Futbollisti i Atalantas që po lufton për jetën

10 Maj 2020, 22:00Sport TEMA

Futbollisti i Atalantas, Andrea Rinaldi u çua nxitimthi të premten në një spital në Varese dhe u vendos në kujdesin intensiv, ku ende po lufton për jetën e tij.

Ai është në gjendje të rëndë për shkak të një aneurizmi të trurit, dhe disa media raportuan se ai ndërroi jetë, por kjo shpejt u mohua.

Rinaldi do të mbush 20 vjeç muajin tjetër. Ai e kaloi shkollën e të rinjve Atalanta dhe është ende nën kontratë në klubin e tij, ndërkohë që këtë sezon ai është me huazim te Legnano, një nga skuadrat më të mira të Serie D.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje