Gjethet e rrushit dhe vetitë e forta antioksiduese

6 Maj 2020, 16:14Lifestyle TEMA

Në vende të ndryshme të botës gatimi më tradicional që bëhet me gjethet e rrushit njihet me emra të ndryshëm (Japrakë, dollma, sarmi etj..).

Ato konsumohen në mënyra të ndryshme, por më e njohura duket se është rolloja e mbushur me oriz, qepë dhe erëza. Në fushën gastronomike, gjethet mund të përdoren të freskëta, kur periudha i bën ato të disponueshme dhe mbi të gjitha nëse jeni të sigurt për origjinën e tyre.

Ato përdoren kryesisht në Lindjen e Mesme, ku ato përbëjnë një nga ushqimet kryesore të ushqimit të përditshëm, por ato i gjejmë edhe në Greqi, Turqi, Bullgari, Moldavi, Rumani, Shqipëri, për përgatitjen e pjatave të ndryshme tipike.

Për më tepër, sondazhet e fundit kanë treguar se edhe në nivel kombëtar disa revista gatimi dhe bloge të ndryshme propozojnë receta të bazuara në gjethe rrushi.

Rrushi është një burim i mirë i antioksidantëve, por siç duket edhe gjethet e tij janë të pasura me komponime anti-mikrobike dhe antioksidante.

Një hulumtim i botuar në International Journal of Food Properties në fillim të vitit 2013 krahasoi nivelin e  antioksidantëve të gjetheve të rrushit të mbledhura në muajt maj, gusht dhe shtator. Studimi raportoi se gjethet e rrushit të mbledhura në shtator kishin nivelet më të larta të flavonoideve, fenoleve dhe flavonoleve të gjitha të njohura për vetitë e forta antioksiduese.

Ndër të tjera, vetitë ushqyese të lidhura me këtë produkt të pasur me Antocianins (një lloj flavonoids), Vitaminë A, E, C, K, Magnezium dhe Tannins. Një ushqim i cili ka vlera ushqimore përpos funksionit që kryen në mbështjelljen e dollmasë.

2 komente në “Gjethet e rrushit dhe vetitë e forta antioksiduese”

  1. Lexuesi says:

    Nuk e di se ç’farë thone gjuhëtarët, por unë njoh nje bimë që quhet hardhi e cila ka gjethe dhe nxjerr edhe bistakë me rrush. Nuk kam parë që rrushi te ketë gjethe, rrushi ka vetëm kokrra. Gjethet i ka hardhia. Po agronomët si i emërtojnë?. Ne bejme japrak me gjethe hardhie, se rrushi yne s’ka gjethe.

  2. Aleksander Thana says:

    Po kur thuhet, “gjethe molle”, “gjethe fiku”, “gjethe ftoi”, etj…, cfare duhet te themi!? Ne themi, gjethe rrushi dhe gjethe hardhie.
    Sa per kuriozitet, ,(kjo eshte jashte temes qe po trajtohet), shqiptaret Jane I vetmi popull kultivues rrushi, qe organit mashkullor I thuhet gjithashtu, “rrush”, sidomos perdoret tek femijet kur u flitet me perkedheli, rrush, rrusho, ku e ke rrushin e vockel etj, etj. Ky fakt interesant ka me shume kuptim dhe nevoje per levrim duke e lidhur me statujat dhe pikturat e lashta, ku organi gjenital mbulohej me gjethe rrushi !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. Z
    ZOROOS

    ajo eshte gjethe rrapi

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje