Ndryshe nga shumë vende të botës së zhvilluar ku jetojmë papunësia në Shqipëri është tipar i njerëzve të shkolluar. Sipas një studimi të thelluar të INSTAT mbi tregun e punës në vitin 2019 shihet se pjesa më e madhe të papunëve janë me arsim të mesëm dhe lartë, teksa fenomeni është më pak i përhapur tek personat me arsim të ulët.
Duke analizuar shkallën e papunësisë sipas nivelit arsimor në vitin 2019, vihet re që shkalla e papunësisë është më e lartë për personat me arsim të mesëm (14,4 %) ndjekur nga ata me arsim të lartë (12,3 %). Gjatë vitit 2019, krahasuar me vitin e mëparshëm, pati një rënie të shkallës së papunësisë për personat me arsim 8/9 vjeçar me 1,2 pikë përqindje dhe për personat me arsim të lartë me 1,7 pikë përqindje. Ndërsa për personat me arsim të mesëm, pati një rritje të shkallës së papunësisë me 0,1 pikë përqindje.
Ndërsa ne mesin e atyre që punojnë pjesa më e madhe më shumë se gjyma janë me arsim 8-9 vjeçar.
Duke analizuar indikatorët e zhvillimit botëror, të azhurnuar nga Banka Botërore, rezulton se Shqipëria ka rreth 50% të forcës së punës me arsim 8-vjeçar me 2017. Në vendet e tjera të rajonit dhe më gjerë, forca e punës dominohet nga niveli i mesëm dhe i lartë i arsimit.
Nga 20 vendet në zhvillim të Europës, Turqia dhe Shqipëria renditen të parat për fuqinë e madhe punëtore me nivel të ulët të arsimit. Në Turqi, rreth 60% e forcës së punës është me arsim primar. Ndërsa vendet baltike si Rusia, Estonia dhe Lituania kanë përqindjet më të larta të forcës së punës me arsim të lartë.
Në rajonin e Ballkanit, Serbia dhe Mali i Zi kanë përqindjet më të larta të forcës së punës me arsim të lartë. Serbia dhe Bosnja, nga ana tjetër, kanë përqindjen më të madhe të fuqisë punëtore me arsim të mesëm dhe për rrjedhojë, kanë më pak popullsi në moshë pune me arsim fillor. Në një krahasim më të gjerë të 20 vendeve në zhvillim të Europës shihet se Çekia dhe Sllovakia janë vendet që rreth 70% të forcës së punës e kanë me arsim të mesëm.
Treguesi i papunësisë ndër të arsimuarit shqiptare tregon se shkolla nuk ka lidhje me tregun e punës.
Sipas INSTAT, rezulton se pjesa më e madhe e të rinjve preferojnë të studiojnë “Shkencat sociale, biznes dhe ligji”, teksa nevojat e tregut në shërbime, bujqësi dhe fason.
Sistemi arsimor dhe tregu i punës prej vitesh janë në një rreth vicioz, teksa bizneset akuzojnë qeverinë se nuk po përgjigjet me sisteme arsimore që i vlejnë tregut të punës. Nga ana tjetër në qarqet universitarë profesorët mendojnë se bizneset shqiptare nuk po zhvillojnë degë të ekonomisë që kërkojnë kualifikim të lartë.
Një pjesë e madhe e studentëve apo të rinjve që mbarojnë shkollën universitetet, sot punojnë në sektorin e call center.
Natyrisht i tille do te jete bilanci,kur diplomat ne mase dermuese jane pa njohurite e nevojshme.Njerezit eme arsim 8-9 vjecar nuk kane pretendime per poste e zyra prandaj edhe punesimi tyre eshte me i madh.(Edhe ndonje prej tyre ka blere diplome dhe eshte bere “DEPUTET”)
Mos kushedi qendron fakti tjeter se kane blere diploma dhe presin ti bien dashit e te zene ndonje vend pune se pa ate” stilo- laps” nuk ja vlen dhe eshte turpe te punosh tek tjetri qe ka biznes .ndersa ata me 8- 9 vjecare e kan mbledhur mendjen e duan te ndertojne jeten.( nga njera ane te ” shkolluarit” ankohen nuk ka pune dhe kurr hapen fronte pune nuk begenisin te shkojne ne pune.PUNA NUK ESHTE TURP.PUNA ESHTE NDER ….PUNA ESHTE LAVDI…
Ja ke fut kot “M”
Pronaret ne Shqiperi kane mentalitetin e Beut para 100 vjetesh.
Ata duan vetem krahe pune te lire,dhw aty e bazojne fitimin.
Nuk kane horizont per zhvillim te nivelit te larte, keshtu qe nuk “thithin” kontigjente te arsimuara.
Kjo tregon se ata kane shkuar ne te mesme dhe universitet qe te kalonin kohen.Po tani qe u rriten pse nuk marrin shatin,kopene e bagetive ose mistrine e muratorit e te ndertojne jeten e tyre???Apo punojne nena dhe babai.Puna i jep dinjitet njeriut dhe cdo pune e ndershme qe te ben te jetosh me djersen tende eshte nder dhe respekt.
Normal që keshtu do te ndodhi..
“if you pay peanuts, you got monkeys”
Kjo për punëdhënësin shqiptarë qe i konsiderojnë dhe sot e kësaj dite të punësuarit skllevër, bujkrober.. ose që i mbajnë me bukë ( por asnjëri asete).
Prandaj si duan dhe se gjejnë veten..
Aty dhe ata qe bejne kafen jane me universitet…
(Pa llogarrit Kristalina tek Vitrina me 200 llambatina)
S’ka asgjë të çuditshme. Fakti që veprimtaria prodhuese apo e shërbimeve ka nevojë për punëtorë të paarsimuar tregon se ato janë veprimtari fizike, që kanë më shumë nevojë për muskuj se sa për mendje.
Ne shqiperi ndodh nje fenomen teper i rralle apo me mire unik ne kohen e sotme moderne !!!!! Pra qe mos e zgjas ,vetem tek ne raporti i analfabetizmit me numerin e te dipllomuarve ( te shkolluarve ) shkon ne perpjestim te drejte !!!!!! Qe te me kuptojne analfo-arsimuaret … po e shtjelloj ; ne shqiperi sa me i larte numeri i analfabeterve po aq me i larte numeri i te dipllomuarve ( permbledh masterat dhe doktoraturat ) !!!!!!!!! Fenomen unik ne tere historine njerezore …… !!!!!
Ata te shkolluar me 8 diploma te blera ?
Cfare ka per tu cuditur… eshte alibi parazitesh… blejne me leket e baballareve ndonje leter qe quhet dipllome dhe pretendojne se jane me arsim te larte… ne te vertete jane njerez parazite qe nuk dine te ngrene as breket e tyre e jo me te punojne… keta luftojne per te zene nje vend pune ne administrate publike si gjobaxhinj te qeverisie….kjo gje eshte dhurata e dyte me e “ cmuar “ qe na ka sjelle e ashtequajtura democraci pas sistemit kriminal te drejtesise…
Ka ndonje gje per tu habitur?! Nuk ngeli njeri pa bler “diploma”. Kishim kaq Universitete private ne report me popullsine sa asnje vend tjeter. Pra ajo qe kane shum neper duar eshte thjesht nje cope leter pa vlere. Po patem dyshim degjoni 10 minuta nje seance parlamentare dhe kuptoni nivelin e “te shkolluarve”.
Ckerkoni ju te nxirni me keto statistika .Nga 93 e deri tani azgje nuk ka ndryshuar ne politikat e punesimit .Ka vetem nje formule qe e kane ndjekur te gjitha partite .Kush jep vota merr vende pune .Ne lagjen time te gjithe te punsuarit ne sherbimet e shtetit jane pa arsimin perkates. Eshte vetem nje i arsimuar qe perfaqson te gjithe gomeret e tjer .
Ne fund te artikullit vihet ne dukje se ka nje mosperputhje midis arsimimit dhe tregut te punes. Nga kjo kuptoj qe tregu i punes,qe te realizoje prodhimin , nuk ka nevoje per te mencur por per kafshe pune . Pronaret jane te mencur vete . Ne shqiperi familjet nuk e cojne femijen ne shkolle vetem kur i shtrengon varferia se per mentalitet e dergojne ne shkolle edhe me zorr edhe kur femija nuk e ka qef shkollen.
Kjo eshte epoka e “arte” e BERIIISHEEES!
Kuptohet qe pervec pamjaftueshmerise se tregut rol determinues ka cilesia e dobet dhe akoma me keq sasia e atyre qe mbarojne shkollat e mesme dhe te larta tej nevojave. Te gjitha per arsye politike dhe jo ekonomiko-sociale. ja disa shifra:
-Ne vitin 2010 ne Shqiperi kishte 47 universitete per 4 mln banore, kur Italia kishte 59 universitete per 57 mln banore . Britania e Madhe kishte 120 dhe nga keto vetem nje ishte privat i paster, pra me nje pronar.
-Në Itali vetem 30% e maturanteve ndjekin universitetet, ndersa ne Shqiperi e ndjekin afro 90% e tyre!
-Në vitin 2007-2008 27.000 maturante u vleresuan me noten mezatare 6.3 dhe vetem 30 me noten 10.
-Nga 42.000 maturante ne vitin 2010-’11, 66% u vleresuan me noten mezatare 5-6 dhe vetem 9% me noten mezatare 9-10
-Nga 45.000 maturante te vitit 2013-’14, me noten 4 u vleresuan afro 10.000 prej tyre dhe vetem 239 me noten 10
-Ne vitin 2015 nga 46.000 maturante, ne gjuhe-letersi vetem 75 ishin ekselente
politika e dyerve te shqyera per ne shkollat e larta dhe nje mangesi e madhe ne shkollat profesionale eshte nje nga aresyet e papunesise nga kontigjentet e ashtu quajtura te arsimuara dmth gjimnaziste dhe universiste. Sigurisht qe me arsyet dhe shifrat e mesiperme ky perfundim do jete. Eshte e padrejte qe m.q.s kur je student nuk konsiderohesh i papune, atehere politikisht ke interes qe te ulesh fiktivisht nivelin e papunesise. Tjeter faktor eshte dhe presioni qe behet nga kapitali privat, i cili ashtu si ne ndertim spekullon shume ne kete fushe, pa thene se pastron edhe para. Ndersa ne ato shteterore, faktor eshte presioni i trupes se stermadhe pedagogjike ku mbi 2000 jane doktore dhe mbi 700 profesore, te cilet s’kane se ke te mjelin vecse buxhetin e shtetit. Mjafton nje shembull, kur nga deklarata e pasurise se Argita berishes deklarohej se fitonte nga mesimdhenia ne disa universitete te afro 10.000 & ne muaj!!! Shifrat e mesiperme flasin vete. Situata do te jete edhe me ezymte nese nuk do konsiderohet seriozisht nje reforme radikale ne aresim.
Edhe ne Evrope ka te rinj qe kane studiuar dhe qe kane nje diplome universiteti ne xhep por ne pamundesi per te gjetur nje vend pune ne profilin e vet kane fjetur mendjen dhe i jane futur nje pune per te mbajtur veten sepse koha e shkuar kot ne pritje eshte kohe e humbur.
Po te ulet korrupsioni dhe te vendoset drejtesia dhe vendi te hyje ne binaret e duhur,shume nga ata me diplloma qe punojne ne administrate dhe shume nga ata qe kerkojne pune shteterore dipllomat e tyre do tu sherbejne te fshijne menderen se jane te paafte.Te gjithe e shohim se shume vende pune jane militante partie dhe jo njerez te afte.
Normal. Ne fakt te mesuar jane te pashkolluarit (kane mesuar profesion) ndersa ata “te shkolluarit” kane vetem diplome dhe asnje aftesi.
Avash avash. Nuk eshte keshtu. Te dhenat jane keto sepse njerezit me te shkolluar rezultojne me shume papune sepse jane ata qe regjistrohen ne zyra pune etj. Ata me 8 klase nuk shpresojne ne keto zyra e mbase nuk e dine edhe qe ekzistojne. Anketat behen me njerezit qe rezultojne ne kerkim te ne pune. Ata te varfrit e shkrete nuk punojne dhe as shpresojne ne zyra pune.