Obama për mënyrën sesi Trump e ka menaxhuar Covid-19: Një katastrofë kaotike

10 Maj 2020, 08:46Bota TEMA

Ish- presidenti amerikan Barack Obama e ka kritikuar ashpër pasardhësin e tij Donald Trump për mënyrën sesi është përgjigjur ndaj krizës së koronavirusit.

Në një telefonatë private, ai e quajti mënyrën sesi është menaxhuar pandemia nga administrata Trump “një katastrofë kaotike absolute”.

Obama ka thënë se ai dëshiron të luajë një rol më të madh duke mbështetur Joe Biden në zgjedhjet presidenciale në nëntor.

Vërejtjet e tij të fundit u bënë në një thirrje që synonte të inkurajonte ish-stafin që të punojnë për fushatën e Biden, raporton CNN.

“Ka qenë një katastrofë kaotike absolute kur qeveria jonë ecën me mentalitetin ‘çfarë interesi ka këtu për mua dhe në dreq të shkojnë të gjithë të tjerët”, shprehet Obama.

Deri më tani, SHBA-të numërojnë 79,627 viktima dhe 1,339,298 të infektuar me koronavirus.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje