Një lajm shpresdhënës nga rusët: Mbi 30°C, koronavirusi ndalon së infektuari, për punë ditësh do zhduket

9 Maj 2020, 09:30Sociale TEMA

Ditët e nxehta të verës mund të shpëtojnë njerëzimin përfundimisht nga Covid-19 pasi virusi bëhet pothuajse jo infektiv në temperaturat e ajrit mbi 30 gradë Celsius, sipas Mbikëqyrësi rus të Shëndetit.

“Koronavirusit të ri SARS-CoV-2 nuk i pëlqen nxehtësia dhe humbet aktivitetin e tij infektiv pothuajse tërësisht në temperatura mbi plus 30 Celsius,” tha Rospotrebnadzor.

Institucioni në fjalë po i përgjigjej pyetjeve në një faqe interneti qeveritare kushtuar betejës së Rusisë kundër pandemisë.

Drita e drejtpërdrejtë e diellit dhe lagështia e ulët janë gjithashtu ndër faktorët që e bëjnë sëmundjen më të dobët, ndërsa plus 70 gradë Celsius është temperatura në të cilën koronavirusi çaktivizohet plotësisht, shtuan ata.

2 komente në “Një lajm shpresdhënës nga rusët: Mbi 30°C, koronavirusi ndalon së infektuari, për punë ditësh do zhduket”

  1. paradoxal says:

    Bukur fort! Sa te iki vera kthehet prape, ket here peshqesh nga skandinavia!

  2. Po ne 70 grade celsius dhe njeriu nuk rezizton dot ,por vdes .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje