë shumë takime me emigrantët por të gjitha takimet kanë qënë për të mbështetur edi rammën dhe jo për të parë e për të zgjidhur hallet dhe problemet e emigrantëve. .më vjen për të vjellë nga ky shkrim aq më tepër kur kujtoj min grek të bujqësisë Maqis Voridhis një antishqiptar i përbetuar që nuk la gur pa lëvizur për të tërhequr fuqinë punëtore nga shqipëria.

  6. Era says:

    Kapitalizmi do te ndryshoj formen dhe do te jete nje tjeter ere.teknologjia dhe zhvillimi ekonomik do kaloj ne duart e roboteve dhe kompjuterizimit.nuk do te kete me kengetar tallava ,kocerte neper sheshe kengetaret do te performojne vetem online, footbolli dhe te gjithe sportet po ashtu (nuk do te kete me sportist qe merr 500000£ ne jave)etj.mijera kafene, bare, pub, restourante dhe hotele do te falimentojne miliona makina do te dalin jashte rrugeve ,ekologjia do te kete nje kthese 180%,

  7. NDRYSHE says:

    He mo ku jeni o antigreker te papermbajtur ,gjeni e shani perseri, qe mir apo keq, ju esht gjindur shqiptareve ne dit te keqia ! E di qe ndonje “tifoz”,do me thot qe shofin interesin e tyre ,por gjithkush interesin e vet shef ! Ulini tonet e mos kafshoni gjithmon nje dor qe ju nderet ! Popujt kan gjithmon nje emerus e kur je komshi ,gjuha e mirkuptimit ka me shum pesh se ajo e politikaneve ngatrestar ! Kush nuk krenohet me xhestin madheshtor ne ndihm te italianeve ne kto dit te veshtira, sepse dham pa hezitim, ate qe mundem, duke “haruar” ngjarje renqethese viktimash , qe akoma jan ne fund te detit ! Historikisht populli yn ka kujtime te hidhura , por ja qe kohet ndryshojn e bashk me te edhe njerzit e ne jemi te keqijt e vetes qe ktij vendi e populli i kan kushtuar me shum se nje dor armike e huaj “qe gjen shesh e ben pershesh” !
    Uroj te mirkuptohem me kto pak fjal ,qe ka qellim paqsor e solidar mes popujve ne kto dit aq te veshtira qe po kalojm ndaj nje armiku te padukshem …..

  8. h says:

    Gjithë jetën me lëmosha,ndihma,greqia,gjermania,etj,etj.
    Noi punë për shtetasit tuaj ,jo e.
    Ju vetëm korrupsion,vjedhje,zaptim,drogë,kurva,mashtrime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje