Ambasadori i Maltës në Finlandë ka dhënë dorëheqjen pas deklaratës së tij, ku e krahasoi kancelaren gjermane, Angela Merkel me diktatorin nazist Adolf Hitler, raportojnë mediat lokale.
Michael Zammit Tabona shkroi në faqen e tij në Facebook:
“Shtatëdhjetë e pesë vjet më parë ne ndalëm Hitlerin. Kush do të ndalojë Angela Merkel? Ajo ka përmbushur ëndrrën e Hitlerit! Të kontrollojë Evropën”.
Postimi u fshi, ndërkohë që ministri i Jashtëm i Maltës, Evarist Bartolo tha se Gjermania do merrte mbrapsht një ndjesë, raporton” Times of Malta”. Ai u shpreh se krahasimi ishte shumë i ekzagjeruar, aq më shumë që bëhej në Ditën e Evropës.
Bartolo i tha gazetës se ai e kishte udhëzuar ambasadorin ta hiqte komentin “sa më shpejt që unë u njoftova për këtë”. Zammit Tabona, i cili u bë ambasadori i Maltës në Finlandë në vitin 2014, deri më tani nuk ka bërë asnjë koment. Ai raportohet të jetë një emërues politik – jo diplomat në karrierë.
Ne nje kohe qe njerzit kudo ne bote enderojne Gjermanine dhe sistemin e saj,ja nje ambasador injorante qe dele kunder rrymes. A e di ky idiot se jo vetem njerzit por edhe qene e mace po kerkoj ne “azil” ne kete vende per ti shpetuar skamjes e dhunes. Me mijra qene nga Rumania po shijojne lirine e jane adaptuar nga qytetaret gjermane. Mos ndoshta ambasadori eshte i revoltuar perse Gjermania nuk ndimone Italine apo Greqine ? A e di ky sharlatane se 80% e qytetareve gjermane jetojne me qira ,ndersa ne vendet e mesiperme kane nga 3 deri ne 4 vila. Perse i duket ketij dipllomati se Gjermania po kontrollon Europen?! A e kupton ky se ne vendet ku Euro eshte mjete kembimi duhet te marin sa me pare metodologjine ekonomike me te sukseshmen, qe pa dyshim eshte receta gjermane . Mos ndoshta ky dipllomate dhe klasa e tij politike i trembet trasparences. Si mendoi ky qytetare kur u vra mizorishte gazetaria ne vendin e tij . Turp per nje dipllomate. Qe Gjermania dhe sistemi i saj eshte me i miri , kete e vertetoi dhe lufta ndaj pandemise. Te ngatarosh me qellim te shkuaren me realitetin e sotem eshte urrejtje ndaj nje vendi qe ndimon me shume se kushdo ne bote.
Diplomati ka thene nje te vertete te hidhur, qe shume e dine, por nuk kane pase guxuar ta shprehin me ze te larte. Bashkimi Europian eshte ndertuar sipas oreksit dhe interesave te Gjermanise. Ku perparesi absolute merr tregtia e lire dhe pa dogana. Dhe dihet qe mallrat gjermane, makinerite dhe automobilet e saj, jane nga me konkurrueset ne bote. Edhe euro, si monedhe e forte, u pershtatet interesave gjermane. Kush mund t’i beje balle sot ne Europe prodhimeve industriale gjermane?! Prandaj Gjermania eshte nje nga vendet me suficit te larte tregtar dhe me nje deficit buxhetor te ulet.