Raporti i inteligjencës gjermane: Presidenti kinez i kërkoi OBSH të vononte informacionin

10 Maj 2020, 13:19Bota TEMA

Një raport tronditës, i publikuar së fundmi, bën me dije se presidenti i Kinës, Xi Jinping i kërkoi personalisht Drejtorit të Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom të vonojë paralajmërim global për kërcënimin nga COVID-19, gjatë një bisede që ata kanë zhvilluar në muajin janar.

Gazeta gjermane “Der Spiegel” i bëri publike këto akuza të rënda në fundjavë, duke përmendur të dhëna nga Shërbimi Federal i Inteligjencës, i njohur si BND.

Sipas BND, më 21 janar, lideri i Kinës Xi Jinping kërkoi nga shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus të mos e publikojë informacionin rreth transmetimit nga njeriu në njeri të koronavirusit dhe të vonojë një paralajmërimin për pandeminë.

BND vlerëson se politika e vonimit të informacionit nga Kina i humbi botës katër deri në gjashtë javë për të luftuar virusin.

1 komente në “Raporti i inteligjencës gjermane: Presidenti kinez i kërkoi OBSH të vononte informacionin”

  1. Kim été says:

    Po të kërkonte falje shkaktari i Pandemis, OKB-ja dhe mund të ishte më e kuptueshme nga ky malereux eveniment.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje