SHBA-ja regjistroi 1 568 të vdekur si pasojë e COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar bilancin total në 78 746, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.
Sipas këtij Universiteti të Baltimorës janë regjistruar 1 309 164 raste të diagnostikuara me COVID-19 në vendin më të prekur nga pandemia, nëse mbështemi në këto të dhëna që sidoqoftë mund të nënvlerësojnë numrin e rasteve në SHBA ashtu si kudo në botë, në mungesë të testeve të mjaftueshme.
Guvernatori i Shtetit të New York, Andrew Cuomo njoftoi në Twitter vdekjen e tre të rinjve nju jorkez, nga një sëmundje inflamatore me simptoma të afërta me sëmundjen Kawasaki, e lidhur ndoshta me COVID-19.
“Megjithëse kjo është e rrallë, ne i nxisim prindërit të jenë vigjilentë,” shkroi ai.