“Edhe republikanët blejnë këpucë”, batuta kult e Majkëll Xhordan

6 Maj 2020, 13:18Bota TEMA

Një nga batutat më të famshme dhe më kontroverse të Majkëll Xhordan, ish-yllit të basketbollit amerikan, është: “Edhe republikanët blejnë këpucë”. Një mënyrë e tij kjo për të justifikuar faktin që nuk kishte asnjë angazhim politik dhe social në kohën kur ishte në aktivitet. Ish-basketbollisti i Çikago Bulls nuk donte të kompromentonte marrëveshjet me sponsorët e tij.

Origjina e kësaj fraze që është komentuar shumë, është shpjeguar në librin e gazetarit të njohur amerikan të “Chicago Tribunë”, Sem Smith. Ai është autori i “best-seller”-it “The Jordan Rules” (Rregullat e Xhordanit). Smithe e ka ndjekur gjatë gjithë karrierës dhe në librin “Second Coming” tregon se sportisti kishte miqësi me senatorin afro-amerikan Harvei Gant, i cili dëshironte që Xhordan ta ndihmonte për të drejtuar Karolinën e Veriut në garën kundër republikanit Xhes Helms. Në atë kohë ylli i Çikagos e refuzoi ftesën, duke thënë se nuk ishte i interesuar për politikën dhe se nuk e njihte situatën.

Në librin e tij, Smith shkruan: “Një mikut të tij i ka thënë: ‘Edhe republikanët blejnë këpucë’”. Edhe sot Majkëll sulmohet për ato fjalë dhe është absurde. Fjalët e tij janë keqinterpretuar dhe është pjesërisht faji im, sepse unë i shkrova. Jam ndjerë shumë keq gjatë viteve të fundit. Xhordanit i pëlqente të diskutonte me gazetarët, i pëlqente t’i sfidonte në disa argumente, duke e thënë gjithmonë ai fjalën e fundit. Kur flitej për fushatën në Karolinën e Veriut, ai nuk fliste, sepse NBA i kishte kërkuar të mos përfshihej në politikë.

Për të diskutimi ishte si një ndeshje, donte të fitonte gjithmonë. Pasi foli pak, e mbylli bisedën me fjalinë: ‘Eh, edhe republikanët blejnë këpucë’. Ishte mënyra e tij për të mbyllur gojën me një batutë dhe ia doli. Kur shkrova atë fjali, nuk sqarova se ishte një shaka e Majkëll Xhordanit. Për vite me radhë kam dashur të shpjegoj se ishte vetëm një batutë”. Smith ka thënë gjithmonë se është penduar shumë që nuk ka sqaruar kontekstin e fjalëve të ish-basketbollistit.

Përtej kontekstit të asaj fjalie, faktet mbeten: Xhordan gjatë viteve më të mira në sport nuk u prononcua publikisht për tema politike dhe sociale, duke u ekspozuar sa më pak, sipas udhëzimeve të agjentit të tij Devid Falk, i cili theksonte se sa më pak Xhordan shihej në të tilla raste, aq më i fortë bëhej imazhi i tij si ikonë. Por vitet e fundit ai është ekspozuar. “Kur luaja, mendoja vetëm për basketbollin. Isha lojtar profesionist dhe doja të isha në lartësinë e duhur. Tani kam më shumë kohë për të kuptuar gjërat që më rrethojnë, çështje të ndryshme dhe probleme. Jam më i impenjuar për të thënë fjalën time dhe për të mbështetur financioarisht për përmirësimin e situatës”, thotë vetë Xhordan.

Dhe mospërfshirja në politikë në atë kohë e ka bërë edhe më popullor Majkëll Xhoradin në Amerikë dhe kudo në botë. Me ardhjen e Tramp në krye të Amerikës, gjërat kanë ndryshuar dhe përfshirja e sportistëve në politikë nuk është më një tabu.

1 komente në ““Edhe republikanët blejnë këpucë”, batuta kult e Majkëll Xhordan”

  1. Shqip says:

    Aman, botojini ketij/kesaj qe ka shkruar artikullin ca shkrime te tjera! Se na kenaqi.
    Lavdi kesaj dite kur doli njeri qe shkruan mire shqip ne kete gazete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje