Borrell nuk është kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës

5 Maj 2020, 16:51Rajoni TEMA

Në një intervistë me katër gazetarë të mediave nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe grupin KOHA, Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka folur për rëndësinë e samitit mes liderëve të BE-së dhe vendeve të rajonit që zhvillohet nesër përmes video-lidhjes. Ai, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, nuk e ka përjashtuar as idenë e ndryshimit të kufijve të Kosovës nëse për një gjë të tillë do të merreshin vesh Kosova dhe Serbia. Ai ka thënë se. nëse palët merren vesh, “BE nuk mund të jetë me katolik sesa Papa”.

Kjo shihet në bazë të përgjigjeve të tij në pyetjet më poshtë:

KOHA: Sikur para 20 vjetësh në samitin e Zagrebit ashtu edhe tash parashtrohet e njëjta dilemë. Kush duhet e kush jo dhe në çfarë kushtesh të marrë pjesë. Kjo për shkak të Kosovës. A ka ardhur koha që e tërë BE-ja ta njehë Kosovën dhe që BE-ja të flasë me një zë për këtë, se cila fjalë të përmendet e cila jo? Dhe që njohja e ndërsjellë të jetë qëllim edhe i dialogut. Të njihet se Kosova ekziston si shtet?

Borrell: BE-ja ka marrëveshje për bashkëpunim me Kosovën. Kjo dëshmon se ne pranojmë se diçka që quhet “Kosovë” ekziston. Nuk nënshkruani një marrëveshje me dikë që nuk ekziston. Në anën tjetër, njohja si shtet nuk është çështje për Bashkimin Evropian sepse kjo nuk është në kapacitetet e saj. Kjo është kompetencë e shteteve anëtare dhe secili vet vendos për këtë. Ju e dini se disa shtete e njohin e disa jo. Por duhet bërë dallim, dhe jam i sigurt se ju e bëni, mes njohjeve individuale si shtet nga shteti anëtar nga fakti se kemi marrëveshje në nivel të Bashkimit Evropian. Komisioni ka nënshkruar Marrëveshje me Kosovën në mënyrë që të bashkëpunohet dhe të ndihmohen kosovarët në përballje me shumë sfida. Ne po ashtu rishtazi kemi emëruar Përfaqësuesin e Posaçëm, me propozimin tim, në mënyrë që të ndërmjetësojë dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit. Kjo dëshmon se ne njohim se diçka si Kosovë ekziston. Unë personalisht kam vizituar Kosovën ndër të parat pas fillimit të mandatit tim. Jemi të angazhuar në dialog i cili është rruga e vetme për të zgjidhur problemin. Problemi nuk do të zgjidhet në këtë samit sepse është problem i cili mund të zgjidhet vetëm nga serbët dhe kosovarët.

DTTNet: A jeni ju zoti Borell, sikur Gjermania, kundër idesë së shkëmbimit të territorit mes dy shteteve? A është ky pozicion i Bashkimit Evropian. A është kjo temë jashtë tavoline dhe a mund të diskutohet për të?

Borrell: Siç thash kjo është një çështje që duhet të zgjidhet në dialog mes Serbisë dhe Kosovës. Unë nuk shoh nevojën që ne të jemi më katolik se Papa. Nuk na takon neve t’u themi serbëve dhe kosovarëve se për çfarë duhet të pajtohen ata apo jo. Roli ynë do të jetë të lehtësojmë dialogun. Por siç thash nuk duhet të jemi më katolikë se Papa. Nëse ata merren vesh për diçka në duhet gjithsesi ta studiojmë atë marrëveshje, sepse secila marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës ka ndikim në rajon. Por në parim ky duhet të jetë dialog i lirë dhe fer mes dy palëve. Dhe shumë tashmë është arritur dhe kjo nuk duhet të nënçmohet, sepse kemi sot lëvizje të mallrave mes Serbisë dhe Kosovës. Integrimi i policisë, gjykatave serbe në sistemin e Kosovës, zhvillimi i zgjedhjeve në Kosovë janë dëshmi për disa përparime në rrethana të vështira. Por është po ashtu e vërtetë, disa marrëveshje nuk janë zbatuar siç ishte pritur. Prandaj duhet ta rinisim dialogun e pastaj u takon serbëve dhe kosovarëve të vendosin se cili do të jetë rezultati i tij.

KOHA: Kjo është një pyetje tejet e rëndësishme. Ishte pyetja kryesore për më shumë se një vit. Përgjigja juaj se “BE nuk mund të jetë më katolik sesa Papa” mund të kuptohet se ju nuk e përjashtoni ndryshimin e kufijve të Kosovës, nëse të dy palët pajtohen. Ky nuk është pozicion të cilin e ka Gjermania. Ajo tërësisht e përjashton çfarëdo mundësie të ndryshimit të kufijve. A mund ta kuptojmë korrekt se, nëse palët pajtohen, Bashkimi Evropian nuk do ta kundërshtojë shkëmbimin e territoreve, ndryshimin e kufijve?

Borrell: Le të them se unë jam më shumë eklaktik. Ne duhet ta lehtësojmë dialogun dhe, siç thash, t’i marrim parasysh efektet kolaterale të çfarëdo lloj marrëveshje në pjesë tjera të rajonit, ku problemi i lëvizjes së kufijve ka qenë gjithmonë i ndjeshëm. Unë e kuptoj personalisht pozicionin e Gjermanisë dhe të tjerëve, por roli im, dhe i Përfaqësuesit tim të posaçëm është që ta lehtësojmë dialogun.

8 komente në “Borrell nuk është kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës”

  1. Baliu says:

    Ne nje vije me kalin e Brojes (Trojes).

  2. spata says:

    Mblidheni mendjen o shqiptare . Ata qe na kane coptuar kur nuk do te na japin ate qe na takon.Keto ceshtje sot jane bere aq shume bajate sa cdo kush e kupton se dicka luhet ne kurrizin e popullit shqiptare dhe te shteteve te Ballkanit perendimor .Kaq te veshtira jane ceshtjet midis Kosoves e Sebise qe per me se 20 vjet nuk zgjidhen . Qellimi eshte qe palet te lodhen dhe me se fundmi tu jepet kura e qetsimit .Ju do merrni kete e do lini kete ne do te kontrollojme keto per nje afate te gjate qe ju te mos mendoni se kujt i takojne .
    Pse Evropa bie dakorte .Kur flasim per Evrope nenkuptohen ato shete qe ngriten, me fonde ,shtetin modern te Federates Jugosllave me Titon.Evropa derdhi lum parash me synim qe nje dite do tja merrte 2 ose 3 here me shume borxhin e dhene.Ajo e do Serbine ne BE se vetem keshtu ja merr ato qe ka investuar .Kosoves cti marri . Pleshtat qe ka lene Serbija .Sh.B.A ato qe deshi i mori dhe radhen e kane shtetet kyce te Evropes . Keto do te realizohen me nje harte kufijesh sipas interesit te tyre .Sigurishte baze do te jene pasurite e palujshme qe jane dhe fitim prurese .

  3. Aleks says:

    Tjeter loqe kolonizator kompleksiv ky personazh i Servantesit!

  4. Olimpia says:

    Cdo me thene…dicka qe quhet Kosove…A je ne gjendje ti z.Borrel pas shkembimit te kufijve Serbi Kosove te ndalosh pjesen shqiptare te MV dhe Malit te Zi te bashkohen me Shqiperine…Po keshtu cila e drejte nderkombetare ndalon bashkimin e Kosoves me Shqiperine….??Pastaj fillojne me radhe,hungarezet kerkojme pjese nga Serbia,Rumania dhe Sllovakia,Serbia kerkon pjesen serbe ne Bosnje,gjermanet kerkojne Alzasen dhe Keinesbergun(Kaliningradin)dhe pjesen perendimore te Polonise,Polonia pjesen perendimore te Ukrahines,Rusia kerkon pjese nga Estonia,Ukrahina,Lettonia,Kazakistani,Gjeorgjia, Italia kerkon Istrian dhe Fiumen,Greqia fshatrat greke ne Shqiperi….dhe kjo historia nuk mbaron kurre o Borrel.Mos harron katalanet ,basket etj.Europa shnderrohet nje rremuje, fillojne perplasjet politike,prishet BE dhe te fituar jane Kina,Rusia dhe SHBA..Perse gjithe kjo,qe Trump te kete nje fitore per ta perdorur per zgjedhje.,Mos luaj me zjarrin o Borrel…Europa e ka shkaterruar dy here vehten dhe boten dy here,mjafton kaq.

    1. Aleks says:

      Shqiperi eshte deri poshte maleve te Pindit, preveze e deri ne Arta, Sanxhak, Ulqin dhe Shkup or lum miku!

  5. Analisti Amator says:

    1-Nga sa e lart del e qarte se Evropa nuk ka nje mendim unik per paqen midis Kosoves dhe Serbise. Pese vende qe nuk e njohin Kosoven, nuk eshte se kane ndonje inat Kosoven apo simpati per Serbine. Ne politike vendosin interest dhe jo simpatite. Ato shtete qe nuk e kane njohur Kosoven, nuk kane ndermened ta njohin sepse kane problemet e tyre te brendeshme te ngjashme me problemin e Jugosllavise(Serbise). Keto vende do preferonin qe Serbia ta njihte Kosoven. Kjo do zgjidhte problemin e tyre te brendshme. Psh nqs Serbia do njihte Kosoven, ahere Spanjes i jep te drejten ta njohe ose jo Katalonjen…etj. Ne kete kuptim njohja e Kosoves nga Serbia do ishte “fitorja e paqes” qe Allbajt ka qene e para qe ka uruar ne shqiptarve.
    2-Gjermania, si udheheqese e Bashkimit Evropian, nuk do qe “shkembimi I territoreve” te evidentohet si kusht qe Serbia te njohi Kosoven. Ajo nuk do te hapi “kutine e Pandores” dhe ti krijoje problem Spanjes dhe vendeve te tjera. Ne vecanti ajo nuk do qe kjo te jete shembull per Bosnjen. Ne kete rast Serbet e Bosnjes do ndiqnin te njejten skenario per tu bashkuar me Serbine. Me nje fjale Gjermania nuk do ta evidentoje “shkembimin e territoreve” si kusht, por mund te jete dakort per arritjen e marreveshjes sipas nje dokumenti kompleks, ku perfshihen dhe kufijte. Ajo ve ne plane te pare bisedimet dhe jo kushtet. Ketu gaboi dhe Haradini qe vuri taksen 100 perqint. Ai nuk kuptonte se “shkembimi I territoreve” dhe bisedimet ishin dy gjera te ndryshme. Ai sabotoi bisedimet(si budalle qe eshte) sepse nuk u mor vesh me Merkel. Kete gabim e thelloi edhe Kurti me teorine e reciprocitetit qe presupozon bisedime me kushte. Ne kete delitantizem te politikes Kosovare, Vuciqi kur pa qe kosovaret rane viktime e idjotizmit politik, e shfrytezoi taksen dhe reciprocitetin si sebep per te na bere ne fajtore qe nuk jemi per bisedime. Perfundimisht per kete pike mund te them se ishte gabim fatal qe ne shkaktuam deshtimin e bisedimeve. Femija u mbyt qe ne barkun e nenes, sepse kemi te bejme me idjot qe menduan te shiten si patriot. Arriten deri aty sa te shpallin armik Thacin, qe ne thelb e cuan problemin 10 vjete pas. Koha nuk kish arritur akoma aty qe Thaci te fliste hapur. Marreveshja e mundeshme do kalonte ne referendum dhe pikerisht ketu mund te diskutohej se si Haradini apo Kurti mendonin. Nga ana tjeter, po te ndiqje reagimet e Serbeve, shikoje qe Vuciqi ankohej se populli Serb nuk po e kuptonte. Nga fjalet e tij kuptohej se se cdo lloj marreveshje qe te arrihej midis nesh dhe Serbeve, ai nuk do kalonte ne referendumin serb. Populli serb akoma mendon se Kosva eshte “zemra” e Serbise. Venia e takses i dha shansin e rene nga qielli Vuciqit te dilte nga bisedimet duke bere fajtore shqiptaret. Mbas kesaj hstoria eshte komplet ne favor te shovinizmit Serb. Me dashje apo pa dashje Haradini dhe Kurti ndihmuan Serbine te rikuperohet dhe te afrohet me afer qelimeve te popullit Serbe dhe Kushtetutes se Serbise…
    3- Amerika ishte me qarte ne kete mesele. Ajo mendonte se do mbeshtetste cdo lloj marreveshje qe do arrihej midis Shqiptareve dhe Serbeve, qofte edhe me shkembim territoresh. Kjo ka arsyet e veta. Ne rradhe te pare ishte Amerika qe na cliroi. Ajo do qe ta kosolidoje perfundimisht Kosoven duke i dhene tapite e tokave te veta Kosoves. Ajo ne asnje menyre nuk vinte ne pikepyetje kufijte e Kosoves por nqs shqiptaret dhe serbet do binin dakort per te shkembyer veriun e Kosoves me Jugun e Setbise, ajo nuk do ishte kundra. Ajo nuk kish frike nga ndonje “kuti e Pandores” sic kish frike Merkel. Amerika eshte shtet unik dhe ishte unike ne politiken e saj. Ajo i ben llogarite sipas interesave te saj. Nqs Serbia do njihte Kosoven, hapej presektiva edhe e bashkimt tone kombetar, qe eshte edhe ne interes te Amerikes. Sa me i forte te ishte shteti i bashkuar shqiptar, aq me shume plotesoheshin interest amerikane ne Evrope…
    4-Kosova vet tregoi qe eshte nje shtet rrumpalle. Politikanet treguan qe ose jane spiune te Serbit ose dilettante te rrezikshem qe shesin interest e Kosoves per interesa personale. Per te justifikuar mendimet e tyre ata shkuan shume thelle ne poshtersite kunder Kosove. Ata si kalamaj nxorren sheshit ckishin biseduar me njeri tjetrin deri aty sa shpallen edhe armiqte nga nje ane dhe patriotet nga ana tjeter. Ne te vertete situata ishte se cte behej me mire per kombin dhe konsultimet midis udheheqesve perfunduan ne armiqesi dhe thashetheme deri neper gjyqe. Ky ishte turpi Kosovar! Kete naivitet te tyre e shfrytezoi agjentura serbe qe derejtoi shpirtin tone luftarak ne shpirtin e luftes brenda te njejtit soj….Kjo situate vazhdon akoma duke treguar se Kosova nuk e meriton mevetesine. Armiku ka depertuar thelle ne shoqerine Kosovare dhe perendimi po mendon se shqiptaret nuk jane ne gjendje te mendojne me koken e tyre. Ata nuk dine se cduan. Ata nuk dine te bejne shtet. Argumenti kryesor eshte lufta qe i bejne Amerikes. Akuzojne Trampin si spune e Putinit dhe Ameriken si sherbetore te Serbise. Komlet rrumpalle!
    Perfundimisht Evropa dhe Amerika jane marre vesh. Shqiptaret duhet te kene te qarte se dy jane varjantet qe diskutohen sot. Ose “shkembim territori” ose “te drejta te vecanta”per Serbet e Kosoves. Teorite e shkaterrimit total te Serbit qe na paraqesin patriotet fallse te Kosoves, nuk jane ne planin perendimor. Shqiptaret duhet ta vendosin cduan. Cfardo qe te duan asnjehere nuk kane pse te dalin nga bisedimet. Te mbajne lidhje te ngushta me amerkanet sepse Amerikes dhe neve na puqen interestat. Lidhjet te mbahen e dhe me Evropen sepse Evropa eshte endra jone dhe asnjehere te mendojme se Amerika dhe Evropa nuk merren vesh me njera tjetren….

    1. beni says:

      Kosova,serbia,bosnjhercegovina,Mali zi ,maqedonia,shqiperia eshte perfshire ne formulen West ballkan dhe ky Format eshte me e Mira per gjith popujt qe perfaqsojn kto shtete!
      Perzjerjet e popujve ne Ter Territorin e ballkanit perendimor kan te njejten Kultur,te njejten Histori, Europa di te dalloj,por integrimi ne te eshte ne vend numero!
      Lufta per pushtet e seciln nga kto shtete me urejtjen nacionale e fetare veshtirson hapjen e cdo Problemi Garantie sociale qe nuk Häsin ne Europen e bashkuar,Kur flitet per tregti?
      Europa perfaqson interesat e saj ekonomike,Ju kerkonin USA qe ne Planin ekonomik kan Interesa te ndersjellta ndaj europes,Bile Europa me teper perafrohet me Russin se sa amerikanet???
      Prapagande anti Russe degjojm shum,por lepuri fshihet gjetke!
      Amerikanet kerkojn inflyencen e saj,Kunder asjaj Europiane,keshtu e pesoj edhe Fan noli !!!! Europa,russia e Italia sollen ne pushtet Ahmet zogun,sepse keshtu ish interesi e interesat e Europes edhe sot eshte e njejta situate!

  6. Fredi says:

    E çfar po i rruhet kti mutit amerikes se si shiten dhe falen territoret SHQIPTARE , ktu nuk po i rruhet ktyre politikanve shkerdhata qe kan lindur e jan rritur ne kte vend dhe per dy kacidhe e nxierin ne ankand vatanin , kush pyet per kte , ky e fal SHQIPRIN vetem per nje falimderit se nuk e lidh gje me ket ven , idjot gazetar , debil : Borrelli nuk esht kunder pazareve me territoret SHQIPTARE po na habit ky kokrra legenit , ku esht katandis ky vend ne dor te kujt ka mbetur ,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje