Gjenden pozitivë pjesëtarë të stafit, e gjithë Shtëpia e Bardhë me maska, përveç…Trumpit

8 Maj 2020, 22:25Bota TEMA

Nuk ndalen rastet e pozitivitetetit ndaj COVID-19, në godinën më të njohur në botë, Shtëpinë e Bardhë.

Vetëm një ditë pas rastit të tamponit pozitiv ndaj COVID-19 të maxhordomit të Shtëpisë së Bardhë, një tjetër anëtar i stafit të brendshëm rezulton i infektuar.

Bëhet fjalë për një nga asistentët e zëvendës presidentit Mike Pence, gjë që ka rritur frikën e infektimit të zyrtarëve të lartë amerikanë. Pence u detyrua të shtynte përkohësisht udhëtimin e tij në Ohio, ndërkohë që ai dhe presidenti Donald Trump do të testohen praktikisht çdo ditë për koronavirus, dhe jo një herë në javë si më parë.

Pikërisht presidenti amerikan duket sikur ka ndër mend të jetë personi i vetëm në Shtëpinë e Bardhë i cili refuzon të përdorë maskat, edhe pse i rrëfeu mediave se stafi i tij më i ngushtë është  udhëzuar t’i vej ato.

Trump nuk është parë kurrë në publik me maskë, dhe ai e ka shpjeguar këtë akt me faktin se nuk i dukej e përshtatshme, nga momenti që takonte liderët e planetit, ”presidentë, diktatorë, mbretër dhe mbretëresha”.

Edhe Pence është kritikuar ashpër në disa raste kur nuk ka veshur maskën, dhe ai në një rast ka pohuar gabimin, gjatë vizitës të një spitali në Minnesota. “Duhet ta kisha veshur, sepse do të kishte edhe një domethënie simbolike”, pranoi zëvendës ministri Pence disa ditë më parë.

1 komente në “Gjenden pozitivë pjesëtarë të stafit, e gjithë Shtëpia e Bardhë me maska, përveç…Trumpit”

  1. Trump Kari says:

    Shume Kare, ka pare, kjo bote, por te jesh edhe president i SHBA-se, edhe Kar ne te njejten kohe , kjo eshte amazing!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje