Gjoka, zbulon “sekretet” e presidentëve dhe ndryshimin mes kampionatit shqiptar e atij maqedonas

6 Maj 2020, 18:36Sport TEMA

Trajneri i Shkëndijës Ernest Gjoka ishte i ftuar sot në një lidhje direkte me emisionin “FanZone” në Supersport, ku foli për ditët në izolim për shkak të pandemisë dhe zbuloi “sekrete” të presidentëve me të cilët ka punuar.

Si po kaloni këto ditë pandemie?
Kjo pandemi na ka vënë disi në vështirësi, por për fat të mirë po përshtatemi.

Si ju është dukur kampionati maqedonas?
Këtu nuk është një kampionat i thjesht, përkundrazi është shumë i vështirë. Shkëndija nuk është si në sezonet e kaluara dhe kemi pasur shumë probleme. Në po përpiqemi të rikthejmë Shkëndijën fitimtare, por këtë sezon e shikojmë shumë të vështirë.

Ku është kampionati më i fortë në Shqipëri apo në Maqedoninë e Veriut?
Për hir të së vërtetës, janë të ndryshme. Në Shqipëri kampionati ka infrastrukturë më të mirë dhe më shumë bukuri, ndërsa në Maqedoni ka më shumë lojtarë të mirë individualisht.

Cili trofe të ka shijuar më shumë?
Trofetë shijojnë të gjithë njësoj, sidomos kur vijnë pas një mundi dhe pune të madhe, por unë do të veçoja Kupën e fituar me Flamurtarin, që ishte trofeu im i parë si trajner.

Do të donit të stërvitnit Partizanin?
Partizani është një ekip elitar dhe nëse do vinte një ofertë pse jo, në punën tonë ndodhë gjithçka dhe nëse rrugët tona bashkohen pse jo.

Thuhet se jeni trajneri që keni fituar më së shumti vitet e fundit?
Nuk e di se sa kanë fituar të tjerët, ndaj nuk të konfirmoj dot këtë, por mund të them që unë kam pranuar çdo lloj projekti, edhe në klube jo elitare në aspektin ekonomik të paktën.

Keni pasur ndërhyrje nga presidentët në punën tuaj?
Ndërhyrje jo, por ndonjë sugjerim edhe kam pasur. Gjici përshembull donte të dinte formacionin gjithmonë një ditë para, ndërsa Gjika bënte sugjerime për Sefën që e kishte shumë qejf.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje