Raporti amerikan: Kina i fshehu botës ashpërsinë e Covid-19, uli eksportin e e furnizimeve mjekësore

4 Maj 2020, 09:24Bota TEMA

Qeveria kineze ka fshehur qëllimisht ashpërsinë e COVID-19 nga bota, ndërkohë që po grumbullonte importet dhe po ulte eksportet e furnizimeve mjekësore, zbuloi një raport i Departamentit të Sigurisë së Brendshme të publikuar në CNN.

“Kina ka të ngjarë të ketë shkurtuar eksportet e furnizimeve mjekësore para njoftimit të janarit të WHO (Organizata Botërore e Shëndetit) se COVID-19 është një rrezik për të gjithë”, thuhet në raport, sipas burimit.

“Raporti, i cili vlerësoi të dhënat e eksportit dhe importit në fillim të këtij viti, u qarkullua brenda qeverisë federale të Premten”, tha burimi.

Departamenti i sigurisë thotë gjithashtu se Kina ka fshehur qëllimisht veprimtarinë e saj tregtare, pavarësisht se e ka mohuar publikisht. Kina është shprehur se nuk ka vendosur asnjëherë të ndalojë eksportin e maskave dhe pajisjeve të tjera mjekësore.

“Kina ka qasje në një grup të gjerë të lëndëve të para që janë të domosdoshme prodhimin e produkteve që janë të domosdoshme në pandeminë e Covid-19. 

Ajo ka një aftësi të fuqishme prodhuese dhe fuqi punëtore që mund të shpejtojnë prodhimin”, tha burimi për CNN, duke përfshirë veshje kirurgjikale, maska, dhe syze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje