Peshkaqeni i merr jetën sërfistit në plazhin e mbyllur nga autoritetet

10 Maj 2020, 22:10Bota TEMA

Një sërfist humbi jetën në një plazh në veri të Kalifornisë si pasojë e sulmit të një peshkaqeni.

26-vjeçari ishte duke bërë sërf në plazhin e Manresa, rreth 100 metra nga bregu kur u sulmua nga një peshkaqen, lloji i të cilit ende nuk bëhet me dije nga autoritetet e Parkut Shtetërore të Kalifornisë.

Ambulancat dhe ekipet e shpëtimit shkuan menjëherë në vendngjarje, por nuk mund të bënin asgjë për të riun, i cili kishte marrë plagë të rënda.

Sipas autoriteteve sulmet e peshkaqenëve në këtë zonë kanë qenë shumë të rralla, por me mbylljen e plazheve si pasojë e pandemisë së koronavirusit, ata i janë afruar më shumë bregut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje