FOTOT/ Lleshaj "merr malet”: Të ndërpriten të gjitha llojet e derdhjeve barbare në lumë

9 Maj 2020, 12:52Politika TEMA
FOTOT/ Lleshaj "merr malet”: Të ndërpriten të gjitha

“Të mbrosh Shqipërinë sot nuk kërkohet të derdhësh gjak për të, por thjesht të mos derdhësh mbetje mbi të”, apelon ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili ka zhvilluar një udhëtim përgjatë lumit Erzen, nga ku bëri thirrje për të mbrojtur bukuritë që i ka falë natyra vendit tonë.

“Për ta kuptuar mrekullinë e lumenjve që na ka dhuruar Zoti, duhet të shkojmë në burim të tyre. Ne shkuam lart në mal, në burimin e Erzenit, për të nisur prej aty, përgjatë rrjedhës së tij, një udhëtim drejt grykëderdhjes”,- tha Lleshaj.

“Objektivi është të ndërpresim të gjitha llojet e derdhjeve barbare në lumë, me qëllim që atyre që banojnë në brigjet e tyre t’u rikthejmë lumin dhe të tjerëve t’u japim një model sesi duhet të trajtohet lumi, si thesar dhe jo si kanal ujërash të zeza”, shtoi ministri Lleshaj.

“Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit, Inspektorati Kombëtar i Mjedisit dhe Territorit, autoritete vendore, shoqëria civile, partnerët ndërkombëtarë e të tjerë do të bashkohen në këtë përpjekje”,- vijoi Lleshaj.

“Të mbrosh Shqipërinë sot nuk kërkohet të derdhësh gjak për të, por thjesht të mos derdhësh mbetje mbi të”,- përfundoi thirrjen e tij Lleshaj.

 

13 komente në “FOTOT/ Lleshaj “merr malet”: Të ndërpriten të gjitha llojet e derdhjeve barbare në lumë”

  1. Panda says:

    Shume e sakte! Vetem idiotet se kuptojne qe ambjenti eshte burimin i jetes ose i vdekjes sone.

    1. Molla says:

      Po lumi i vdekur i opozites si do te reagoje vallë ?

  2. bk says:

    Ne rast se derdhjet barbare ne lume vazhdojne akoma, faji eshte komplet i juaji dhe ju duhet te shkarkoheni si i paafte. Kujt ia kerkoni kete neve qe s’kemi gje ne dore? Pse nuk e beni, kini 8 vjete ne pushtet. Apo vazhdoni me slogane dhe me hartime. Asnje problem nuk ka te kapen shkelesit dhe te behen shembull. Nuk kini dashur prandaj vazhdon ky fenomen dhe ju na beni moral.

  3. Piro says:

    Njerez, behuni qytetar, dojeni dhe mbroni vendin tuaj. Mos hidhni mbeturinat dhe qeset plastike vend e pavend. Mos shkaktoni ujrat e zeza ne perrenj e lumenj. Lumi eshte pasuri brezasj. Ate nuk e ndot dhe nuk e mbron qeveritari po qytetari.

  4. Piro says:

    Njerez, behuni qytetar, dojeni dhe mbroni vendin tuaj. Mos hidhni mbeturinat dhe qeset plastike vend e pavend. Mos shkaktoni ujrat e zeza ne perrenj e lumenj. Lumi eshte pasuri brezash. Ate nuk e ndot dhe nuk e mbron qeveritari po qytetari.

  5. ..,.. says:

    Ishalla malet marte me gjithment bashke me KM psikopat

  6. Genti says:

    Ti bk ne fakt duhet te quhesh bq po kush i hedh keto mbetje ne lumenjte ta greket apo serbet . Pra ne shqiptaret ndotim ambjentin dhe pastaj akuzojme policine pse nuk na ndalon , dhe kur policia vepron themi po vendoset diktature . Me vjen keq ta them bile shume keq ta pranoj po jemi nje popull me mentalitet islamik dhe vetem dhuna na ve ne binare.

  7. Erion says:

    Shumica e njerezve e duan nje gje te tille dhe i bashkohen nismes.Eshte nje pjese e vogel qe nuk eshte e pergjegjshme dhe disa pronare firmash shkaterruese qe kane si qellim vetem grabitjen.Por mbi keta individe duhet te veproje ligji me ashpersi.

  8. Lik says:

    Une jetoj ne Chicago dhe ketu perveç natyres dora e njeriut e ka bere vendin gjelberim dhe pasterti.
    Por ketu nuk te sheh syri mal apo koder ne nje rreze me shume se 200 km.Shqipetaret duhet te ndergjegjesohen per pasurine e pamate qe I ka falur natyra.Eshte pasuri e vertete per gjithsecilin shqiptar. Minimumi qe duhet te bejne…mos ta demtojne ate se eshte pasuri qe I perket edhe bijve tane.
    Bravo minister!

  9. Hajdari says:

    Bravo Genti!duhet me i thon ketij bk (ose ma drejt bythqimit)se ka 30 vjet o LEGEN qe jan prish lumejt ene gjith shqipnia qysh kur u bo politikan ai kurva e tropojes…dhe jo 8 vjet o bk e karit!!

  10. ♧■♢■♡■♤ says:

    E la krimin ky!
    Filloi me kallapackat ne lume.

  11. Xhulio says:

    Nese shkel ne gjurmet e metes, do te shpien tek korrupsioni. Meta para disa kohesh eksploroi disa shtigje dhishe ku mendon te investoje per te nxjerre fitime si me malin e tomorrit. Na kujtoje çaknorisin ku i fshihej drejtesise. Llesh kushdo e di qe, kemi vende te bukra, por investimi eshte i paket ose i pamundur. Nese behet diçka per ata qe jetojne aty nato bjeshke apo male, do te ishte investim me plot sukses, ku dhe jeta e tyre do permisohej shume.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje