Si mungesa e shisheve mbajtëse të vaksinës mund të vonojë ndalimin e Covid-19

8 Maj 2020, 16:05Bota TEMA

Në këtë moment, më shumë se 100 vaksina kundër koronavirusit po zhvillohen me shpejtësi të madhe në laboratorë në të gjithë botën, me një pjesë të vogël që priten të fillojnë shpejt provat tek njerëzit.

Por, kur një vaksinë të aprovohet – varianti më optimist, në shtator – prodhuesit do të hasen në vështirësi për gjetjen e shisheve të qelqit për të krijuar një makinë globale të imunizimit, thonë ekspertët.

Nëse kjo ndodh, COVID-19 do të vazhdojë të infektojë njerëzi në mbarë botën – edhe pse një vaksinë ekziston – për shkak të vonesave jo në shkencë, por në zinxhirin e furnizimit të prodhimit.

Shishet e vaksinave formohen nga qelqi i specializuar dhe priren të strehojnë midis 2 ml dhe 100 ml lëng. Ato janë, mesatarisht, 45 mm të gjatë me 11.5 mm të gjerë.

Ato duhet të përballojnë temperaturat e ftohta dhe t’i mbijetojnë transportit nëpër botë.

Procesi i mbushjes së vaksinave është i njohur në industri si “mbushje dhe mbarim”, dhe është pa dyshim arsyeja kryesore për vonesat e vaksinave.

Dhe të prodhosh gati 8 miliardë doza të një vaksine – një për secilin person në botë –është shumë e vështirë, veçanërisht kur nuk ka mostra të mjaftueshme për të gjithë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje