Britania e Madhe lë pas Italinë dhe arrin një rekord tepër të zymtë, duke u bërë vendi europian me më shumë viktima. Në ditën e fundit u shënuan 693 të vdekur nga Covid-19, me një total prej 29 427 humbje të jetëve. Qeveria e Londrës po përgatit masa lehtësuese, ndërsa nuk ka caktuar akoma një datë për nisjen e rihapjes graduale të ekonomisë.
Rritje shënuan edhe rastet e reja në Britani. Të prekurit në këtë shtet janë mbi 190 mijë. Ndryshe paraqitet situata në Spanjë. Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se në 24 orët e fundit u regjistruan 185 vdekje nga koronavirusi i ri, duke e çuar bilancin në mbi 25 600 viktima.
Edhe pse kufizimet janë lehtësuar paksa në këtë shtet, përhapja e COVID-19 është frenuar tek popullata por jo tek sistemi shëndetësor. 70% e rasteve të reja në ditën e fundit ishin nga bluzat e bardha.
Faza e dytë e bashkëjetesës me pandeminë në Itali ka ndikuar në bilancin ditor. 236 humbje jetësh u raportuan në 24 orët e fundit, duke zbehur paksa shifrat e ulëta të ditëve të fundit.
Në total virusi pandemik ka shkaktuar më tepër se 29 mijë viktima në shtetin fqinj. Rastet e reja shënuan rritje, me mbi 1300 të tilla.
Që prej shpërthimit të pandemisë, në Itali janë infektuar më shumë se 213 mijë njerëz. Rritja e shifrave gjatë rihapjes graduale të ekonomisë në këtë shtet parashikohet edhe nga një studim i Kolegjit Imperial të Londrës.
Sipas tij, Italia rrezikon të regjistrojë dhe 23 mijë viktimave të tjera nga Covid-19 në këtë periudhë tranzicioni. Si pjesë e masave lehtësuese, është rihapur dhe Aeroporti i Bergamos për fluturimet me pasagjerë. Ndërsa kryeministri, Giuseppe Conte falënderoi qytetarët duke thënë se janë treguar të përgjegjshëm.
Ndoshta si numer absolut, se Belgjika qendron me lart se britania ne vdekjet per fryme te popullsise.
Pasaktesi. Numri i viktimave per fryme popullsie tregon vdekshmerine. Britania ka 433 vdekje per 1 miljone banore., Spanja 548, Italia 485, Belgjika 692, Suedia qe nuk u mbyll 283 vdekje per 1 miljone. Ne kohen e Internetit gazetaret duhet germojne me shume e te shohin statistikat ne worldmeter info.
Tu rroje fashisti Boris Donald Poutin!
Copa mishi pa sy e veshe…