Nga Fjorda Llukmani
E quajnë “Ballkoni i Himarës” dhe vendi ku kanë lindur artistë e hite të polifonisë shqiptare. Nga këtu shihet gjithë Himara dhe jo vetëm. Në një ditë të pastër me diell mund të vëzhgosh qafën e Llogarasë, Majën e Çikës, plazhin e Dhërmiut, Livadhit, Potamit e Llamanit.Midis tyre vihet re Kalaja e Himarës me shtëpitë që e karakterizojnë. Ndryshe nga ç’jam mësuar duke parë nga plazhi i Drimadhes, prej këtej ishujt e vegjël të Greqisë marrin formë tjetër. Nëse më pyesni mua, Piluri është një nga fshatrat më frymëzues të jugut. Jo kot prej këtej janë thurur vargje e poezi të shumta.
Sot ekzistojnë dy vendbanime që më parë janë banuar në shekujt 7 dhe 8 para Krishtit, si Fortifikimi i Majave të Perëndimit në Fushën e Vumloit. Pak para se të hysh në fshat, në të majtën tuaj poshtë është Manastiri i Shën Mërisë së Thalit që është ndërtuar në 1975-ën.
Mund të shkosh në këmbë nëpërmjet një shtegu, që të njeh dhe me lagjen e vjetër ku shtrihej Piluri. Rrënoja shtëpish pranë kishës kanë qenë të banuara deri rreth viteve 1650. Emri “Pilur” u shfaq për herë të parë në 1431 si pjesë e Sopotit, që sot është Borshi.
Rruga që të çon në Pilur është shtruar prej 2 vjetësh, prandaj nga Himara shkohet për rreth 20 minuta. Kthesat e lakuara që të ngjisin në kodrën 700 metra mbi nivelin e detit, janë perfekte për t’u përshkuar nga adhuruesit e motorëve dhe biçikletave.
Thonë që piluriotët rrjedhin nga fiset Kaone të lashtësisë, pra janë vendas. Në kohën e komunizmit kur Porto Palermo ishte bazë ushtarake e nëndetëseve, nuk lejohej kalimi buzë detit. Kushdo që shkonte për Sarandë, ngjitej në Pilur dhe kalonte në rrugën e vjetër që të nxjerr në Kudhëz e pastaj në Qeparo. Po e njëjta rrugë të çon dhe në Vranisht, Kuç e fshatrat e tjera të lumit të Vlorës.
Piluri përdoret si pikë ndalese për turizmin e aventurës. Gjatë verës makina 4×4 vijnë nga Saranda e ndalojnë për të ngrënë e shijuar freskinë e fshatit. Kur shkova për herë të parë në Pilur, u njoha me Kristo Çipën, i cili është autori dhe udhëheqësi artistik i grupit polifonik “Bejkë e Bardhë”.
E njoftova më parë që do të shkoja për vizitë e si shpërblim hëngra djathë e byrek shtëpie.
Ama një qëndrim në Vilën Cipa nuk ka kuptim po nuk shijove rakinë. “Rezervimet e para do të fillonin më 4 prill.”,-më thotë Kristo.
“Në përgjithësi na vijnë turistë polakë, italianë e gjermanë. Shumica janë kalimtarë por të tjerë kalojnë dhe natën në dhomat që kemi sipër. Mendoj se sivjet do të kemi turizëm që do të zgjatet deri në nëntor për shkak të motit me diell që kemi në Shqipëri,”- shton ai në bisedën që bëjmë bashkë.
Vila Cipa ka lindur e rritur shumë ikona të kësaj familjeje. Të gjithë e njihni Lefter Çipën, të cilin kam patur nderin ta marr dhe në intervistë në shtëpinë e tij në Himarë. Ai kurrë nuk ka hequr dorë nga krijimtaria, pavarësisht moshës. Më tregonte librin e kujtimeve e histori komunistësh. Për moshën time të dëgjosh për udhëheqësit e asaj kohe prej dikujt që i njohu nga afër, është privilegj e kënaqësi. Përveç vargjeve që ka shkruar për Himarën, me memorien time e kujtoj gjithmonë Lefterin me penë dhe cigare në dorë.
Në katin e dytë të shtëpisë është vizatuar pema e familjes. Sa do të doja ta kisha dhe unë një të tillë për fisin tim! Sipas Kristos, në një prej dhomave kanë lindur vetëm djem.
“Nëse do të bëhesh me djalë, hajde një natë e ta garantoj që formulën e ke të suksesshme. Kushdo që ka lindur djem ne fisin tonë, janë ngjizur këtu. Unë një vajzë që bëra, e linda në Vlorë,”-thotë ai.
Kur ka turistë mund të jesh dhe dëshmitar i këndimit live të këngëve polifonike.
Qendra e Pilurit te rrapi shihet dhe si vendpushimi ku banorët kalojnë një pjesë të ditës. Një herë jam ulur aty aq gjatë, sa mund të kem parë pothuajse këdo që jeton në fshat.
Bashkë me Milto Gjicalin, fyelltarin e grupit “Bejkë e Bardhë”, kemi ngrënë mish të pjekur në hell. Kush kalonte ndalonte e përshëndeste Milton, me këtë rast edhe mua. Një prej reportazheve të “Edicionit Veror” është xhiruar në shtëpinë e Miltos, i cili më tregoi stanin dhe jetën e tij si bari. Delet e tij janë me fat që dëgjojnë t’i bjerë fyellit shpesh herë.
Si oaz në shkretëtirë duken pemët e lisit që rrethojnë kishën e Shën Nikollës. Zhurma e gjetheve dhe ajri i freskët është zgjidhja e një dite të nxehtë vere. Mos u largo nga Piluri pa parë kishën e pa humbur në rrugicat me kalldrëm.
Ndonjëherë më duket sikur s’e njohim vendin tonë mjaftueshëm. Prandaj uroj që turizmin e këtij viti ta përqendroni në Shqipëri. Përveç plazhit kaloni në fshatra. Duhet të njiheni patjetër me vendet që kanë frymëzuar artistë të shumtë për të shkruar këngë polifonie që habiten dhe të huajt, jo më ne.
Po e mbyll me disa vargje të Lefter Çipës që më bëjnë të njoh më shumë veten, në këtë rast rrënjët e vendit tim:
“Më ka marrë etja,
po s’kërkoj burime
Më ka zënë dehja,
brënda gotës s’ime
Më ka ardhur vdekja,
po s’pres ngushëllime
Vallë, vërtet vetja,
është vetja ime?!” (dritare.net)
Ne fshatin e hajdutve thuaj
“…Manastiri i Shen Merise se Thalit qe eshte ndertuar ne 1975-en” . Si kamundesi ne kete vit ?!
Krenar per Pilurin fisnik
Prape me pordhe krahinore more te.mjere? Prandaj nuk behet art ne Shqiperi se Jae te gjithe nga Piluri. Po ata nga Fier I cfare jane? Apo lale hesapi qe nuk kane nxjere asnje njeri te hajrit. Po Berati, Vlota, Durredi, Korca edhe shume qytetet apo fshatra te tjere? Shqiptaret drug do te.mbeten prape.
Gjith ky artikull me 13 fotografi per nje fshat !! Fotot : Nje porte shtepie, nje banese, nje dhome gjumi, nje çoban me disa dele dhe nje foto e autores !! Po fshati ku asht ?
Me gjithmend e keni se mund te konsiderohet kjo si reklame ?!!
Te shkathet pilurjotet. bravo
Nuk ka ndonje bukuri…duket si gure i thate .pa peme asnje gje e bukur nuk eshte aty .ter Shqiperia eshte cop cop kemi shkaterruar gjithcka te bukur. prandaj boll ma e bukur e bukur se na hapet barkun
HISTORIKISHT PILURIOTET JANE TE NJOHUR SI GRABITES KARVANESH. HAJDUT ME DAMKE JANE DHE SOT E KESI DITA. KAN GRABIT NE SARANDE E GJETKE CI KA DASH QEJFI. TI GAZETARE LESHI TE PIES VETEM KTO ÇIPAT JETONE NE PILUR. VEC PER TA SHKRONI NJE JETE.
HISTORIKISHT PILURIOTET JANE TE NJOHUR SI GRABITES KARVANESH. HAJDUT ME DAMKE JANE DHE SOT E KESI DITA. KAN GRABIT NE SARANDE E GJETKE CI KA DASH QEJFI. TI GAZETARE LESHI TE PIES VETEM KTO ÇIPAT JETONE NE PILUR. VEC PER TA SHKRONI NJE JETE….
Prandaj ti o kali kujdes.se po ta hipen ndonje piluriot e nuk ta zbret me .he te keqen..
Aavash ore pilurak , avash ore gaxhgaun , stha ndonje gje te keqe njeriu , hajduter keni qene dhe jeni , dhe me damke , hajdute karvanesh dikur ,hajdute portokalesh dhe ullinjsh sot .Himaren e “volet ” per se gjalli , gjithe jeten e vidhni .
Ne Sarande keni bere kerdine , keni shvatur gjithcka , nga pyjet erdhet si kacaker, u strehuat ne veri te qytetit neper baranga dhe kolibe dhe me vone u leshuat .
Si puna e atij te pastrhut qe kerkon konak te futi koken e palare , e fton , nuk futet nga dera por hyn nga dritarja dhe pastaj thote shpia eshte e imja …..keshtu dhe ju ……….
Paske shume mllef ore ardian.po Saranda me te ardhur eshte krijuar.se qytet nuk ka qene ndonjehere.por ty kjo nuk te shqetesone kur behet fjale per te tjere . E pra meso ketu ore kolere ore bajge ore mi gjirizi.Vjedhja ka qene menyre mbijetese sepse ju te tjeret kur putheshit dhe perqafoheshit me turq per te pasur lehtesira.piluriotet duhet te vidhnin dhe te luftonin pa u nenshtruar te osmanllia.dhe mos harro 500 vite ne PILUR nuk shkeli kemba e beqireve dhe e hasaneve.dhe kete keto qe me shkruajte mua.guxo dhe thuaja ndonje pilurioti kur ta shikosh.ke per ti thene Baba pastaj.plehre.
Mire thote ai paski qene hajdute te medhenj po e pranon vete.Po bageti keni vjedhe??
…# thone qe Piluriotet rrjedhin nga fiset Xaone te lashtesis, , pra Jan vendas # ,- qe perkthehet sipas autores, Shqiptare..Vetem se Xaones jan fis I lashte grek ne Epir dhe se bashku me Thespotrous dhe Molossous Jan tre nga fiset kryesore greke te Epirit. Dhe Monastiri quhet Zoodochou Pigi Athali, i Panagia Athaliotissa i Athalotsa si i themi ne himariotet dhe jo Thali si e keni zakon te shtremberoni fjalet.
Hahaha…jevga himarjote!I madhi Petro Marko thote,se jan shqiptare himarjotet,pasardhesja e bythshiturve,pretendon se eshte greke!
Ne hale te veshë,nje mut më pak.O jevge,laj breket e pleqve grek,ate bëj!
Fshatin e dhive dhe cobanëve!Pfffff
Nuk e di per fshatin , por piluraket jane shume te lashte .
Thone qe kur krishti ishte femje i vogel e vune te bente vizatime , si ato zhgaravinat qe ben cdo femije i vogel kur eshte i mitur , filloj te vizatonte krshti dhe beri nje njeri me kok te madhe dhe vesh llapush , dhe tha : keta jane piluriotet ………
Do te ken bere zbore pilurjotet ty gjoja piluraku.dihet qe ne sarande s kishte njeri qe tu dilte para.
Kisha e Shen Merise eshte gjeja me e bukur ne Pilur.
Por nuk eshte ndertuar ne 75.
Vendalinjte ne Pulur jane pak derra?!!!!
Vendi eshte mbreselenes.
Ndersa ai fshati poshte quhet Kudhës.
Pra autori me cfare kuptoj smerrka vesh ti hidhka nje sy te dyte para publikimit. Gjyah. Mbase do jete vete Pilurjot!
O Qazim Mulleti.pa na thuaj nga je.dhe eja bejme nje krahasim.qe do na thuash dhe derra more derr .
U fut ky turku i gerqizuar te komentoj .
Pilurin e falte zoti per kengen e deshmoreve,e kane qare kengen 28 mije yje.
Fshati i haduteve
Korrofillaket e Janulles I ka vaftisur papui dhe pasi hengren copen e meshes u that we kaonet, thesprotet dhe molleset Jane folur shqip, por duhet te themi se Jane alines, sepse keshtu e do politika pederaste e homogjenias. Jasu pakikaraqi…qi…qi… Nuk meritoni koment e debat, dhjakonaridhes.
Artikull reklamues-promovues…
Duket i sponsirizuar.. ( Po flet për vetem per ca njerez e nje vend).
Dhe kjo ben qe njerrzit te orientohen tek negativja.
Nuk besoj se ka gjë te keqe ketu, se ne fund te fundit keshtu funksionon bota.
Por Shqiperia ka shumë fshatra te bukur nga veriu ne jug, mund te behej nje rubrike qe te fliste cdo here per nje nga keta. ( Nga Vermoshi ne Konispol thuhej dikur).
Keshtu njerezit do te kishin mundesine te njiheshin me mire me gjeografine, historine dhe kulturen.
Do ndihmonte shumë sidomos ne turizmin brenda vendit, zbutjen e varferise, zhvillimin e zonave rurake, etj..
Shqipëria nuk eshte vetem Pilur, kushdo qofshin keta dhe ai vend…