Plani i Johnsonit ngjall pështjellim: Mund të takoj të huaj në park, por jo djalin tim

11 Maj 2020, 09:05Bota TEMA

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson njoftoi një ditë më parë lehtësimin gradual të masave duke thënë se nga e hëna, britanikët që nuk mund të punojnë nga shtëpia, do të inkurajohen të shkojnë në punë.

Nga dita e mërkurë, do të lejohen të bëjnë ushtrime në natyrë, për sa kohë që ata i përmbahen udhëzimeve për distancim fizik.

Por ai nuk foli për lehtësim të izolimit edhe në lidhje me takimet mes miqve apo familjarëve që nuk jetojnë në të njëjtën shtëpi, e kjo duket ka shkaktuar pështjellim.

Moderatori i njohur Pierce Morgan tha se masat e kryeministrit, nuk kanë kuptim.

“Mund të shoh mijëra të huaj në park, por nuk mund të shoh djalin tim?” është shprehur ai.

“Nuk i kam parë dy djemtë e mi prej 10 javësh, dhe ata jetojnë vetëm 10 minuta larg”, shtoi Morgan.

Të dielën në Mbretërinë e Bashkuar u konfirmuan 269 vdekje të tjera nga koronavirusi i ri.

Numri i përgjithshëm i viktimave, që nga fillimi i pandemisë, ka arritur në 31,855.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje