“Na ishte njëherë një virus”, Kina provokon SHBA me një video të animuar

2 Maj 2020, 22:20Bota TEMA

Kina ka publikuar një video të shkurtër të animuar “Na ishte njëherë virusi”, ku ironizon reagimin e Shteteve të Bashkuara ndaj koronavirusit të ri përmes disa personazheve Lego që përfaqësojnë dy vendet.

Uashingtoni dhe Pekini prej javësh janë përfshirë në një debat të zjarrtë rreth origjinës së sëmundjes, që shpërtheu në qytetin kinez të Wuhan për t’u përhapur më pas në mbarë botën.

Në videon e animuar të postuar online nga agjencia e lajmeve Xinhua shfaqet një ushtar terrakote me maskë dhe Statuja e Lirisë.

“Kemi zbuluar një virus të ri”, thotë luftëtari.

“E çfarë pastaj?”, përgjigjet Statuja e Lirisë. “Është vetëm një grip”.

Më pas luftëtari bën paralajmërime të tjera rreth virusit dhe numëron të gjitha fazat e shpërthimit të tij në Kinë. Statuja e Lirisë i kundërshton dhe iu jep zë konferencave për shtyp të Trump ku tallej me ashpërsinë e sëmundjes.

“A je duke e dëgjuar veten”, pyet luftëtari në një kohë që statuja fillon të bëhet e kuqe për shkak të temperaturës dhe i vendoset një serum.

“Ne kemi gjithmonë të drejtë edhe kur kundërshtojmë veten”, përgjigjet Statuja.

“Ja përse më pëlqeni ju amerikanët, për vendosmërinë tuaj”, e mbyll luftëtari.

5 komente në ““Na ishte njëherë një virus”, Kina provokon SHBA me një video të animuar”

  1. loni says:

    ik tani o trupm dhe kerceno iranin,se tek kina te ngel sharra ne gozhd,por kur nuk ju ecen me nje shtet rival,kercenoni nje shtet tjeter qe nuk eshte ne kapacitetet e juaja ushtarake,tani te ngel qe inatin tja ncjerresh iranit duke e kercenuar me bombardime nqs te prek interesat,kurse kines rri e ferkoi bishtin ok trump,tani dilni ju majmunet komentues qe ju qifsha ropt e shpise dhe me kundershtoni moter qira qe skam te drejt kur shkruaj mendimin tim,ropt ku ti keni,shkruani kush ka motren kurve.

  2. Sa poshte ke rene Amerike ??? says:

    hahahahaha….Kinezet tallin trapin me Trumpin.

  3. Usa says:

    Joniii ty ta paska qi kina nonen mer delenxhi,HAJVAN!

  4. sem says:

    trump esht rehat, edhe 5 vjet te tjera se prek njeri.

  5. Edlira says:

    Hahahahaha???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje