Boris Johnson telefonon Putinin, i kërkon ndihmë për gjetjen e një vaksine

9 Maj 2020, 10:18Bota TEMA

Kryeministri britanik, Boris Johnson, i ka kërkuar presidentit rus Vladimir Putin që Rusia të ndihmojë duke luajtur një rol më të integruar në përpjekjet për të zhvilluar një vaksinë kundër koronavirusit.

Gjatë një telefonate, Johnson e ftoi Putinin që të marrë pjesë në një samit global për vaksinën që do mbahet muajin e ardhshëm, shkruan Evening Standard.

Ndërsa i tha udhëheqësit rus, që mbetet “pengesa” në zhvillimin e marrëdhënieve më të forta bilaterale midis dy kombeve, Johnson megjithatë hapi derën për të punuar “së bashku” për të gjetur një vaksinim kundër Covid-19.

Mbretëria e Bashkuar do të jetë pritëse e udhëheqësve botërorë në samitin në fjalë, që synon të bashkojë udhëheqës botërorë, donatorë dhe prodhues të vaksinave.

Marrëdhëniet midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Rusisë kanë qenë të tensionuara që nga vendosja e një agjenti nervor të gradës ushtarake tek ish-agjenti rus, Sergei Skripal, në vitin 2018.

Informatori i MI6 dhe e bija i mbijetuan sulmit në Novichok por më vonë një grua vdiq.

Mbretëria e Bashkuar ka tejkaluar Italinë dhe Spanjën me numrin e viktimave, me mbi 30,000.

1 komente në “Boris Johnson telefonon Putinin, i kërkon ndihmë për gjetjen e një vaksine”

  1. mik says:

    Boris Johnson i kerkon ndihme Putinit per gjetjen e nje vaksine, apo e fton ate te marre pjese ne nje samit global per vaksinesn, e cila do mbahet ne Londer ? Nuk po merret vesh !! Titulli thote ndryshe, e teksti ndryshe !!
    Pandemia asht nje problem boteror, dhe ndihma per krijimin e nje vaksine asht e mirpritun prej kuj do, por kjo nuk don me thane se shpallet amnisti.
    PS : Tema mund te jete Anglofil, Rusofil e çfar ti doje zemra, por te pakten lexuesin mos ta disinformojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje