Ende nuk ka një kurë përfundimtare dhe vaksina anti Covid duket se është larg. Mjekët dhe studiuesit nga e gjithë bota po eksperimentojnë me ilaçe antiviralë, antibiotikë e deri me plazmën e pacientëve të rikuperuar nga sëmundja.
Dhe tani duket se ka një shpresë të re në luftën kundër koronavirusit.
Një terapi antivirale e inicuar dy javë më parë me një treshe ilaçesh tani duket e sigurt dhe efektive në zvogëlimin e përhapjes së koronavirusit tek pacientët në gjendje deri në mesatare.
Tre ilaçet që I bashkohen interferonit beta-1b, janë lopinavir-ritonavir dhe ribavirinë dhe duhet të merren çdo 12 orë brenda 7 ditëve nga fillimi i simptomave Covid-19.
Kjo treshe duket efektive në zvogëlimin e përhapjes së virusit në krahasim vetëm me lopinavir-ritonavir dhe u provua si terapi e trefishtë te 127 pacientë të rritur (të moshës 18 vjeç e lart) nga gjashtë spitale publike në Hong Kong. Përveç kësaj, kombinimi i trajtimit u shfaq i sigurt dhe u tolerua mirë nga pacientët.
Hulumtimi, i botuar në revistën shkencore britanike The Lancet, nuk përfshin raste serioze të Covid-19. Të njëjtët autorë theksuan nevojën për studime më të mëdha në fazën 3 për të shqyrtuar efektivitetin e këtij kombinimi të trefishtë në pacientët në gjendje kritike.
Sipas studimit, pas trajtimit me këto tre ilaçe koha e qendrimit në spital shkurtohet nga 9 në 14 ditë kurse Kwok-Yung Yuen nga Universiteti i Hong Kongut i cili drejtoi studimin – tregon se trajtimi i hershëm i Covid-19 me një kombinim të trefishtë të ilaçeve antivirale zvogëlojnë përhapjen e koronavirusit në trupin e një pacienti, lehtësojnë simptomat dhe zvogëlojnë rrezikun për profesionistët e kujdesit shëndetësor duke zvogëluar kohëzgjatjen dhe sasinë e përhapjes së viruseve.
Remdesivir eshte nje kure qe eshte aprovuar ne Britani per kurimin e COVID. Nje shishe
kushton rreth 9 paund sipas nje artikulli dhe per trajtimin e nje pacienti me kete mjekim
buxhetit te shtetit britanik do ti duhet 4500 paund per person. Mjekim i shtrenjte sepse keshtu i vene cmimet firmat farmaceutike. Nese kete ilaçmdo ta prodhonte vete shteti l, çmimi i ketij antivirali do te ishte me i lire. Ekonomia e tregut eshte e mire, por kur privati abuzon me çmimet shteti duhet te marre frenat ne dore.