PERGJIMET: Presidenti kinez i kërkoi OBSH të fshihte të vërtetën për Covid-19

11 Maj 2020, 09:02Bota TEMA

Ndërkohë që mbarë bota po përpiqet të zbulojë orgjinën e koronavirusit, një raport nga revista prestigjoze gjermane “Der Spiegel” ka zbuluar se Organizata Botërore e Shëndetësisë mund të ketë qënë në dijeni të epidemisë që kishte shpërthyer në Kinë përpara se ta bënte publike.

Sipas gazetës prestigjoze gjermane, presidenti kinez Xi Jinping, i ka kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetit, të vonojë paralajmërimin global për kërcënimin e COVID-19.

“Xi Jinping në një telefonatë më 21 janar, i ka kërkuar kreut të  OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus që të mos publikojë informacion mbi përhapjen e COVID-19 nga njerëzit tek njerëzit, gjë e cila ka shtyrë me 4 javë marrjen e masave për përhapjen e pandemisë”, shkruan “Der Spiegel”

Sipas gazetës, telefonata është vërtetuar edhe nga të dhënat e siguruara nga Shërbimi Federal i Inteligjencës në Gjermani.

Në një reagim të menjëhershëm, OBSH deklaroi të dielën se Tedros nuk ka folur me presidentin kinez më 21 janar dhe se ata nuk kanë folur kurrë në telefon. “Një lajm i tillë është çoroditës dhe dëmton përpjekjet e OBSH-së dhe gjithë botës në përpjekjet për t’i dhënë fund pandemisë së COVID-19”, thuhet në komunikatë.

Pavarësisht provave se virusi transmetohej nga njeri tek njeriu në fillim të dhjetorit, autoritetet kineze e mohuan deri në 20 janar. Organizata Botërore e Shëndetit është akuzuar se bëri të njëjtën gjë. Megjithatë, zyrtarët në Tajvan ngritën shqetësime që në 31 dhjetor, ashtu si edhe ekspertët në Hong Kong më 4 janar.

Kina ka konfirmuar se ka përhapje nga njeriu te njeriu më 20 janar dhe se OBSH ka deklaruar publikisht më 22 janar se të dhënat tregojnë se kemi kalim nga njeriu te njeriu në Wuhan.

Akuzat kundër OBSH-së janë ngritur më parë edhe nga administrata amerikane dhe në veçanti nga presidenti, Donald Trump, i cili e akuzon OBSH-në se është pro kineze dhe po i bën propagandë Pekinit.

Më 14 janar, Organizata Botërore e Shëndetit tha se hetimet paraprake të kryera nga autoritetet kineze nuk kanë gjetur prova të qarta të transmetimit nga njeriu te koronavirusit, pavarëisisht se provat tregonin të kundërtën.

Të enjten, Presidenti Donald Trump tha se Organizata Botërore e Shëndetit duhet të ketë “turp” dhe theksoi se shërben si një “agjenci shtypi” për Kinën.

Presidenti gjithashtu ka urdhëruar zyrtarë të lartë amerikanë të gjejnë një mënyrë për të “ndëshkuar” Kinën për fshehjen e pandemisë së koronavirusit. Trump dhe ndihmësit e tij kanë diskutuar privatisht heqjen e Kinës nga “imuniteti sovran”, duke synuar që qeveria amerikane ose viktimat të padisin Kinën për dëmet. Ekspertët kanë paralajmëruar se masa ka të ngjarë të shkatërrojë ekonominë botërore dhe të prishë marrëdhëniet e tensionuara diplomatike midis Uashingtonit dhe Pekinit.

Mundësia e anulimit të borxhit amerikan ndaj Kinës është po ashtu duke u konsideruar.

Më shumë se 4 milionë njerëz në të gjithë botën janë prekur nga coronavirus ndërsa të paktën 279 mijë prej tyre kanë humbur jetën. Të paktën 1.3 milionë raste kanë ndodhur vetëm në SHBA, ku janë regjistruar deri tani 79 mijë të vdekur.

8 komente në “PERGJIMET: Presidenti kinez i kërkoi OBSH të fshihte të vërtetën për Covid-19”

  1. Ballaj says:

    po tashti kujt t’i besojme? bnd-se apo who-se? who e ka vertetu qe kjo telefonate nuk ka ndodhe, kurse bnd nuk ka dhane prova (tabulate) qe kjo bisede asht ba, se po t’i kishin, i nxjerrshin. rregullojeni titullin, se nuk bahet fjale per pergjime, po per “dyshime” qe bnd-ja ka, qe pres. kinez ka ngulmu per shtyrjen e shpalljes se pandemise, dhe qe sipas pretendimeve te bnd-se, who-ja i paska lane nji jave kohe. sapo i lexova artikujt te spiegel. keshille per ju si gazete: mos perktheni me google!

    1. Lel says:

      Kur e vertetoi obsh qe Ska pas telefonata?
      Apo ti coi me fax ty?
      Obsh, okb e te gjitha me radhe, Jane nje tufe parazitesh qe shkojn nga vjen dollari

  2. Bregdeti says:

    Bota duhet ti ktheje shpinen Kines. Demet financiare,, nga vitusi, krahasohen me ato te luftes dyte boterore.

    1. Shpetimi Debatik says:

      O bredhjere , po demet qe amerika qe re ka shkerdhyer edhe sateme me fare e fis kure do te ti paguaj ?.

  3. romak says:

    pirdhni, pirdhni, se e ka fajin kina qe su tregoi.
    pse jua kishte borxh kina t ju tregonte amerikaneve si transmetohet virusi?
    idiote!

    1. Fatos says:

      Po, gjithë botës ja kishte hak motërqir kinez, se po vdesin me qindra mijëra.

  4. Kim été says:

    Kryeministri Rama e ftoi të viziton Shqipërin gjat takimit të tij zyrtar me Presidentin Kinez.

  5. 17nentori says:

    Secili popull duhet ti besoje qeverise se vete me perpara se tu besoje ketyre organizmave te korruptuar nderkombetare.
    P.sh. gjermanet ti besojne sherbimit te tyre qe ka gjetur qe kjo telefonate ka ndodhur, amerikanet ti besojne qeverise se tyre dhe me the te thashe.
    Shqiptaret si popull qe nuk besojne te besimi mund te besojne ku te duan ose edhe te ndahen ne besime te ndryshmme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje