FOTOT/ E parandjeku vdekjen: Gruaja e legjendës Koby Bryant gjen letrën prekëse

6 Maj 2020, 10:56Lifestyle TEMA
FOTOT/ E parandjeku vdekjen: Gruaja e legjendës Koby Bryant gjen

Kobe Bryant mund të mos jetë më në këtë botë, por ai la një surprizë shumë domethënëse për bashkëshorten e tij Vanessa.

Katër muaj pas aksidentit tragjik, Vanessa Bryant ka gjetur një letër të përgatitur nga bashkëshorti i saj Kobe.

Vanessa gjeti një letër përfundimtare nga burri i saj i ndjerë dhe vendosi ta hapë atë në ditëlindjen e saj, më datë 5 maj.

Kur ajo hapi zarfin, i cili ishte etiketuar “Për dashurinë e jetës sime”, ajo gjeti një vizatim të vetes me një engjëll duke e mbajtur lart .

Dje gjeta një zarf ku shkruhej: Dashurisë së jetës time, nga Papi”. Prita që ta hapja zarfin në ditëlindjen time, më dha diçka për të pritur sot. 

Ironia është se Kobe kishte vendosur një foto timen të vizatuar me një engjëll që më mbante në krahë… 

Më mungon dashuria e jetës time dhe vogëlushja ime e ëmbël. Mirënjohëse që u zgjova pranë 3 vajzave të mia të ëmbla sot. 

Do të doja që të gjithë të ishim bashkë! Dëshira ime e ditëlindjes”- shkruan Vanessa krahas postimit prekës.

Basketbollisti legjendar Kobe Bryant dhe vajza e tij Gigi vdiqën së bashku në një aksident tragjik me helikopter në Calabasas këtë janar.

Kobe Bryant la pas gruan e tij, Vanessa dhe tre vajzat e saj: Natalia, Bianka dhe Capri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje