BE dhe BM fillojnë raundin e tretë të negociatave post Brexit

11 Maj 2020, 13:22Bota TEMA

Bashkimi Europian dhe Britania e Madhe do të ndërmarrin një tjetër përpjekje lidhur me marrëveshjen tregtare pas Brexit-it, me një raund të tretë negociatash, të mbajtura nëpërmjet video-konferencave.

Dy raundet e fundit bënë shumë pak përparim, ku negociatori kryesor i Brukselit, Michel Barnier, akuzoi Londrën se nuk pranoi të merrej seriozisht me diskutimet.

Bisedimet do të vazhdojnë çdo ditë këtë javë deri të premten.

Në fund të janarit, Britania e Madhe u largua nga BE. Megjithatë, deri në fund të vitit mbetet ende një periudhë tranzicioni, që nënkupton se shumë pak ka ndryshuar në drejtim të jetës së përditshme të britanikëve.

Vendi është akoma pjesë e tregut të brendshëm dhe bashkimit doganor të BE-së, i përmbahet rregullave të BE-së dhe paguan në buxhet.

Sidoqoftë, nëse nuk arrihet një marrëveshje lidhur me marrëdhëniet e ardhshme brenda periudhës së tranzicionit, do të ketë një ndarje të vështirë, duke rezultuar në turbullira ekonomike.

1 komente në “BE dhe BM fillojnë raundin e tretë të negociatave post Brexit”

  1. 17nentori says:

    O rrote gazetar, nuk eshte BM por MB dmth Mbreteria e Bashkuar dhe jo se prapthi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje