Me klubin e tij u tregua “koprac”, Mesut Ozil tregon bujarinë me myslimanët

3 Maj 2020, 00:24Sport TEMA
Me klubin e tij u tregua “koprac”, Mesut Ozil tregon bujarinë

Para disa ditësh doli lajmi që Mesut Ozil nuk kishte pranuar të ulte rrogën në masën 12.5%, ashtu siç bëri pjesa tjetër e ekipit, edhe pse është futbollisti që fiton më shumë te Arsenali.

Të shumta ishin kritikat që vërshuan ndaj mesfushorit të Përfaqësueses Gjermane, por mesa duket ai e ka ruajtur bujarinë e tij për myslimanët nga vendi i tij i origjinës, Turqi, të cilët janë në muajin e shenjtë të Ramazanit.

Ozil vendosi të dhurojë 80.000 paund për Kryqin e Kuq Turk, para të cilat do të përdoren për të siguruar iftar për  16.000 myslimanë në rreth 2.000 familje në Turqi, por edhe në Siri.

“Ne të Kryqit të Kuq jemi pranë njerëzve në nevojë 365 ditë në vit. Sigurisht që kjo është e mundur falë dhurimeve të shokëve tanë filantropistë. Falë vëllait tonë Ozil, ne do të kemi mundësinë të dërgojmë paketa ushqimore për njerëzit në nevojë,” tha Kerem Kinik, kreu i Kryqit të Kuq, për “Daily Sabah”.

3 komente në “Me klubin e tij u tregua “koprac”, Mesut Ozil tregon bujarinë me myslimanët”

  1. Shkenca Islamike says:

    Mire jua ben Gjermaneve dhe Anglezeve se nuk vene mend – hapju deren pislliqeve ja se si ta shperblejne……

    Ky po kontribon ne perhapjen e kultures se shkretetirave aziatike ne Evrope. Po kur ta bojne Evropen myslimone ku do te emigrojne keta pislliqe te pafytyre pastaj ?

  2. faikonica says:

    Hahaaaa…ku eshte problemi ketuuu?!..Abiiii!!!Byrazer!!!

  3. zhaku i pamposhtur says:

    Përse kjo propagandë kaq e ulët në adresë të Ozil? Ma do mëndja që edhe tfgs ta kishte shkruajtur këtë shkrimin e mësipërm do të tregohej më i përmbajtur. ..si nuk ju vjen turp që bëni këto lloj propagandash banale. .Ozil njihet për bamirësitë e tij përse kërkoni ti hidhni baltë? Ai ka një kontratë me klubin e tij dhe shumë mirë bën që nuk pranon uljen e pagës, është e drejta e tij ti përmbahet kontratës, pastaj çfarë ka për tu habitur në këtë mes se po bën bamirësi për patriotët e tij myslimanë? Kjo është një diçka që duhet reklamuar dhe lavdëruar. .ti artikullshkruesi duhet të dalësh nga bodrumet e mykura sepse je i verbuar nga urrejtja fetare. .shkrimi tregon pastër tendencën rraciste..Ozil është një lojtar model dhe njeri model. .ai përjetoi rracizmin më të egër në grupin e lojtarëve të përfaqësueses gjermane ngaqë doli hapur në përkrahje të erdoganit. .pavarësisht se ozil është i lindur dhe i rritur në Gjermani ai respekton rrënjët dhe traditën e tij familjare. .nuk e kuptoj si e godisni kaq ndyrëdisht dhe paturpësisht tjetrin ..sigurisht që keni marrë urdhër ‘nga lart’ për ta bërë një gjë të tillë sepse ju të temës nuk keni as kulturën dhe as eskluzivitetin për të bërë diçka të tillë thjesht tregoni që jeni ‘mashë’ në duart e qarqeve të errëta. .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje