Trupat e viktimave të koronavirusit janë parë të shtrirë nëpër rrugët e kryeqytetit të Ekuadorit, në një kohë kur ishte njoftuar se pandemia nuk ka arritur akoma në Amerikën Latine, shkruan DailyMail.
Ekuadori ka më shumë se 30.000 raste të konfirmuara me Covid-19 dhe është vendi i tretë më shumë i prekur pas Brazilit me 7,921 viktima dhe 114,715 raste, dhe Meksika e cila ka regjistruar 2,271 vdekje dhe 26.025 raste.
Disa vende, përfshirë Ekuadorin, Kolumbinë dhe Republikën Dominikane, kanë zgjatur masat e tyre të bllokimit në përpjekje për të ndaluar përhapjen e virusit megjithatë numri i infektimeve vijon të jetë i lartë.
Në fotot e publikuara në rrjet ekspertët e mjekësisë ligjore u panë teksa merrnin kufomën e një burri 65-vjeçar, i cili dyshohet se ka vdekur nga koronavirusi.
Organizata e Shëndetit Pan Amerikan (PAHO) u ka kërkuar qeverive të jenë ‘të kujdesshëm’ kur fillojnë të lirojnë kufizimet, duke paralajmëruar që transmetimi i virusit mbetet ‘shumë i lartë’ në Brazil, Ekuador, Peru, Kili dhe Meksikë.
Pamje te papara ndpnjehere!Dy kufoma jane dhe hop xhixhi qe gjn nje foto fillon e ve nje titull bombastik pamje te jashtezakoneshme rruget e mbushura plote me te vdekur kur vetem nje person shikohet i shtrire dhe i marre ne disa pozicione,ose sipas kazanit mediatik mund te jene veshur te gjithe me te njejtat atlete!
Kush e ka bere kete artikull Dash Kaloshi apo ai ka shekollun e kaluar!
Na myten budallenjte me status gaze. ari!
Ngelet duke perhap panik. Aty eshte foto e nje pensionsti te vdekur nga kushedi se cfare. Titulli juaj ” Rruget e Ekuadorit mbushen me viktima nga Covid 19″. Turp.