Vetëm një mrekulli mund të mbajë Marash Kumbullën (20 vjeç) aty, duke vazhduar të luajë me Hellas Verona edhe sezonin e ardhshëm. Kështu e nis shkrimin e saj spanjollja “Mundo Deportivo” për yllin shqiptar, që ka tërhequr vëmendjen e klubeve kryesore italiane dhe europiane. Më tej, ajo vazhdon:
“I dalë nga akademia e të verdhëve, ai është një nga mbrojtësit më të kërkuar në Seri A. Në të njëjtën kohë, përkundër moshës së re të tij, Kumbulla konsiderohet ylli plot shkëlqim i kombëtares shqiptare, pavarësisht faktit se ka luajtur vetëm 1 ndeshje me kuqezinjtë deri tani. Napoli duket shumë i interesuar për shqiptarin, ngaqë e sheh si zëvendësues të Koulibaly, me senegalezin drejt largimit këtë verë.
Sidoqoftë, me sa duket vetë Kumbulla nuk është tërësisht i joshur për të zbarkuar në “San Paolo”. Juventusi, pavarësisht se ka shumë opsione energjetike në rolin e shqiptarit, e ka në radarin e tij atë. Por, skuadra në “pole” për t’i siguruar shërbimet e 20-vjeçarit është Interi. Përveç ndonjë befasie të madhe, Kumbulla pritet të transferohet te zikaltrit në verë.
Rreth 30 milionë euro do të paguhen nga ekipi i Milanos për atë, që konsiderohet padyshim një nga qendërmbrojtësit më të mirë të gjeneratës së tij. Kumbulla nuk është vetëm një “mur”, që mbron zonën e tij me çdo mënyrë, por djersin shumë edhe në faza të tjera të lojës, kur është e nevojshme.
Sidomos në topat ajrorë, kur skuadra e tij sulmon, është i guximshëm, pavarësisht se duhet të braktisë përkohësisht pozicionin natyral. E bën këtë me vendosmëri dhe intuitë, duke shfrytëzuar në maksimum atë që mund të konsiderohet virtyti i tij më i madh, për atë që është parë deri më tani: parashikimi.
Duke lënë mënjanë aspektet thjesht mbrojtëse, Kumbulla është dukshëm i aftë me topin në këmbët e tij, mbrohet me lehtësi, duke përdorur të dyja këmbët, edhe pse për topa të gjatë, zakonisht priret të përdorë këmbën e djathtë. Përveç gjithçkaje që diskutohet, nuk mund të anashkalohet gjatësia prej 1.90 metra. Kumbulla është vërtet një “mur”, duke qenë mjaft i vlefshëm për strategjitë e trajnerit; si në mbrojtje, ashtu edhe në sulm.
Dita që ndaloi Cristiano Ronaldon
Në shkurt, duke injoruar presionin, pasi ishte objektiv i disa thashethemeve për transferim, Kumbulla ishte çelësi i Hellas Verona për të mposhtur Juventusin 2-1. Në fakt, ai u pa duke fituar duele individuale kundër vetë Cristiano Ronaldos, duke demonstruar se tashmë është i përgatitur të ndërmarrë beteja të mëdha”.
Bravo, keto lloj lajmesh na duhen per djemte e vajzat tona qe shkelqejne ne sport apo fusha te tjera te jetes.
Suksese Marashit qe te rritet me shume dhe te na nderoje si komb.
Vetem Real ose Barcelona per Marashin nga skuadrat e media,ose Lazio nese do te kete vazhdimesi per te luajtur.Nese do te vazhdoje me kete ritem do te jete Bekenbauer i ringiallur dhe shpresoj qe Reja ti kete syte ne ball jo si parardhesit e tij