Koronavirusi po bëhet më ngjitës. Paralajmërimi vjen nga një grup shkencëtarësh amerikanë dhe britanikë, të cilët nga studimet e tyre kanë konstatuar mbi 198 mutacione që ka pësuar deri më tani Covid-19.
Në studimin e tyre të publikuar në revistën shkencore Biorxiv thuhet se një nga variantet e mutacioneve po bëhet gjithnjë e më dominant dhe po përhapet më shumë. Sipas tyre, përhapja masive e këtij varianti mund të shtojë sërish ritmet e infektimeve, që mund të jenë më të larta se deri më tani.
Megjithatë, grupi i shkencëtarëve e ka ende të pamundur të përcaktojnë nëse këto mutacione e bëjnë apo jo virusin të jetë më i rrezikshëm dhe më i dëmshëm për njeriun se aktualisht. Për këtë, sipas tyre nevojitet një studim më i thelluar.
Ata shprehen po ashtu se mutacionet janë një proces natyror, por mbajtja nën vëzhgim e tyre është shumë e rëndësishme për zhvillimin e vaksinave efektive.
Grupi i shkencëtarëve përbëhet nga universiteti amerikan i Los Alamosit në New Mexico dhe nga britanikët e University College of London.
Sakaq ekspertët e OBSH-së shprehen optimistë se brenda tremujorit të parë të 2021-shit do të jetë gati vaksina kundër koronavirusit. Ata thonë se deri më tani po japin rezultate premtuese 6 vaksina që po zhvillohen nga laboratorë të ndryshëm në gjithë botën.
AotumeDoll ここでどのように仕上げたかさえわかりませんが、これはかつては良かったと思いました。
Duket se elite liberale dhe injorantet pa profesion real kane dale jashte kontrollit kudo me bote. vetem nese njerez si Elon Mask veprojne mund Te na nxjerrin nga kjo katastrofe. https://www.cbsnews.com/news/elon-musk-threatens-to-move-tesla-production-out-of-california-over-stay-at-home-order/