Rikthehet alarmi në Wuhan, rasti i parë me koronavirus pas më shumë se një muaji

10 Maj 2020, 21:22Bota TEMA

Wuhani, qyteti kinez ku shpërtheu pandemia Covid-19, ka regjistruar sërish një rast të ri me koronavirus. Kjo gjë nuk ndodhte që nga 3 prilli.

Sipas Departamentit të Shëndetësisë së provincës Hubei, bëhet fjalë për një burrë 89-vjeçar. Mediat e Hong Kongut thonë se i moshuari është në gjendje të rëndë, ndërkohë që edhe bashkëshortja e tij ka dalë pozitive.

Wuhani, me 11 milionë banorë, ka kaluar më shumë se dy muaj në karantinë, nga fundi i janarit e deri në fillim të prillit.

Pak nga pak, qyteti po kthehet në normalitet dhe shembull për këtë është kthimi në klasa i disa nxënësve të mërkurën e kaluar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje